Lajçaku si xhandar ndërkombëtar!

20
Sep
2023
Shkruan: Medai Shaholli

(Pa dorashka)
Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe dhëndri serb Lajçak, ka marrë tashmë detyrën e xhandarit ndërkombëtar ta bëjë realitet ndarjen e veriut të Kosovës me përcaktimin e kufirit mbi urën e Ibrit në Mitrovicë.
Ndërsa Serbisë dhe Vuçiqit ky ‘dhëndër’ serb nuk i kërkon ta zbatoj asnjë detyrim nga Marrëveshja e Ohrit e marsit e këtij viti, Kosovës i kërkon ta formojë menjëherë ‘Zajednicën’ si obligim ndërkombëtar apo si një ‘Erga Omnes’ që duhet zbatuar, ku me këtë presion ndërkombëtar Kosova e humb veriun e saj si pjesë të sovranitetit dhe pacënueshmërisë së integritetit territorial, për shkak të synimeve grabitqare të disa qarqeve ndërkombëtare ndaj Kosovës.
Prandaj, referendumi popullor është përgjigjja më e mirë që do të jap sovrani i Kosovës për ta hedhur në koshin e plehrave ‘Zajednicën’ e dhëndurëve serbë si Lajçak dhe Borrell, sepse për pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit duhet të pyeten të zotët e shtëpisë dhe jo hienat ndërkombëtare që duan t’i shkëpusin pjesë nga sovraniteti i Kosovës.
Nuk ka vendime të njëanshme ndërkombëtare që detyron dhe obligon cilëndo qeveri të Kosovës t’i miratojë ato vendime antishqiptare që cënojnë integritetin trerritorial të vendit me sajesa si ‘Zajednica’ serbe!
Ndaj, zagarë dhe dhëndurë serbë që i jeni vardisur Kosovës për ta zhvatur një pjesë të saj, larg duart nga Kosova sepse ajo ka qënë dhe do të mbetet shqiptare!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk