SKANDALOZE
Kush po e bllokon Kosovën? Opinioni meriton ta dijë të vërtetën
Kërkojmë ndjesë lexues të nderuar, por është koha që publiku të njoftohet qartë e prerë: Kush është sot në opozitë, kush ishte dje Kryeministër, dhe kush sot po e bllokon Kosovën në çdo hap?!
Ramush Haradinaj me fjalë të pamatura ndaj Qeverisë Kurti: “Kushdo që voton për Kurtin III është argat i Serbisë dhe Rusisë!”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda e poshtëruese ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe të gjithë atyre që, sipas tij, mund të bëhen bashkëpunëtorë të Albin Kurtit në një qeveri të re.
Në një deklaratë të egër e të ashpër në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj tha:
“Unë jam i bindur, kushdo që e ndihmon Qeverinë Kurti III, është argat i Serbisë dhe Rusisë. Këtë nuk e ndryshoj. Është serioze!”
Ky ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe kjo thirrje për të BLLOKUAR Kosovën, vjen në një moment vendimtar për vendin, kur zhvillimet politike po përcaktojnë të ardhmen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Një kujtesë për publikun nga Mekuli Press:
Në kohë krize, është përgjegjësi morale e çdo qytetari dhe politikani të dijë të vërtetën: kush po ia ndal hovin Kosovës, kush po e pengon integrimin, dhe kush po i shërben interesave të huaja? Opozita, mediat e tyre apo Qeveria Kurti?
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!