Të nderuar përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Suedisë,
Ne, gazetarët e MekuliPress, jemi të shqetësuar thellësisht për kërcënimet e vazhdueshme verbale që po marrim përmes mesazheve private dhe publike, të cilat synojnë të na frikësojnë dhe të na pengojnë në ushtrimin e detyrës sonë profesionale.
Një rast i tillë është ai i individit me emrin Bujar Kaleshi, i cili në një mesazh publik ka përdorur gjuhë të urrejtjes, fyerje të rënda dhe ka nxitur dhunë ndaj gazetarëve tanë, duke na etiketuar si “në shërbim të Vuçiqit dhe Kurcit” dhe duke përdorur shprehje denigruese që tejkalojnë çdo kufi të komunikimit të civilizuar.
Këto deklarata përbëjnë një kërcënim serioz ndaj lirisë së medias dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit dhe sigurisë sonë.
Kërkojmë nga Policia e Kosovës që të marrë masa të menjëhershme ndaj këtij rasti dhe të nisë hetimet për ndalimin e këtij lloj gjuhe që përhap frikë dhe urrejtje në publik. Një shoqëri demokratike nuk mund të lejojë që gazetarët të kërcënohen për shkak të mendimeve apo raportimeve të tyre.
Me respekt,
Redaksia e MekuliPress
—
Open letter to the Kosovo and Sweden Police
Dear representatives of the Kosovo and Sweden Police,
We, the journalists of MekuliPress, express our deep concern regarding ongoing verbal threats received through private and public messages aimed at intimidating and silencing us in the exercise of our professional duties.
A recent case involves an individual named Bujar Kaleshi, who sent a public message using hate speech, serious insults, and incitement against our journalists. He accused us of “serving Vučić and Kurti” and used degrading language that crosses all boundaries of civilized communication.
Such statements represent a serious threat to media freedom and a direct attack on our integrity and safety.
We respectfully urge the Kosovo Police to take immediate action on this matter and launch an investigation to prevent the spread of this hateful and threatening rhetoric. A democratic society cannot tolerate journalists being threatened for their opinions or reporting.
Sincerely,
The Editorial Team of MekuliPress
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!