Ladorisht, dy ngjarje historie në një ditë!

28
Oct
2023
Shkruan: Medai Shaholli

Sot është 28 tetor, 79 vjet më parë në fshatin Ladorisht, nazistët gjerman në ditët e fundit të tërheqjes përfundimtare nga rrethi i Strugës, tërë dufin e hakmarrjes do ta shfryjnë mbi fshatin Ladorisht.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në këtë datë Ladorishti, do përjetojë ditën e përgjakjes së madhe të paparë ndonjëherë në këto anë. Krime lufte, djegie dhe kasaphanë do të kryejnë nazistët gjermanë atë ditë vjeshte mbi Ladorisht.

Përndryshe, kjo vepër makabre njihet me emrin vërtetë si Masakra e Ladorishtit.

Vitet e dhimbjes së madhe vështirë kalonin…Sa herë vinte fund tetori në varrezat e viktimave të Vakçares vendoseshin kurora lulesh… Rreze drite po shfaqeshin në horizont dhe kështu shqiptarët e kësaj ane po organizoheshin… Duke kërkuar lirinë e munguar kombëtare ata do të përshkojnë përmes rrugëve të ndryshme të organizimeve të ndryshme nëpër tubime dhe organizime të koncerteve me taban kombëtar, duke shfaqur ndjenjat e forta të identitetit kombëtar në përkujtim të përvjetorëve dhe ngjarjet e datave të kaluarës sonë të mohuar.

Kësisoj, veprimtarët atdhetarë të Ladorishtit dhe më gjerë për herë të parë më 28 tetor 1990, në përvjetorin e 46-të të ekzekutimit të viktimave të Ladorishtit në Vakçares, do të manifestojnë një përkujtim dhe një homazh ndryshe nga herët tjera, pa diktatin e pushtetit titist.

Këtë vit, po thyhej tabuja dhe po manifestohej për herë të parë me flamur kombëtar. Pikërisht sot, kjo datë përkon me 33 vjetorin e organizimit të parë lirë të homazheve mbi viktimat e terrorit nazist në Vakçare, jashtë organizimit të pushtetit.

Kështu, më 28 tetor të vitit 1990, me organizimin e veprimtarëve atdhetarë të rrethit, Lidhjes së Luftëtarëve të fshatit Ladorisht, (të pavarur nga ndikimi i Lidhjes së Luftëtarëve të rrethit të Strugës dhe Lidhjes Komuniste), rinisë, banorëve të këtij fshati, mësuesve atdhetarë dhe nxënësve të shkollës fillore të fshatit Ladorishtit, do të mbahen homazhe në përkujtim të përvjetorit të 46-të Masakrës së Ladorishtit, me hijeshinë e flamurit kombëtar shqiptar.

Këtë radhë, pas gjysmë shekulli flamuri ynë me shqiponjën dykrenare do të valonte i lirë mbi Vakçare (jo si ai që përdoret sot në dimensione më të vogla nga ai ‘drzhavës’) si shenjë e identitetit shqiptar dhe një ngushëllim për viktimat e terrorit nazist.

Kjo ishte një nismë e mbarë e mbështetur nga vullneti dhe vendosmëria e veprimtarëve atdhetarë të dëshmuar në luftën për liri dhe çlirim kombëtar, të rinisë dhe e veteranëve të Luftës Antifashiste që do të manifestohej me flamur kombëtar, si një zgjim i ri i ndjenjave atdhetare në mesin e banorëve të Ladorishtit dhe më gjerë.

Ky ishte një homazh i veçantë në Vakçare, ndryshe nga herët e tjera, kur nga ana strukturave të pushtetit jugosllav më parë bëheshin homazhe “sa për ta kaluar radhën” nën hijen e flamurit jugosllav.

Ishin ditët e ndryshimeve të mëdha që do të paraprijnë rrëzimin e sistemit titist jugosllav por, për mungesë të vigjilencës sonë dhe tradhëtisë së madhe të drejtuesve të subjekteve politike shqiptare, sistemi i vjetër do të zëvendësohej nga pasuesit e titistëve të rinj, ku me rendin e ri do instsalohej demonkratura e re sllave mbi shqiptarët e trevave të Ilirisë së lashtë.

Përvjetorët e tjerë dhe homazhe pas këtij viti do të organizohen me madhështinë e flamurit kombëtar shqiptar.

Lavdi!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk