LETER E HAPOR DREJTUAR ZOTIT Kryeminister Edi Rama.

23
Feb
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

22 Shkurt 2025
(Nga nje emigrant shqipetar, i perzene nga atdheu nga Berisha dhe Rama)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Miku im dhe une.

Miku im i nderuar, me te cilin kemi nje respekt dhe vleresim vertet shoqeror me njeri tjetrin, zoti Ferit Manreka me shkruan pas nje bashkebisedimi shoqeror te mepareshem me njeri tjetrin:
“O miku im !
Të ndjek, të respektoj, e di se je shqitarë dhe të dhimset kur sheh të e keqen e tyre.
Por nëse, vërtet je i bindur , se Sazanin e ka marrë Rusia, ik, ik nga atje ku jeton e hajde në Shqipëri, se dhe Amerika, qenka bërë Rusi.
Ju respektoj dhe pavarsisht ç’do të shkruani ; përsëri nuk do ndryshoj, por bëhuni serjoz, kur shkruani apo transmetoni shkrime në bindjen tuaj.
Respekt mik.”

Faleminderit, por ne se do te me kishe ndjekur me shume se sa ke mundur, nuk do te kishe pare kurre ndonje mungese serioziteti tek une. Ne Amerike kam pasur forcen morale ne sherbim te vendit tim, te shkruaj, apo shpreh mendimin tim, je vetem ne shqip, por edhe ne anglisht, per persona konkrete e te fuqishem, amerikane, kur kam menduar se mbroj apo i sherbej interesit kombetar shqipetar.

Ne Amerike kam dale ne protesta ne rruge per te mbrojtur femijet amerikane qe vriten here pas here ne shkolla e kudo; e kam protestuar neper rruget ne Boston edhe kunder luftes ne Irak, para se ajo lufte te fillonte. Ameriken e kam pare si atedheun tim te dyte, vetem e vetem se kam pare e jetuar te verteten, ashtu sic eshte, ne nje ane njerezit e mire e familjare qe vrapojne gjithe diten, nga mengjezi deri ne darke, nga njera pune ne tjeteren per te perballuar jeten e tyre jo te thjeshte, qe ne Shqiperi konceptohet fushe me lule, por qe edhe amerikanin qe nuk e ka kollaj t’i vere buken ne tavoline, dhe catine mbi koke femijeve e famijes se tyre. Nga ana tjeter, kam pare anen jo te mire te medaljes, per te cilen nuk kam ndenjur aspak indiferent si qytetar, njesoj si te isha duke jetuar ne Shqiperi, e jam munduar te mendoj e punoj si per Shqiperine per problemet qe ballafaqohemi, por ne zemer e ne shpirt duke i dhene perparesi Shqiperise.

Jo se jetoj ne Amerike, por kam pare e jetoj ne kete vend me prapavija jo shume te kendeshme edhe per shqipetaret e Shqiperine, kam pare edhe te miren, se ka me shume se gjysmen e popullit qe jane punetore te ndershem, familjare, demokrate ne mendime e ne veprime, qe mendojne dhe luftojne per lirine e te drejtat e atyre qe u shkelen ato te drejta, si ne Amerike ashtu dhe jashte saj. E per te drjten, njerez amerikane qe nuk u preket aspak ajo ne veten e tyre e ne familje, dalin ne rruge, protestojen e luftojne per te drejtat e te tjereve, e jo pak here, rrezikojne edhe jeten e tyre, ndaj dhe i dua e i respektoj kete kategori njerezish amerikane, qe e duan dhe luftojne vertete per drejtesin, qe e luftojne padrejtesine, shtypjen dhe shfrytezimin e tjetrit.

Perse nuk vij ne Shqiperi me ben pyetjen ti miku im i nderuar. Po ju pergjigjem se ndoshta mund te jem “kampjoni” i emigranteve ne se krahasohem me te tjeret per numerin e ardhjeve dhe kohezgjatjen per cdo ardhje, deri edhe ne muaj me rradhe ne Shqiperi. Gjithnje e kam pasur enderr, gjate gati tridhjete vjeteve qe jam ne emigracion, kam tentuar dy here te bej biznes privat e te jetoj ne atedhe, por kam hasur jo vetem ne nje uri te nje lukunije te babezitur bashkeqytetaresh qe kerkojne te te marrin me cdo forme edhe qindarken e fundit, duke te konsideruar si lope qe duhet te milesh deri ne qindarken e fundit. E ne kete pozicion te ndyre kunderkombetar, jane jo vetem qytetaret e mbetur pa mjete jetese, por edhe ca me shume ata me pushtet, qe Shqiperine dhe biznesin e quajne vetem fusha te veprimetarise se tyre. Jam paralajmeruar e kerrcenuar deri me jete ne se nuk largohem, me kane ardhur ne tre te nates ne shtepine time ne Durres, tek flija, e me kane shkundur deren e jashteme te apartamentit, me kane tentuar te me hapin deren kryesore me celes, ne mesin e nates, per te me gjetur ne gjume, per te me trembur e me thene se kerrcenimi eshte real, e jo llafe, ndaj largohu!

Bleva prone disa vite me pare, njemije metra katrore toke, ne vijen e pare te plazhit, nga pronare qe e kishin ne pronesi me breza. Nuk pata mundesi ta investoja vete, e para pese vjetesh kerkova te perfshij ne berjen e projekteve te vogla, duke angazhuar arqitekte e topografe jo te paket ne numer. Te gjithe sapo fillonin punen, “largoheshin me kulture”, per te mos vazhduar me, sepse kerrcenoheshin apo paguheshin nga komeshinjte e mi ne Qerret te Kavajes, qe kane hotele deri me pese yje. Po keshtu morra nje investor qe pranoj te me jepte tridhjete e pese perqind te ndertimit dhe ne zgjedhjen time, se cfare duhej te merrja, pasi shkuam ne noteri per te firmosur kontraten, cuditerisht u terhoq, duke qene ne fytyre teper i skuqur, me nje sebep fare banal, por qe ne fakt u kerrcenua nga te fuqishmit qe kane ndertuar ne reren publike.

Komeshinjte e mi e kane vjedhur pronen time, me nje firme shitje nga “ana ime dhe e ish-gruas time” . Ish gruaja ime ka nderruar jete vite me pare, se ajo te firmoste aktin e shitjes se prones. Kadastra e Kavajes, me drejtor zotin Dorian Murati, ma fsheh dhenien e dokumentave te tokes per vite me rradhe, edhe pse arrita ta takoj personalisht ne zyre te tij dhe me premetoj mua dhe Noteres time per dhenien e dosjes, por kurre nuk e dha, bile nje pergjigje e tij plotesisht e pavlere, “as mish e as peshk” qe une dhe Noterja ime e prisnim “si ujet e paket”, u fsheh e u vonua edhe nga noterja per dy jave, edhe pse une shkoja ne zyre te saj cdo dite per ta marre pergjigjen e Kadastres se Kavajes. Njeri nga topografet, qe e ka zyren ne pronat e atyre qe jane me hotele perballe tokes time, pasi beri matjet e tokes ne terren, nuk ma dha pergjigjen per tre muaj me rradhe, e ne fund nuk e morra dot prej tij, duke u detyruar te marr dike tjeter. Hotelxhinjte me pese yje, cilitdo qe shkon per te bere pune apo shikuar pronen time i paralajmerojne duke u thene “te bejne kujdes”! Ndertova nje gardh para dy vjetesh, me projekt te nje urbanisti te zones, komplet brenda rregullave te kerkuara nga administrata lokale e Kavajes, i cili me kostoj me shume se njezet mije dollare, por qe u pre e u vodh ne mes te nates vitin e kaluar, ne nje zone qe eshte rreth e qarke e banuar edhe ne kohe dimri!

Oficeri i Policise Gjyqesore te Kavajes, me con fjale me policet e Golemit, qe te mos i vete ne zyre per ankim, “se prona nuk eshte ligjerisht e imja”?!

Oficeri tjeter i Policise Gjyqesore ne Hetuesine e Durresit, pas me shume se nje viti te kalleximit tim per veper kriminale, vjedhje me fallcifikim te prones, dergon ne ekspertize ne laboratorin qendror te kriminalistikes ne Tirane, per ekzaminimin e firmave, dokumenta jo te rregullta, me firma jo te qarta, nga dokumenta te kopjuara, dhe e ben te pamundur kryerjen dhe marrjen e nje ekspertize. Pergjigjen per sabotimin e qellimshem te ekzaminimit, ky fare Polici i Policise Gjyqesore te Prokurorise ne Durres, e merr, e fsheh dhe e mban ne shtepine e tij per ndoshta muaj me rradhe, ne nje kohe qe kishte dorezuar dosjen time, “pasi ishte i semure”?!

A mund te me thote kush se cfare logjike ka te vertetohet firma e ish-gruas time te vdekur, e cila “ka firmosur” disa vita pasi ka vdekur, ne nje kohe qe vdekjen e saj e verteton certifikata e saj e vdekjes qe eshte ne dosjen hetimore. Vec asaj, perse nuk merr prokuroria firmat origjinale, ne qindra dokumenta te ish-gruas time ne Policine e Durresit, ku ajo ka punuar si llogaritare dhe me vone shefe finance, ne Degen e Brendeshme e me vone Drejtorine e policise Durres?!

Komeshinjte e prones time, te hyre ilegalisht aty, qe kane ndertuar hotele me pese yje ne reren e plazhit, ne prone publike, ne bashkepunim me njerez te pushtetit qendror, ministra ne QEVERINE E RAMES, kane legalizuar ate qe nuk duhej legalizuar, sepse rera e plazhit eshte prone publike. Ndertimet u bene perballe prones time, midis saj dhe vijes se ujit, detit ne Qerret te Kavajes u bene deri ne tre apo pese metra nga vija ujore, e cila eshte mbushur me rere te prure nga germimet e nga vende te tjera, gje qe mund te vertetohet edhe nga specialiste te studimit e matjes se tokes, ky ndrryshim i vijes ujore.

Ne se ne Shqiperi do te vendoset vertete ligji dhe sherbimi shendetesor te jete aty ku duhet, une kthehem ne sekond, dhe gjithcka qe kam vene me punen e gati tre dekadave, e ve vetem ne sherbim te vendit tim. Kjo eshte enderr e cdo shqipetari ne emigrim, gje te cilen e kuptojne edhe politikanet shqipetare, te cilet ftojne shqipetaret te investojne ne atedhe, se investimet e tyre “jane te sigurta”. Keshtu thote edhe mon pukaleshi i qeverrise se Tiranes, i cili eshte kthyer njejte sikur te jete “non-grata”, me te vetmin ndryshim se ky nuk vret si “non-grata”.

Zoti Rama, per te cilin une jam kthyer nga Amerika dhe kam votuar per te, ka mbledhur rreth vetes nje korrupsion qe do t’ja kishte zili edhe Berisha super i korruptuar e kriminel, edhe mafia italiane.

Me vjen perdite e per cdo minute ne mendje, nje thenie e nje albanologu te huaj, per te cilin nuk po me kujtohet emeri, i cili ne pergjigje te nje pyetje ne nje emision televiziv nga Rudina Xhunga, e cila e pyeti, te huajn, qe ju me qe e doni kaq shume Shqiperine e keni punuar tere jeten per albanologjine shqipetare, perse nuk jetoni ne Shqiperi, i huaj ju pergjigj me nje te vertete te dhimbeshme: ‘ka shume agresivitet ketu, une nuk mund te jetoj keshtu”!
5

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk