KUSH ËSHTË NEXHMEDIN SPAHIU: NJË POLITOLOG E PROFESOR I MIRËFILLTË, APO NJË POLITOLOG E PROFESOR NASTRADIN?

27
May
2025
Shkruan: Xhevat Hasani


Nexhmedin Spahiu si indivd privat mund të takohet e të bisedoj sa të dojë me secilin individ serb, qoftë edhe duke pi me ta raki, ose edhe duke luajtur me ta „Zhikina Kollan!“ e famshme.
Por, mendoj se Nexhmedin Spahiu nuk ka të drejt të takohet si person privat (i paautorizuar) me pushtetarët e Beogradit, për të zhvilluar me ta biseda me karakter politik lidhur me raportet Kosovë-Serbi.
Kosova e ka ekipin e vet të autorizuar për dialog me Serbinë, dhe nuk ka nevojë që edhe Nexhmedin Spahiu t`i fut hundet në këtë punë.
Ska dy javë që Spahiu u deklarua se nëse Shqipëria do ta sulmonte Kosovën, ai do të luftone me armë në dorë kundër Shqipërisë! Por edhe pse Serbia e ka kërcënuar dhe e kërncon Kosovën çdo tre muaj me agresion ushtarak, Spahiu në vend se të bëhet gati për luftë me Serbinë, ai me 17 maj 2025 shkon e puthet me Ministrin e jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriqin, në Beograd.
Unë nuk di se cili institucion i Kosovës është kompetent për të gjykuar, nëse bisedimet e Spahiut me ministrin e jashtëm të Serbës janë legjitime dhe të pakontestueshme, kjo për derisa në Kosovë tani më që dy vite ekziston një ekip i autorizuar për të bërë dialog me Serbinë, në krye të të cilit është Zëvendës-Kryeministri Kosovës, Besnik Bislimi.
Nëse Spahiu këtë skandal do ta kaloj pa dhënë asnjë përgjegjësi, unë duke pasur parasysh mendësinë e tij, për mua të çoroditur, e lë të mundshme që ai sërish të shkoj në Beograd për të zhvilluar bisedime me udhëqësit e Serbisë, për „normalizimin“ e raporteve Kosovë-Serbi. Mbase Spahiu në një të ardhme të afërt edhe do ta krijoj një ekip tjetër të tij për të dialoguar me Serbinë. Dhe nëse kjo ndodh atëherë do të kemi dy ekipe negociatore: njëri qeveritar në krye me Zëvendës-Kryeministrin e Kosovës, z. Besnik Bislimin e, tjetri joqeveritar në krye me Nexhmedin Spahiun.
Nga ana tjetër janë janë dy figura publike politike (Lirim Mehmeti dhe Azdren Shala), që nga Nexhmedin Spahiu kanë kërkuar që ai ta tregoj diplomën e fakultetit të shkencave politike, të cilat thotë se i ka kryer.
Por, Nexhmedin Spahiu deri më tani nuk e ka treguar diplomen e fakultetit të shkencave politike, të cilin thotë se i ka kryer, gjë që e ka bërë atë të dyshimt në mos ai tanimë për më shumë se 20-të vite, punon si profesor – ligjerues i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, pa i studiuar paraprakisht shkencat politike!“
Unë nuk e di se cila gjykatë do të duhej që ta hetonte rastin Spahiu: nëse ai po jep mësim në lëmin e shkencave politike, duke pasur një diplomë e cila flet se ai i ka kryer shkencat politike, apo ai po jep mësim në lëmin e shkencave politike pa pasur një diplomë se ai i ka kryer shkencat politike.
Mendoj se tani më pas shumë skandaleve që ka bërë Spahiu, opinioni ka nevojë ta të dij se kush është në të vërtetë Nexhmedin Spahiu?: Nëse ai është një politolog e profesor i mirëfilltë?, apo është është një politolog e profesor – Nastradin! E Nastradin-profesora, po flitet se ka shumë në Prishtinë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk