/Ribotim nga Arkivi i Diplomacia.dk/
I nderuari, Bedri Islami!
“Vdekjen e mendova se më vjen kurdo, se më leni vetëm nuk mendova jo”!
(Ndre Mjeda)
Ty, me të vërtetë, nuk po mundem dot të të kuptoj!
-Mik i nderuar, për ju kam lexuar e dëgjuar dhe prej teje jam frymëzuar atdhetarisht,- por këtë që po bën me Ali Ahmetin nuk po mundem të të kuptoj, mbase jo vetëm unë, por edhe shumë shokë e shoqe të tjera atdhetare.
– Personalisht e kam një veprimtari (CV) të madhe si aktivist i LPK-së, në Danimarkë. Këtë që po të shkruaj jam në gjendje ta argumentoj aktivitetin tim politik, këtë e din mirë edhe Ibrahim Kelmendi dhe shumë të tjerë ish-shokë të LPK-së. – Përveç të nderuarit Muhamet Kelmendi, i cili për mendimin tim qëndroi si burrë, i pathyeshëm, qëndroi vertikal; – mjerisht, të tjerët shkalluan të gjithë.
Eh! Kjo “malarie demokratike”, iu ra si murtaja në shpirtrat e tyre, pasi ranë në rahatinë e kolltukëve të Sllavisë.
Gjatë luftës më 2001 unë i shkrova një letër Shtabit të atëhershëm se kush është Abdulhalim Kasami, i cili si matrapaz e spiun i UDB-ës që ishte, u zgjodh si Zëdhënës politik, kinse ka qenë anëtar i LPK-së; – por harrohet fakti që disa vite më parë Këshilli i LPK u shkri nga Ibrahim Kelmendi, sepse i vetmi isha unë që kisha paguar anëtarësinë në LPK, e kisha parapaguar dhe “Zërin e Kosovës”, pastaj kam dhënë shumë herë ndihma vullnetare për aktivitetet e LPK-së.
– Dhe, në pikën e 2 Ibrahimi e ndërpreu mbledhjen dhe tha se: “Në Danimarkë nuk ka Këshill të LPK-së”!…
Ibrahim Xhemajli, ky renegat e i pafytyrë që është, donte të vazhdonte Mbledhjen duke thënë se kemi dhe 2 pika…; por mbledhja u ndërpre dhe prej atëherë, unë kam vazhduar të veproj për LPK i pathyeshëm ,- dhe, fort mirë dihen të gjitha aktivitete e mia.
2. Konferenca Ballkanike, disa debate publike etj; – pastaj, nuk ka TV apo radio e gazeta të përditshme në Danimarkë, që nuk kam pasur Letra të Hapura drejtuar politikanëve dhe intelektualëve danezë… intervista e të tjera…
Disa nga këto i kam botuar në 4 librat e mia, por pikërisht për këtë, se kam qenë veprimtar i pandalshëm Ali Ahmeti dhe qeveria sllave në pushtet po më ndalojnë në kufi dhe po më provokojnë sa herë që kaloj.
E përsëris që, nuk po mundem të kuptoj qëndrimin tuaj!
“Ky është i vërteti , Ali Ahmeti”!
-Është “i vërteti”, sepse në burgje janë plot ish-ushtarë të UÇK-së, dhe siç të njoftova, mua më ndalojnë si aktivist dhe më provokojnë në kufi;-apo, ç´është halli, apo mos jam naiv dhe nuk e kuptoj dot, çfarë të drejtash fituan shqiptarët?!.
-Është shumë interesante që në bisedat, që më marrin në kufi çka thuhet aty. Më kujtohet, herën e fundit më 2009, inspektorë të Sigurimit të Fshehtë (DBK-së), me thanë: “-Tani është demokraci, mundesh me 300 veta të formosh partinë, bile të dalësh edhe në zgjedhje dhe po të votuan, të marrësh edhe pushtetin, por vetëm në politikë mos u përziej”!!!
Nuk mundem të kuptoi, se si ka mundësi partitë shqiptare, të mos përzihen në politikë; apo vallë për shkuljen e patateve janë ato?!!!
-Pra, e ritheksoj me bindje të plotë i bazuar në fakte që, i ashtuquajturi prej teje: “Ali Ahmeri i vërteti”, së bashku me Musa Xhaferin, emëruan zëdhënës të UÇK-re, spiunin e Serbisë, A. Kasamin. Është, “Ky Ali Ahmeti i vërteti”& Co, që u treguan katërçipërisht të dështuar politikisht nga aspekti i zgjidhjes me diplomaci të çështjes shqiptare në Maqedoni, dihet tani botërisht që, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit përkrahë partive pacifiste-titiste me në krye të ndjerin ”rahmetlinë” titistin Arbër Xhaferin dhe tjetrin politikan ”largpamës”, Ymer Ymerin; statusin e shqiptarëve të Iliridës e katandisën si mos më keq; siç thotë populli, një fjalë të urtë popullore ”E lanë as mish, as peshk”!
-Dihet, kjo është e vërtetuar nga shkrimet e mia të botuara në 4 libra të mi, që asnjëherë nuk jam pajtuar me mashtrimet e politikanëve të brendshëm dhe të atyre ndërkombëtarë që përballë nesh po hiqen si miq; ndërsa, prapa krahëve tanë po veprojnë për interesat e okupatorëve sllavo-maqedon e të tjerë.
Marrëveshja e Ohrit nuk u realizua, kjo nga atdhetarët e vërtetë atëbotë dihej që, ishte një lojë djalli dhe vetëm një mashtrim;-por edhe sikur të realizohej kjo; shqiptarët nuk do të kishin fituar aq sa e meritojnë : fjala vjen që me të drejtë të jenë faktorë shtet-formues në trojet e tyre etnike, që jetuan shekujve e gjer më sot, në Maqedoni, të kenë të drejtën për Vetëvendosje e të tjera…
I nderuar, z. Bedri Islami,
Do të doja të shtoja dhe një pyetje; – nuk e di a je në dijeni për këtë dukuri, (”marifet të pasardhësve titist”); -si ka mundësi që prej Luftës Çlirimtare 2001 e këndej, në Ambasadën e Danimarkës, na sjellin vetëm shqiptarë, nga shteti i Maqedonisë?!
-Nuk ka dyshim se në Danimark, në media dhe në politikën e diplomacisë daneze çështja shqiptare ka dominuar dhe dominon më së shumti si temë që është trajtuar dhe trajtohet me seriozitet të madh; siç është çështja jonë e pazgjidhur shqiptare, kjo çështje ngritet më shumë se kudo në shtetet tjera të Evropës.
-Dhe, kjo ka ndodhur, sepse si veprimtar besnik i LPK-së, me kohë e pandërprerje, për vite të tëra e kam informuar mirë dhe drejt opinionin danez; shih, për t´u vënë në aksion dhe forcat nacionaliste sllave; serbo-maqedone; më datën 23 qershor 2001, reagon në gazetën daneze ”Politiken”, mjekja Meri Trajkovsak, duke dezinformuar opinionin danez se, nuk është e vërtetë, -kur Xhemil Zeqiri thotë: ”Në Maqedoni, ka aparteid ndaj shqiptarëve”! A e din z, Xhemil Zeqiri që, në Maqedoni shqiptarët kanë partitë e tyre politike, deputetë, dhe ambasadorë dhe vijon më tej ; si duket z, Xhemili nuk e di që, madje në Danimarkë, ambasadori i Maqedonisë është shqiptar.?!!!
-Kur ajo e hodhi lart këtë ”tullumbace politike”, mua menjëherë m´u pat kujtuar paaftësia e politikanëve shqiptarë në Maqedoni dhe cinizmi dhe dinakëria e pjellës politike titiste; kur në ish-Jugosllavinë e Titos, për dekorim-mashtrimesh politike, në kohërat më të rënda kur shkeleshin të drejtat e vëllezërve shqiptarë në Kosovë; titistët e vunë në krye si kryetar të radhës , një agjent të tyre kriminelin e popullit shqiptar, Sinan Hasanin. Me këtë kartelë-afishe politike ata dëshironin t´i thonë botës së tyre të tretë kinse, paqësore: ”Ja shiheni, se çfarë të drejtash kanë shqiptarët në Jugosllavi; ndërsa Enver Hoxha ngritë shqetësime brenda dhe jashtë Shqipërisë, -kinse, për shkeljen e të drejtave të tyre, duke provokuar trazira të mëdha në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare”.
-Kësaj meseleje i thonë: ”Sikur ajo kurva gruas të sinqertë, kur i thotë më mbajë pak fëmijën në dorë,-pastaj, ikën duke ia lënë kopilin në prehër”!
Z, Islami, të njoftoj me përgjegjësi të plotë morale e penale që: polemika të tilla më se njëherë kam pas edhe pas luftës, pra në vitin 2002, – të gjitha ia kam thënë përballë tij; -siç thoni ju andej nga Shkodra; ia kam thënë troç; z, Ali Ahmetin, – por tani edhe ju disa nga shokët tanë të LPK-së, kujtuat ”më mbyllët gojën”!!!
-Them kështu, sepse ”I vërteti Ali Ahmeti ”, me klithmat tua të pafre me aroma “dehëse” propaganduese, së tepërmi ka marrë revanin!…
Po, kjo nuk është e tëra; – mua po më habit së tepërmi me heshtjen e tij, miku im shumë i respektuar, Ibrahim Kelmendi; duke përfituar nga këto: si duket,
”I vërteti Ali Ahmeti ”, e kaloi Ylberin”!!!
-E kaloi si një lakuriq nate, duke u kthyer në një renegatë e sllavo-fil i mjerë.
Ish-shefi i tij, tanimë i vdekur, por shih sa e ”habitshme” kjo; edhe vdekjes, sikur po e imponon-detyron politikën shqiptare në BDI; njëherë, në kohërat e arta të tij; – e solli ambasador dhëndrin (burrin e vajzës), ndërsa, djalin e motrës e bëri shef në zyrën e servilit të tij, Musa Xhaferit; -tani, e përsëris Abdulhalim Kasami, ”i pavdekshëm” -pra, idoli i Aliut edhe pas vdekjes, me amanetet e tij, po vazhdon të luaj politikën pro-sllave në BDI; kur djalin e motrës së vet ia sjellin ambasador në Kopenhagë, që pastaj, t´i mbyllet goja Xhemil Zeqirit nga gazetarucë e gazetaruce pro-sllave si kjo Meri Trajkovsak se; – ja, unë po e dezinformoj opinionin që, shqiptarët kanë aparteid në Maqedoni!!!
Pra, nga të gjitha sa shkrova po shihet qartë: lumë për shqiptarët me në krye këtë ”Të vërtetin, Ali Ahmetin”, i cili i rehabilitoi dhe i bëri bashkëpunëtorë UDB-ashët dhe pjellën e tyre gjakatare, duke ua mohuar dhe ndaluar rrugën drejt atdheut të të parëve gjithë atyre shqiptarëve e mërgimtarëve; duke i torturuar fizikisht e psikikisht e marrë në pyetje informative në kufirin shqiptaro-shqiptar Kosovë-Maqedoni e gjetiu; atyre që nuk po i përkulen padrejtësisë.
Ngeli me shpresë, që kjo letër imja do të ketë së paku një ndikim modest që, ju shokë të nderuar të LPK-së, të reflektoni pozitivisht duke i vlerësuar drejt disa nga ish-shokët tanë, të cilët mjerisht për fat të keq e devijuan rrugën e nderit dhe të lirisë, drejt së cilës ishim nisur me betimin para Flamurit Kuqezi, që për asnjë çmim nuk do të heqim dorë nga idealet tona të ribashkimit, përparimit, barazisë dhe për të drejtat gjithëkombëtare të veprojmë sa të jemi gjallë; kudo qofshim dhe kurdoherë!
Danimarkë, më 5 nëntor 2013
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!