Shkruan: Mehmet Musa
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Reagim
Më 20 maj të këtij viti,
në FZB, pikërisht në profilin e njërit nga veprimtarët e LDK-së, bile ish-Kryetar i degës së saj në Suedi, Muhamet Shatrit, u shpërnda një shkrim të një suedezi që pretendon të jetë mik i shqiptarëve, i vetëquajturi, Ullmar Qvick, shkrimi është shkruar në gjuhën shqipe.
Gjatë leximit, qartë kuptohej që, pas tij i fshehin surratet, (fytyrat) e tyre të zeza, pseudo- patriotë, “njerëz” pa kurrizorë, që tërë jetën e tyre ishin dhe janë në shërbim të atyre që i paguajnë më mirë, që të veprojnë kundër interesave te kombit tonë.
Mendoj, Ullmari Cvick, është manipuluar prej këtyre shkretanëve dhe dashakeqëve të kombit tonë.
Ky far z, Ullmari vërtet u tregua një leshko injorant, bashkë me injorantët shqipfolës që fshihen pas tij, që kësaj radhe sulmuan Radio kosovën e lirë, të vetmin institucion kombëtar, që ka lindë nga flakët e pushkëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në dimrin e egër të vitit 1999, pikërisht më 4 janar.
-Të vetmin institucion, që në çdo kohë e çast është pranë vuajtjeve, plagëve dhe lotëve të popullit tonë që ju shkaktuan nga armiqtë shekullor, të kombit tonë.
-Të vetmin institucion, që kultivon dhe edukon në frymën e atdhedashurisë brezat që vinë.
-Të vetmin institucion që kujton e përkujton luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe luftërat ndër shekuj që ka zhvilluar kombi ynë kundër armiqve barbarë, kundër atyre që fshehin fytyrën e tyre të ndyrë pas të mjerit, Ullmar.
-Të vetmin institucion që në kalendarin historik, ,për çdo ditë dhe kohë, paraqet me dinjitet dhe krenari kombëtare heronjtë e kombit të cilët rilindën për së dyti në luftën e fundit çlirimtare.
Te personalitetet, në bazë të rënies së tyre, apo ditës që ikën nga kjo botë, radhiten njëri pas tjetrit me biografitë dhe gjithë historinë e lavdishme të tyre, ndërsa nuk mungojnë intervistat me anëtarë të familjeve të dëshmorëve, si dhe fejtone të njëpasnjëshme për ngjarjet dhe rrjedhat që kaloi kombi ynë gjatë shekujve dëshmitarë.
Shkurt e shqip! Radiokosova e lirë dhe më vonë TV-Dielli që është projekt i të pavdekshmit Adem Demaçi, bëjnë dritë në gjithë relievin gjeografik shqiptar, japin dritë edhe aty ku nuk depërtojnë rrezet e diellit, me këngën folklorike, me filmat dokumentarë dhe emisione ndër më të dalluarat të historisë së lavdishme në përgjithësi, e, të asaj historie të larë me gjak në shekullin që shkoi, në veçanti.
-Prandaj larg duart nga i vetmi institucion që është në shërbim të Atdheut e kombit, siç është Radiokosova e lirë dhe TV-Dielli.
Ndërsa, zagarët e zgjebosur që fshihen pas këtij satrapi, le t’i palojnë bishtat nën këmbë, ose le të dalin hapur me surratet e tyre të zeza,-le të dalin për fushë.
Radiokosova e lirë lindi me 4 janar 1999 e do të jetojë sa të jetojë shqiptaria!
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!