LETËR PA ADRESË PËR FATMIR LIMAJN!

13
Jan
2023

Fatmir Lima: „ Rrugaqët e Prishtinës!“
( Pse o Fatmir Lima?)
Fatmir Lima siç duket ka shkalluar!
S‘do mend se po!
Një njeri normal nuk e quan qytetin e rezistencës kombëtare; qytetin e dijes dhe librit; qytetin e ilegalëve( klandestinëve) të organizatave të ndryshme çlirimtare; qytetin që Fatmir Limen e bëri njeri: t‘i quan banorët e saj „ rrugaqët e Prishtinës s‘kanë bë asgjë për këtë vend“ duhet atë që deklaron gjëra të tilla dërguar në një spital psikiatrik!
Duhet të keni turp për deklaratën Fatmir Lima!
2.
Fatmir Lima është mirë të lexosh dhe të mësosh diçka!
Po nisim me mësimin që po të jep një „rrugaq i Prishtinës“:
Për Prishtinën ka disa dokumente trashëguese nga arhiva e Stambollit të shkruara në Osmanishten e vjetër por edhe nga shtegtarë të huaj apo edhe studiues si E. Hempi,Zhan Palem Forezjeni (1582)i cili shkruan që në vitin 1032 Prishtina ka 11 Hane, ku Hani i Haxhi Beut i ndertuar më 1032 ose sipas kalendarit tonë 1622/23…
Ka të dhëna nga Shtjefën Gaspri ndersa Coronelli në „ Illyricum“ tregon sa shtëpi kishte dhe se si u shkatërrua e tëra nga lufta Austro- Osmane më 1689,,,
Sipas Baron Gomerit Prishtina ishte një qendër tregtare…
Sa herë rrënohej qyteti dhe fillonte ndërtimi i ri, së pari ndërtohej sokaku, pastaj anash shtëpiat e vogëla të bakërgjinjëve…
Edhe Feliks de Bozhur udhëpërshkrues shkruan për Prishtinën.
Diplomati francez Pukvill kishte miqesi me Maliq Pashë Gjinollin.Në këtë kohë ka 1500 shtëpi…
Në Prishtinë kryqezohen rrugët Selanik- Stamboll…
Por të shohim vetëm pak se çfarë thotë kronikani osman Evlebia Çelebiu në vitet 1662/3:
„ Kalanë e Prishtines e pushtojë dhe e rrënojë në themel Sulltan Murati I ose Hüdâvendigar…
Është një kaza me të ardhura 150 akçesh. Kadiu vjell 5 kese( 1 kese= 50 000 akçe… Aty është selia e qehasë( kethüda) dhe serdâri i jeniçerëve…
E kështu me radhë…
Prishtina dy herë u djegë e tëra, më 1859 dhe 1863…
Prandaj popullsia lëviz dhe vendoset në një pjesë kodrino- malore për shkak të sigurisë… Ju e dini që edhe sot Prishtina si qytet u ndertua mbi kodra dhe pak lugina…
Kur ndertohet hekurudha banoret kundershtojnë, nuk lejojnë që hekurudha të kaloj andej ( ishte djegur qyteti i tyre disa herë) dhe në vitin 1873 hekurudha devijon në drejtimin Mitrovicë- Shkup- Selanik…
Pas kësaj qyteti fillon të marrë formë dhe të ndertoj mahallat e saj…
Më herët kam shkruar për mahallat..
Mos lejimi i kalimit të hekurudhes ishte gabim sepse Prishtina fillon të bie ekonomikisht me kslimin e Kohës…
3.
Prishtina si qytet ishte shembull se si bëhet rezistenca kundrejt okupatorit!
Për Ty Fatmir Lima, „ rrugaq të Prishtinës“ qenkan edhe Nazmi Gafurri, Kadri Prishtina, Familja Stakaj, Xhemajl Prishtina, Sabit Kapiti e shumë të tjerë!
Për Ty Fatmir Lima „ rrugaq të Prishtinës „ qenkan edhe ata 176 prishtinas ( mësues, tregtar, rrobaqepës, zanatlinjë) që në vitet 1945/46 u pushkatuan në hyrje të Taukbashqes!
Për Ty Fatmir Limaj,“ rrugaq qenka edhe Adem Demaçi, Ahmet Haxhiu,Hazir Shala, Ramë Govori“ të cilët të mësuan Ty me ecë shqip dhe me mendua shqip.
Për Ty Fatmir Limaj „ rrugaq qenkan“ gjithë ata demonstrues të shkollës Normale që organizuan demonstraten e vitit 1968.
Për Ty Fatmir Lima „ rrugaq qenkan“ të gjitha sto familje prishtinase dhe nëna prishtinase që gatuanin bukë për djemtë e lirisë.
Për Ty Fatmir Lima,“ rrugaq qenkan“ të gjithë ata të burgosur politikë që lindën, u rritën në Prishtinë por gjakun e derdhën për lirinë e Kosovës.
Për Ty Fatmir Lima „rrugaq qenkan“ dëshmorët e Prishtinës që u vranë nga policia serbe gjatë demonstratave të vitit 1981,1989,1990 e tutje.
Për Ty Fatmir Limaj rrugaq qenkan, ato familje që u hapën dyert studentëve kur pushteti i millosheviqit i largojë nga konviktet.
Për Ty Fatmir Limaj, „ rrugaqe qenka“ familja që strehonte klandestinët e kohës; nxirrte dhe shtypte e shpërndante „ Trakte“, „ Rrugën e Lirisë; familjen në shtëpin e së cilës u morë vendimi që të themelohej Ushtria Çlirimtare!
Për Ty Fatmir Limaj „ rrugaq të Prishtines“ qenkan ato shtëpi prishtinase ku banonin e vepronin Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Fadil Vata e Afrim Zhitia, Hyzri Talla e Ilir Konushevci, Edmond Hoxha e Zahir Pajaziti…
3.
Pse o Fatmir Lima pse?
Të kujtohet, se si një kohë,dikush qytetarët e Malishevës i quante me një emër fyes?
E ja se çka t‘them Ty për qytetarët e Malishevës Fatmir Lima:
Qytetarët e Malishevës janë burra vendi; janë të ndershëm dhe punëtorë; intelektual e profesor; dëshmorë, heronjë e çlirimtarë!
Unë si „ rrugaq i Prishtinës“ ndjehem mirë që kam shok nga Malisheva, që janë burra e jo gojë ndyrë si ti Fatmir Lima.
4.
Fatmir Lima veç një gjë mos e harro kurrë:
Kurrë gjerë më sot, asnjë prishtinali ( i lindur në këtë qytet që e pranoj në mesin e vet edhe familjen tënde) s‘ka punuar në UDBe, në organet udhëheqëse të okupatorit serb, qoftë në kohën e Rankoviqit, qoftë pas rënjes së tij apo edhe kohës së Fadil Hoxhës, Azem Vllasit apo edhe të Morines…
5.
Fatmir Lima ta them haptas:
Ti na quajte mbrëmë te „ Pressingu“ ( te TV7 antikombëtar)“ rrugaq të Prishtinës!“
T‘u rrit ndera burrë se boll i pa burrë ishe!
Unë jam shumë krenar që kam lindur në Prishtinë si „ rrugaq i Prishtinës!
Ke përshëndetje miqësore ( falë një thënje të Sami Frashërit) nga unë RRUGAQI I PRISHTINËS!
E ty haram t‘koftë buka dhe uji i Prishtinës!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk