LAVDI POETIT KOMUNIST HYSNI MILLOSHI!

24
Apr
2025

2012 – 25 PRILL – 2022
10 vjetorii ndarjes nga jeta

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Dhjetë vite më parë, me datën 25 prill 2022, u nda prej nesh, shkrimtari e poeti revolucionar, Kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, miku e shoku ynë i paharruar, HYSNI MILLOSHI.
Është një rast unikal për ditët e sotme, që në krye të një partie politike për dy dekada me radhë, të ishte një shkrimtar e një poet, nga më të mirët e vendit, siç ishte i paharruari Hysni Milloshi. Asnjë parti tjetër e spektrit politik në vendin tonë, përveç Partisë Komuniste, nuk e pati privilegjin të kishte në drejtim një militant të tillë të letrave dhe të idealeve, të besnikërisë dhe përkushtimit, të vendosmërisë dhe sakrificës, siç ishte poeti revolucionar, militanti komunist, Hysni Milloshi.
Dhe kjo është e natyrshme, sepse Partia Komuniste është Parti e vizioneve të mëdhaja, është parti e idealeve komuniste, idealeve më njerëzore, të cilat aspirojnë për sistemin më human e më të drejtë që ka njohur shoqëria njerëzore, sistem i cili ka në palcën e tij poezinë e bukur të jetës, poezinë e njeriut universal, me të drejtat dhe mundësitë e tij të jashtëzakonshme.
Në shtator të vitit 1991, pishtarin e idealeve komuniste, që e fiku nomenklatura e lartë e PP, në bashkëpunim me borgjezinë dhe mercenarët e saj, do ta rindizte Hysni Milloshi, duke Rithemeluar Partinë Komuniste, e duke dalun në mbrojtje të Epokës Socialiste e të Figurës Legjendare të Shqiptarit të Madh, ENVER HOXHA. Këtë luftë në mbrojtje të arritjeve socialiste dhe të Enver Hoxhës, ai me shokët e tij komunistë, do ta vijonte pandërprerje, me guxim e vendosmëri, deri në çastet e fundit të jetës. Qëndrimi i tij konsekuent, veprimi i tij i guximshëm, sakrificat e tij të jashtëzakonshme, përkushtimi i tij i lartë në mbrojtje të Veprës Monumentale të Udhëheqësit të popullit shqiptar, shokut Enver Hoxha, janë një kontribut i madh për Partinë tonë Komuniste dhe për gjithë Lëvizjen Komuniste në Shqipëri e më gjerë.
Hysni Milloshi, me jetën e tij të shkurtër por shumë aktive, la gjurmë të pashlyeshme në epokën që jetoi, në epokën që po jetojmë, ku mpleksen dy rryma të kundërta me njëra-tjetrën: Kapja e çastit për të jetuar si gjallesë e zakonshme, dhe vizioni për të ardhmen e shoqërisë, ku jeta të jetë jetë në shërbim të saj.
Hysni Milloshi, me Partinë Komuniste që rithemeloi e drejtoi mbi bazën e mësimeve të Themeluesëit të saj Enver Hoxha, për dy dekada me radhë qëndroi si shkëmb i patundur kundër revanshit të borgjezisë e tradhëtisë, e cila, nëpërmjet luftës kundër komunizmit dhe Enver Hoxhës, synoi dhe synon të zhbëjë Shqipërinë si popull e si komb. Kjo qëndresë dhe kjo luftë e tij konsekuente, bëri që jo vetëm pishtari i idealeve komuniste të mbetej i pashuar, por edhe të ndizej e të ushqehej më tej me flakë ndriçuese për klasën punëtore, fshatarësinë punonjëse, inteligjencën popullore; për gjithë shtresat e nëpërkëmbura nga sistemi shtypës e shfrytëzues i borgjezisë.
Është kjo arsyeja, që ndarja e parakohshme nga jeta e shokut tonë Hysni Milloshi dhjetë vite më parë, ishte një humbje e madhe për Partinë Komuniste dhe shokët e tij të idealit. Ata dhe gjithë simpatizantët e Partisë Komuniste, vijnë në këtë përvjetor me dhimbje në shpirt për mungesën e Kryetarit të tyre, por vijnë edhe me besimin e plotë, se Pishtarin e Idealeve Komuniste të Enver Hoxhës, që ai u la në dorë, do ta mbajnë fort, dhe me të në ballë, do të çajnë errësirën që ka mbuluar vendin, duke i treguar e udhëhequr popullin drejt të vërtetës, drejt rikthimit në Epokën e ndritur të socializmit, të cilën, jo vetëm brezat që e përjetuan, por edhe ata që do ta studjojnë me vëmendje e paanësi, do ta pranojnë si periudhën më të bukur, më humane e më rezultative, që kanë përjetuar populli shqiptar dhe Shqipëria gjatë gjithë historisë së tyre shumëshekullore..
LAVDI SHKRIMTARIT DHE POETIT REVOLUCIONAR,
KRYETARIT TË PKSH, HYSNI MILLOSHI!
————————————————
PËR HYSNI MILLOSHIN
Hysni Milloshi, patriot e komunist me zemër vigane, mbrojtës i flaktë i legjendarit ENVER HOXHA. Në mendje kishte urtësinë e mëngjesit, në shpirt shpërthimin e stuhisë dhe në gjak Yllin e Komunizmit e të Bashkimit Kombëtar!
Fadil SHYTI, poet nga Kosova
Merita në Lëvizjen e Madhe Patriotike për mbrojtjen e figurës së Enver Hoxhës, ka padyshim Hysni Miloshi, duke u vënë në krye të saj dhe, në vijim, në riorganizimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe në drejtimin e saj.
Prof. Dr. Xhemil FRASHËRI
Hysni Milloshin, mos e shihni nga trupi, por nga vitaliteti i jashtëzakonshëm; besnikëria e lartë dhe guximi i pakufi.
Ishte i pari në Shqipëri që doli në mbrojtje të Enver Hoxhës, kur burra me poste e privilegje u fshehën ferrave.
Kiço MUSTAQI, Ish Ministër i Mbrojtjes
Hysni Milloshi nuk krahasohet me askënd dhe nuk e zëvendëson dot njeri . . .Vetflijues i jashtëzakonshëm, deri në aventurë; Shpirtmadh si asnjë tjetër. Pastërtia e tij shpirtërore është e kulluar deri në dhimbje. Ai kishte cilësi dhe virtyte që nuk i gjejmë dot sot. Edhe në pamje, ai ngjante shumë me Sergei Eseninin, por edhe në dashurinë përtej çdo ndjenje njerëzore, që e shndërroi të tërin në Eseninin e shqipes.
Lirim DEDA, poet
Për nga bukuria e guximit dhe trimërisë, Hysni Milloshi të kujton Zgalemin e Gorkit që çan retë. Për nga ndjenja e vetmohimit të kujton Çe Guevarën. Për nga shpirti si njeri ai qëndron në lartësinë e një Shejti.
Halit MUHARREMI, teolog
E kam ndjekur krijimtarinë e Hysni Milloshit, së paku qysh në vitin 1969, kur botoi librin e parë poetik. Ç’është ky poet? Një Memo Meto, një Agoll, një Esenin, një Majakovski? Nuk e di, nuk e di!. . . Po di se në letërsinë tonë do të bëjnë një treshe poetike: “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit, “Nënë Shqipëri” e Dritëro Agollit, dhe “Atdheu”, vepër e Hysni Milloshit.
Dr. Izet ÇULLI
Hysni Milloshi, mund të them pa frikë se gaboj, ashtu si Migjeni në vitet tridhjetë, ishte poeti e shkrimtari shqiptar më i shqetësuar e më i trazuar në fundvitet tetëdhjetë. I trazuar e i shqetësuar për fatet e popullit e të Atdheut, të cilët, siç e pati shprehur edhe në mes shokësh, ishin të tradhëtuar.
Gjon BRUÇI, publicist
Atë që poeti i novelave të veriut e ka emër, Hysniu e ka mbiemër. Të ketë lidhje?. . . Ku i dihet. . . Një gjë dihet saktë: Të dy kanë të përbashkët merakun dhe veremosjen për fatet e Atdheut.
Ilir BALILI, poet
Kur ne jemi rrëzuar qysh në katin e parë, Hysni Milloshi është ngjitur në katin e shtatë (1974)
Jamarbër MARKO, poet

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/04/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk