KY VARG QË SJELL SOT PËR LEXUESIT ËSHTË NË KUJTIM TË MIKUT TIM LUFTËTARIT TË MADH TË VARGUT… ARBEN DUKA !

23
Dec
2023
Shkruan: Ylli Mece

( Koha kur është shkruar daton më 24 Tetor 2015)

LETËR ARBEN DUKËS
——–
Shfletova gazetën dhe si për çudi
qimet e kokës, mu ngritën përpjetë
Teksa lexova ….satirë në një poezi
po ky Beni-thashë- ç’hall do të ketë ?
——
Unë seriozisht e kam, me ty miku im !
Keq e ke nisur sherrin shume keq me shtetin
Herë na del Arben Duk’ ,- e herë anonim
u tërbofsh or djalë… se na tërbove miletin !
——-
Ore.. pa ma thuaj të shkretën !
kur sulmon “të tutë”, ti ç’ke me “të mitë” ?!!….
Na thënke që një- në ngelsh dhe i vetëm
për Qeverinë tonë, do të bësh opozitë !
——
Ta them që tani: – Shkruaj për “të tutë”
e mos u fut aq thellë dhe në pjesën time !
Me vargjet që thur mos ke lëvizë nga trutë
sepse na ndeze më keq… se qentë e Rexhine !
——-
Bëj kujdes mik madje dhe t’a kujtosh !
se s’ësht’ aq e lehtë “të jesh opozitar”
Nuk mjafton vetëm që të kundershtosh
por dhe të durosh kur na thonë gomar !
—–
Merakun e madh, ke vënë për drejtsinë
në kët pikë mbase vërtetë ke të drejtë
Por pa më thuaj kush e vrau më shumë njerinë
se sa shpata që ai e prodhoi vetë !?…
—–
E di pse ” drejtësia” simbol ka kandarin
( që thonë se nuk anohet, nga asnjera anë)?
Sepse po hoqe nga njëra pjatancë litarin
duhet që në tjetrën… të vendosësh paranë !
——
Ata qeshin mbi kolltuqet duke të thënë :
Na ler rehat or Ben, për kokën tënde!
Bëj kujdes me ne, sepse jemi vet e drejta
në mos…do e pësosh si derri për lënde !
——
Ata qeshin me të gjithë ne, por dhe me ty
gajasen me kushtetutën ha-ha-ha-ha -ha!
Për ne qorrat s’është i nevojshëm pluhuri në sy
nëse s’arrijmë dot… të shikojmë dhe një tra!
——-
Ke kaq vite or miku im, që shkruan e godet
Zërin sa fort përherë e ke ngrit gjer në qiell
Grindesh me shpirtin tënd o i ndershmi poet
teksa ne gërrhasim e ja futim ëndrrave në diell
—–
E di që do tundësh kokën pak qefmbetur
por s’ka gjë se ne jemi e kemi ngelur shokë
Veçse amanet i popullit kurrë nuk esht tretur:
Vjen njè ditë që e keqia do lahet në kët’ botë !
(Miqësisht Ylli Meçe)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk