Reflekse
KUSH DHE SI PRETENDON TA SJELLË NDRYSHIMIN VETËM PËRMES NJË PALË ZGJEDHJESH NË MAQEDONINË VERIORE, NË SHTETIN KU MË TEPËR KA VOTUES SESA BANORË, NDËRSA PUSHTETI HESHT, HESHTIN PARTITË POLITIKE DHE HESHT EDHE FAKTORI NDËRKOMBËTAR?!
Sipas regjistrimit të fundiit të popullsisë, në vitin 2021, në Reupbikën e Maqedonisë Veriore jetojë gjithsej 1 836 713 banorë.
Sipas Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, në Listën e përgjithshme të votuesve në Maqedoninë Veriore ka 1 814 263 votues (qytetarë me të drejtë vote).
Sipas kësaj logjike, vetëm 22.450 banorë të këtij shteti nuk kanë të drejtë vote. Ndërkohë që statistikat flasin se numri i banorëve të moshës jomadhore, prej 0 deri 18 vjet, në vazhdimësi është rritur (sipas numrit të fëmijëve të lindur) së paku për 22.450 banorë për çdo vit, të cilët janë qytetarë të këtij vendi, por nuk kanë të drejtë vote (fëmijë të moshës jo madhore, prej 0 deri 18 vjet). Pra, jo 22.450 banorë të këtij vendi janë pa të drejtë vote (të moshës jomadhore), por së paku 381,650 banorë të kësaj moshe, qytetarë të Maqedonisë Veriore.
Kush, si dhe pse manipulon me numrin e votuesve në këtë shtet? Kush përfiton nga kjo lojë me numrin e votuesve (fiktivë) në Maqedoninë Veriore?
Përkthyer në numra, mesatarisht votojnë 10 mijë votues për sigurimin e një mandati të deputetit në Parlamentin e Maqedonisë Veriore. Nuri i përgjithshëm i votuesve fiktivë, të cilët i manipulojnë (i nxjerrin nga mënga) organet e pushtetit për zbatimin e zgjedhjeve në këtë shtet, në të gjitha ciklet zgjedhore, sipas këtyre përllogaritjeve përbën afërsisht 40 mandate deputetësh (1/3), nga gjithsej 120 deputetë sa ka gjithsej Parlamenti i Maqedonisë Veriore.
Sipas të dhënave zyrtare, në Maqedoninë Veriore, së paku gjatë 34 viteve të fundit, kanë lindur (sipas të dhënave zyrtare) së paku 36-37% fëmijë nga prindër me përkatësi etnike shqiptarë, të cilët janë banorë të këtij shteti dhe shumica e tyre e kanë arritur gjatë këtyre viteve moshën madhore mbi 18 vjet, të cilët me këtë e kanë a kanë fituar edhe të drejtën e votës. Pse nuk është rritur në këtë përqindje numri i deputetëve shqiptarë sipas numrit të votuesve, në vend se 29 deputetë sa ka aktualisht, ky numër duhej të rritet së paku deri në 45-50 mandate deputetësh.
Pse këto fakte nuk u interesojnë përfaqësuesve aktualë të partive politike të shqiptarëve, kjo mund të nënkuptohet lehtë: sepse ata nuk janë sjellë në pushtet, nuk janë ngritur për të bërë karrierë politike dhe për t’u pasuruar, ata personalisht, të afërmit e dhe klanet e tyre, pse kanë misione atdhetar, por për t’u shërbyer si shërbëtorë dhe vasalë klaneve të pushtetit, të cilat fatkeqësisht deri më sot nuk u kanë shërbyer as interesave të popullit shqiptar, as qytetarëve të tjerë të këtij shteti, sa shtetit të Maqedonisë Veriore, e cila edhe sot vazhdon në mbahet peng e interesave të shteteve fqinje.
Jo vetëm nga një, por edhe nga dhjetë liderë sikur të kenë këto parti politike të shqiptarëve, me këtë qosje jo humane dhe thellësisht jokombëtare, nuk do të mundin ta nxjerrin këtë vend dhe banorët e tij nga kriza dhe kaosi, në rrugën e mbarë të qenies dhe progresit, pavarësisht nga procesi i integrimeve, siç parashihet me anëtarësimin e shtetit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimore në BE, sipas parashikimeve së paku deri në vitin 2035, kur klika politike aktuale do të mund ta përfundojnë planin e saj strategjik (të huaj), për të cilin janë sjellë dhe mbahen në pushtet për dekada me radhë, deri në zbrazjen e plotë të Maqedonisë Veriore nga popullsia shqiptare vendëse dhe jo vetëm, nëse këtë do ta lejojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatët tjerë të kombi shqiptar dhe miqtë e popullsisë tjetër vendëse të Maqedonisë Veriore, sigurisht edhe me ndihmën e forcave progresive politike dhe intelektuale, të cilat aktualisht mbahen në margjinat e shoqërisë, nën terror politik të tmerrshëm, me ndihmën edhe të medieve të kontrolluara nga pushteti dhe rrjetet e agjenturave të huaja, të gjitha në shërbim të kësaj strategjie që u vjen era “Naçertania”, që nga shek. XIX e deri në ditë e sotme, pandërprerë.
(20 shkurt 2024)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!