Shkruan: Dilaver Goxhaj
Më së fundi, datë 16 shkurt 2023, një përfaqësues i “SË DJATHËS” SË KOSOVËS, sikundër e prezanton veten, një i quajtur SEFF KRASNIQI, i cili u përpoq të më bidi mua, po e citoj:
“ Dilaver Goxhaj, si mësimdhënës i shkollës Teknike të Prishtinës, kam pasur rastin ta vizitoj Shqipërinë më 60 kolegë tjerë (viti 1979). Me një fjali, Shqiperia e asaj kohe ishte: TMERR e FERR mbi tokë!… LDK është e vetmja parti qe ua ka hëngër shpirtin të majtëve në të gjitha trojet shqiptare. Po, pate mendimin e LPK-së, edhe ti je sikur ata të LPK. Titisti më i madh ishte vet Enver Xoxe! (e ngatërron me idolin e Titos, me Koçi Xoxen, D.G). . . Dilaver Goxhaj, Vërtete nuk ju njoh për nga afër, dhe pavarësisht që kushëririn s’ma ke respektuar mjaftueshëm, sepse ke refuzuar të marrësh pjesë në varrimin e tij, kolonel Ahmet Krasniqi. Pavarësisht, përcaktimeve të juaja politike, respekt!..”
Por nuk më ktheu përgjigje se pse Ahmet Krasniqi u vra pikërisht një muaj pasi kishte urdhëruar aparatin e Ministris së Mbrojtjes Kosovës, Qeveria Bukoshi, që ndodhehsin në Tiranë për t’u bërë gati se do shkonin në luftë në Kosovë, dhe jo më herët kur pati dërguar disa forca të FARK-ut në Kosovë dhe ato ishin tërhequr pa urdhër.
(Kuptohet se kështu e ka informuar urrejtja ndaj “të majtëve” të Shqipërisë, ndaj “enveristëve”, (sikundër na quan të gjithë ne që morrëm pjesë në rradhët e UÇK, si dhe ngaqë nuk i pranoj të shumëzoi me zero veprën shtetërore të Enver Hoxhës, D.G)…
Dhe më poshtë ma bën me dije:
“Dilaver Goxhaj, edhe pse s’ke marrë pjesë në asnjë betejë, e hëngësh me shëndet pensionin e Veteranit të UÇK-së! Dhe, meriton BLLOKIM! Uroj të sherohesh nga antirugovizmi, edhe pse s’ka shërim.”
Dhe vërtet që nuk ma mundësoi që t’i ktheja përgjigje, më bëri BLLOK, prandaj u detyrova t’i përgjigjem në faqen e fb tim.
Kjo deklaratë publike dhe e sinqertë e këtij përfaqësuesi të vetshpallur të LDK-së, më së fundi, (nëse nuk i ka nga vetja këto mendime të shprehura), besoj se na zgjidh enigmën, se pse gjatë Luftës Clirimtare të Kosovës, 1997-1999, rrëmbeu armët vetëm 1,4% e gjithë popullsisë shqiptare në Kosovë!; na sqaron se pse anëtarësia 800 mijëshe e LDK-së nuk pranoi të luftohej me armë pushtuesi kolonialist serb!; na sqaron se armiku më i madh për këtë forcë politike të Kosovës, për LDK-në, (duke e thënë tërë krenari se janë RUGOVISTË), nuk ka qenë dhe nuk është Serbia dhe atëhere Milloshevci, por Enver Hoxha, enveristët dhe Shqipëria.(?!)
Nuk e dimë, nëse z.Seff Krasniqi i ka nga vetja këto bindje politike dhe me tendenca antikombëtare, si dhe nëse i ka shfaqur edhe në strukturat e LDK-së, ku ai pranon se i përket asaj.
Por i jam mirënjohës që ma bëri me dije se unë kam qenë kot në rradhët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, thjesht një turist në kohë lufte(!), gjë që nuk e kam pas ditur. Sa të rrosh, do mësosh.
Thuaj po deshe që nuk janë të informuar përgjithcka këta të vetëquajtur “të djathët rugovistë” e Kosovës.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!