Shkruan;prof.Selver Islami
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!PKMLSHJ,OMLK,LNÇKVSHJ,LRSSHJ,LPRK,LPRK-fraksion i LPRK,KKIOB,LKÇK
,PRSH,Beslidhja demokratike si ,dhe grimcave tjera organitata në relevin e trojeve shqiptare e
deri të UÇK-ja fitimtare!!!
Populli shqiptar ,si njëri ndër popujt më të vjetër të Europës,përjetoj dhe vuajti sa gjarpëri
nënë gurë nuk hoçi.Çdo here i pushtuar ,shkelur dhunuar e coptuar nën regjimet e njëri pas tjetrit
më shum se 3000 vite.Pushtuesit ndërroheshin e sejcili që vinte ishte më i zi se i vjetri,për t‘ia
vurë kulmin nga viti 1878 Mali i Zi sëbashku me Serbinë gjakatare.
Aty të popujt e shtypur ku ka okupim klasik dhe shtypje të egër, linden lëvizje kombëtare
për ti bër ballë shtypjes dhe për tu çliruar nga zgjegja e huaj. Lëvizjet çlirimtare organizohen në
mes popujve të shkelur e shtypur,ku shpeshëhere pushtuesit e ndryshëm i kan iniciuar dhe
organizuar vet lëvizjet për ti zbuluar më lehtë kundërshtarët dhe per ti qeruar hesapet me ta duke i
vrarë apo burgosë, në rastin e dytë duke i stërvitur dhe duke i futur deri në krye të piramidës
agjentet e vet për t‘i kontrolluar,dhe patur nën kontroll fuçinë dhe synimet e organizatës
(orgaizatave)çlirimtare. Për të qenë sa më të suksesëshëm aksioni kunder organizatave çlirimtare
,pushtuesit zgjedhnin pjestarët e kombit të shtypur servilët duke i avancuar,privilegjuar dhe
rekrutuar në organet e sigurimit të pushtuesit.
Shiquar në formën e mënyren e përçarjes së grupeve (organizatave revolucionare
shqiptare) nuk përjashtohet mundësia se edhe në organizatat çlirimtare shqiptare kan qenë të
infiltruar agjentet e Serbisë.
Sa interesant eshtë se pas LDB-së me përjashtim të NDSH-së të gjitha organizatat apo
lëvizjet nacionaliste e irredentiste kan qenë të orjentuara nga Shqipëria,si dhe idol kryesor kan
patur Enver Hoxhën.Perë këte temë kaq të ndieshme u takon shkenctarëve që të studijojnë ta
trajtojnë pa paragjykime dhe,nga të gjitha këndëveshtrimet,duke i marë parasyshë të gjithë
faktoret relavant,kohë ,vend , pozitë e në periudha të ndryshme kohore.
Në gjysmën e dytë të shekullit që iku,sferat e interesit të fuçive të mëdha ishin të
disfavorshme për trojet tona kështu që Shqipërinë e benë copa-copa.Pjesa më e madhe ngeli nënë
pushtimin e Jugosllavisë,Kosova dhe viset tjera shqiptare.A u shit ,tradhtua apo u ble nga njëra
palë tek tjetra më shum se tre çerek të trojeve shqiptare ,edhe këte temë duhet studiuar dhe
argumentuar pa inate shqiptarçe e nga të gjitha këndvështrimet.
Lufta e armatosur gjatë LDB-së në të gjitha trevat shqiptare nuk solli rezultate të
kënaqshme,u çlirua Shqipëria e Londrës,Berlinit dhe Vërsajës,ndersa pjesa tjetër ngeli nënë
pushtimin e hekurt të Jugosllavisë,lufta e Drenicës e udhëhequr nga Shaban Polluzha, u shua me
zjarrë e hekur,si dhe të gjitha grupet,apo kryengritësit me armë në dorë u vranë,burgosën apo u
arratisën jasht vendit.
Pas tyre kryengritja shqiptare nuk pushoj së ekzistuari duke nxjerrë në ballë figura më
madheshtore e historike të kombit tonë ;Adem Demaçin ,Kadri Osmanin e Metush Krasniqin me
organizatën Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve të cilët ishin udhërrëfyesit e karvanit të bardhë
të rreshtuar kundër Jugosllavisë se krajlit Tito.Pastaj u themeluan e formuan organizata të
ndryshme si;Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës,Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe
viseve tjera shqiptare nënë Jugosllavi ,Partia Komuniste marksiste-leniniste shqiptare në
Jugosllavi e grupe apo organizata më të vogla në nivel lokalesh.Ku të gjitha këto organizata
vepronin dhe zhvillonin aktivitetin e tyre atdhetar në Atdhe dhe,kishin raporte mes tyre tejet
vëllezërore e të shkelqyeshme bashkpunimi.Ishte bashkpunim i shkelqyshëm ngase te gjitha këto
grupe si dhe i mbarë populli shqiptar në Jugosllavi ishte i pushtuar dhe,se armikun e kishin para
çdo votre shqiptare.Uniteti dhe bashkpunimi i grupeve ilegale ishte shumë në nivel korrekt dhe i
sinqertë dhe ishte më unik se sa jeta e brendëshme e një partie politike cila do qoftë ajo sot në
Atdhe.
Armiku dhe bashkpuntorët shqiptarë të armikut nuk kursenin duke i mbushur burgjet plot
kryengritës,duke i denuar me denime drakoniane dhe duke i maltertuar e sakatuar para fëmijve
ashtu si në kohen e inkuizicionit,çdo familje nacionaliste.Megjithate karvani i bardhë nuk
nënshtrohej dhe nuk pushoj,radhët zevendesoheshin me antarë të rinjë,sidomos pas kryengritjës së
përgjakshme të vitit 1981.Këto ngjarje historike kishin efektin e vet, ku së paku tronditën në
themele armikun dhe argatët e tij kolaborator duke e humbur davanë dhe kontrollin pushtues mbi
shqiptarët.
Nga viti 1981 e tutje tereni për organizim të ilegalës ishte më i përshtatshëm dhe
asfaltuar me gjakun që u derdh në ato demonstrata.Por edhe në diasporën shqiptare ngjarjet e vitit
1981 arritën si rrufe ,ku dolën në përkrahje të vëllezërve të tyre duke organizuar demonstrata
nëper metropolet e Europës,kuptohet se forma dhe organizimi i demonstratave në Europë ishte më
komod dhe i lejuar me leje të posaçme nga organet e rendit.Në Europë kishte së paku dy rryma
emigrantësh,të rinjët dhe të moçmit,ata të moçmit kishin huç rrugën,sepse si prioritet dhe symim
kishin rrezimin e pushtetit popullor të Enver Hoxhës ku bashkëvepronin me çdo shërbim sekret të
huaj e,më së shumti me UDB- ën,për arritjen e këtijë qëllimi të poshtër e pastaj t‘i „bashkojnë“
trojet shqiptare gjë ,që ishte e pamundur deri sa Enveri të ishte në jetë dhe, grupi i të rinjëve që
ishin puntorët e perkohëshëm qe kishin mërguar si punëtor krahu nga viti 1967 e tutje por, që ju
kishin shtuar edhe të përndjekurit politik,siç ishte Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka.Edhe ky grup nuk
ishte ndonjë foktor me rëndësi sepse ishte i pushtuar nga ambasadat dhe konsulatat jugosllave,si
dhe të gjithë thuaja ishin punëtorë krahu me një pergaditje arsimi më së shumti shkollimin
tetvjeçar.
Falë ngritjës intelektuale e atdhetare të Jusufit,Kadriut dhe shokëve të tyre në mërgim gjatë
vitit 1981,u organizuan disa demonstrata kryesisht në Zvicër e Gjermani në perkrahje të
kerkesave të vëllezërve të tyre në Atdhe.Por duke e parë rrezikun që po i kanoset nga fuçia
intelektuale dhe organizative e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës,për ekzistencën e emërit
Jugosllavi,i tërë aparati se bashku me kryeshefin e sigurimit shtetrorë jugosllav Stane Dollanci
mori vendim per lekuidimin e tyre fizik,kështu që u organizue prita 6 muaj rrjesht por me 17 janar
1982 me sukses kryen atentatin ndaj tre bijve më të mëdhenj të kombit tonë në ato kohë,atentat i
cili edhe pas 40 viteve mbeti nënë hije dhe,i pa zbuluar.Ishte shumë i lehtë lekuidimi i tyre sepse
konsujt serb si Bashkim Hisari,Beqir Kuçi,Shefqet Berisha e tjerë nuk rrinin të heshtur kurë në
ndihmë kishin Sadik Blakaj,pastaj tër ditën në bahnhofin e Stutgardit rrinte duke pirë kafe një
burrë me kostum të zi hajshëm e jo i gjatë dhe,çdo here kishte rreth vetes në tavolinë tre-kater
persona e që emër e mbiemër kishte Riza Bahnhofi.
Lirisht mundë të thuhet se 17 janari i vitit 1982 nuk ishte ditë e bashkimit të ndonjë apo,të
asfarë organizate të masave por,ishte fillimi i një moti të lig e të kobshëm ,ishte ezezdita për
Atdheun tonë të mjerë,sepse humbi tre kryengritës të pa nënshtruar kundër regjimit gjakatar të
Beogradit ,si dhe i një fillimi të një përçarje te theksuar të grupeve dhe grupashëve në mërgim
e,që thërritëshin si shpëtimtar të Atdheut.
Shtrohet pytja; si mundë të arrihej një bashkim i një organizate të masave në mes tre
personave kur dihet botërisht se Jusufi i shkretë ishte i kapur dhe shantazhuar për së gjalli dje
,dhe, sot për së vdekuri nga një mikroborgjez dhe matrapaz që emërin e kishte të Turkut e
mbiemërin e kishte të shkaut e ku nga sot do ja përkthej në gjuhën shqipe nëse e pranon ai faqezi
vet ndërrimin e emërit dhe të mbiemërit; (Sabri e ka selametin-sabri= Durim,si dhe Novosella=
Fshatiiri)Durim Fshatiiri.Pra ku kishte guxim pa pëlqimin ,miratimin dhe pa e pytur tereziun e
Stambollit të mer një hap të tillë si,dhe kurë dihet botërisht se mardhenjet e bashkpunimit në mes
Jusuf Gërvallës e Ibrahim Kelmendit kishte kohë që ishin të ngriera deri në darsmën e Kadri
Zekës,ku në librin e tijë tregon dhe shkruan Ibrahimi;në darsmën e Kadriut (dhjetor 1981) I thash
Jusufit;që t‘i pyet dy dasmorët bacën Avdi dhe bacën Zymer se a po ta sabotoj shpërndarjen e
gazetës Zërin e Kosovës,ku sipas Ibrahimit që të dy Zymeri dhe Avdiu me që kishin nga një djalë
dëshiri në Atdhe ishin shantazhuar nga UDB-ja dhe ishin kthye në bashkpuntor të UDB-së.E kujtë
i duhet proklamata e keti bashkimi të pa qenë e të fantazuar sot,dhe çka fiton kush me këte
dezinformatë naive e të pa shije e të pa kripë???Përpos që fitojnë ata që e fabrikuan dhe shpikën
këte shpifje,dhe falsifikuan 17 janarin ditën e gjakut të derdhur për liri.
Prap na del në skenë demagogu e hileçari i pafund i çështjes madhore Durim Fshatariiri
dhe me 17 shkurt po të vitit 1982 (kjo eshtë e vërtetë)së bashku me përfaqsues të Partisë
Komuniste Marksiste Leniniste te Shqiptarëve në Jugosllavi formojnë Lëvizjen për Republikën
Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, ku me 14 maj te ati viti bien në kontakt me perfaqsuesit e
Organizatës Marksiste Leniniste te Kosovës dhe i bashkangjitën organizatës se masave pa as një
vërejtje,Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllave ku, organ i LRSSHJ-së mbetet
Zeri i Kosovës me adresë ne Badhaustr,35 Biel-Bienne adresë i cila ishte trashiguar nga Kadri
Zeka në një librari të një Zvicërani .
Në demonstraten e Bernit në Zvicer ku ishte demonstrata më madhështore deri në vitet 89-90
,e organizuar ditën e shtunë me 26 qershor 1982,atë ditë ku filloj punimet konfresi i XII -të
i LKJsë e,thirrur nga Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi ku bashkangjitur me
thirrjen për demonstratë ishte shpërnda edhe komunikata mbi bashkimin e tri grupeve atdhetare
dhe formimi i LRSSHJ-së,e ku
këte dokument e botoj këte vit Osman Osmani me 17 shkurt të këti viti në portalin e
Radiokosovës së lirë,si një organizate e masave me emërimin e Republikës së trojeve të
pushtuara në bazë nacionale e jo në emërtim gjeografik,ku në Republikën Shqiptare në Jugosllavi
do të përfshihen të gjitha teritoret ku me shumicë jan shqiptar,ky emërtim u përshendet dhe
mirëprit në terësinë e trojeve shqiptare të okupuara si një sihariq i i paparë ndonjëhere gjerë me
tani ,sepse Republika përcaktonte dhe përfaqsonte qartë dhe kthjelltë kombin që do ta mbuloj
Republika ,pra,kombin shqiptarë,dhe kjo komunikatë u shpërnda gjithandej ku flitet shqip,nga
vjeshta e vitit 1982 e,sidomos nga muaji maj i vitit 1983 ku në krye të LRSSHJ-së në Atdhe ishte
Rexhep Mala,Nuhi Berisha ,Enver Topalli e tjerë.
Në Atdhe nuk kishte as kohë ,as komoditet e as përpjekje për divergjenca e luftë bërrylash
sikur që kushte në mërgim.Deri sa Lëvizja falë, aftësive gjigante të tëpavdekëshmëve Rexhep
Malaj e Nuhi Berishës rritej e shtohej në Atdhe,në mërgim filluan të shfaqën paknaqsitë për
rezidenca e karrige nga vetë themeluesit e LRSSHJ-së,kështu që filloj ndarja e grupit të parë qe
udhëhiqej nga Abdullah Prapashtica,më vonë duke mos u kënaqë me pozitat në LRSSHJ-ë doli
grupi i Durim Fshatiiri dhe per absurditet filloj të vetquhet LRSSHJ-ë duke e nxjerë të njejtën
gazetë me emërin e Zerit të Kosoves në Suedi ka mesi i vitit 1984.Ku per shkaqe të paaftesive
intelektuale e organizative për nje kohë të shkurtë u shua dhe pushoj së vepruari grupi i vogël
rreth kësajë organizate tinzare, që malpulonte façeziu Durim Aga,domëthënë se ishte një bashkim
falco e formal e jo esencial për çeshtjen e Atdheut u vërtetua për një kohë të shkurt dhe,do të
vertetohet edhe më vonë si eshtë zi e më zi .
Perçarja e këtyre grupeve kishte edhe një defekt shumë të madh ndër masat e mërgimtarëve
sepse filluan akuza e kundërakuza nderi më monstruozet në mes grupeve ku sejcili grup akuzonte
grupin tjeter se jan të ludhur me UDB-ën ,e neve grupi ynë jemi të pastër e në rrugën e drejt,forma
e propagandës kundër njëri-tjetrit kishte arritur deri edhe në shpërndarjen e shëritave të
kasetofonit në emër të Radio Tiranës, megallomani pa dinjitet njerzor Milaim Zeka lexonte dhe
incizonte dhe shpërndante kaseta me miratimin e Durim Fshatiiri ;“Ju flet Radio Tirana;ju flet
radio Tirana
Komunikatë ;
Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi në mbledhjën e fundit të sajë shqyrtoj
gjendjen organizative në radhët e Lëvizjes, ku pos të tjerave mori vendim për perjashtimin e dy
elementëve destruktiv e të dyshuar nga radhët e Levizjës ;Ibrahim Kelmendin dhe Xhafer
Shatrin“etj,mere me mend të pa ftyerit , deri ku kan arritë që,të përzihen edhe në punët e
brendëshme të institucionit çfarë ishte Radio Tirana në ato kohë.Besa situata kishte
eskaluar edhe më zi ku u derdh gjak dhe humbje jete në mesin e mërgimtarëve tanë.Të gjitha
këto grupe pa perjashtim nuk kishin ndikim të madh në trojet e pushtuara,sejcila nga grupet
konsideronte vetën se eshtë koka dhe zemra e Atdheut pa të cilin grup Atdheu nuk mundë të mari
frymë e do të vdiset.
Pas vrasjës ne mes të natës 11 e 12 janarit 1984 të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës,në
mes të Prishtinës nga dora shqiptare dhe ,vrasjes se Zijah Shemsiut me 5 maj 1985, në CZ të
Beogradit si dhe burgosjes së Kadri Osmanit me shokë radhët e LRSSHJ-ë në Atdhe u
ligështuan,deri sa në mërgim edhe pse kërkohej të lexohej libri i Nasho Jorgaqit mërgata e qyqeve
,grupet e qyqanave nuk e lexonin fare dhe u benë pikë e pesë,edhe më zi se mërgata e qyqeve e
Ihsan Maçit dikurë.
Në vitin 1985 në një demonstratë në Gjenevë u mblodhën afër dhjetë paseporta jugosllave
për ti sjellë nga kampi latina në Itali Rrustën dhe Sylën, ku me të ardhur në Zvicer u vendosën në
ballin e oxhakut në LRSSHJ-ë ,ku të gjithë energjinë e tyre e shpenzuan duke e e reformuar
LRSSHJ-në,bënë spastrime në organizatë,aq sa ditën e mundën si ideolog që e quanin vetën duke
ia hequr në ballinën e Zerit të Kosovës thënjet apo citatet domëthënëse si zë kushtrimi të Jusuf
Gërvallës e Kadri Zekës të cilat ishin këto; „Në ballë të këti populli dhe të këmbët e këti populli
flijimi,dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tijë do të na vije si përjetimi më i bukur dhe fisnik
tër jetës dhe,nuk do të ketë forcë që na ndalë në rrugën tonë të ndritshme“
Jusuf Gërvalla ,ndersa Kadri Zeka thoshte; „Lëvizja revolucionare e popullit tonë nuk eshtë e
vetmuar ajo,bënë pjesë ne proçesin e gjërë të lëvizjeve revolucionare botërore që,po e
tronditë nga themelet botën e vjetër kapitalisto-revitioniste dhe,po i hapë dyert botës së re
socialiste“,për ta zëvendësuar me citatin „Proletar të të gjitha vendeve bashkohuni“.Ndërsa në
vitin 1986 nga represioni i vazhduar ne familjën Gërvalla nga zagarët e UDB-së ,ikën së pari në
Shqipëri e pastaj me ndihmën e qeverisë shqiptare nga Tirana arritën në mërgim vëllezërit Hysen
e Avdyl Gërvalla, ku të gjithë grupashët i vizituan duke ju uruar mirseardhjen ne mërgim dhe
duke bëre përpjekje përë konvertimin e tyre në organizatën përkatëse, jo që llogaritëshin të
aftësuar siç ishin Jusufi e Bardhoshi sa,që kishin nevojë për mbështetjen e tyre shkaku i
mbiemërit Gërvalla si vëllezër të Jusufit.Ndërsa edhe Hysen e Avdyl Gërvalla llogaritnin vetën e
tyre se jan dikushi dhe me që nuk zunë vend të asnjeri grup filluan që ta formojnë grupin e
tyre,“Punëtorët me punë të perkohëshme jasht Atdheut ku,së pari filloj të shperndahet letra e
shkruar nga baca që quhej letra e Bacës ,me sygjerime e këshilla per një bashkim të mundshëm e
të mirfillt të tëgjitha grupeve,ku një gjë e tillë ishte e pamundur sepse neve shqiptarët jemi
alergjik ndajë një bashkimi për çështjen e Atdheut.Po citoi një fjali të letrës së Bacës; „siç ka
thënë Lenini jemi ndarë që të bashkohemi prap“si dhe propozoi ti ndërrohet emëri i organizatës së
masave nga Lëvizja për republikën socialiste shqiptare në Jugosllavi ne; Lëvizja popullore për
republikën e Kosovës ,si propozim.Meqenëse Rrusta dhe Syla kishin ndikim dominant në
organizatë pranuan propozimin e bacës që organizata ta ndërtoj emërin,jo se ishin të bindur që
emëri i ri eshtë më i përshtatshëm për masat e gjëra popullore sa që shfrytzonin rastin ta nderrojnë
emërin dhe ta ta tkurin kërkesën legjitime dhe organizatën, nga Republika Shqiptare në
Republikën e Kosovës në kufijt gjeografik të Kosovës së AVNOJIT- me që ishte propozim i i
Hysen Gërvallës.
Zbrapsja apo tërheqja prapa,në emërtimin e Republikës nga që ishte Republika Shqiptare në
Jugosllavi ku emëri i Republikës perfaqsonte edhe emërin e kombit shqiptar ,në Republikën e
Kosovës,të nje termi gjeografik ishte një disfatë e madhe dhe nënshtrim ndajë armikut ku behej
kompromis me kërkesë legjitime të shqiptarëve në Jugosllavi,kjo lojë dhe,ky hap i gabuar dhe i
rëndë dhe shumë i dëmshëm do ,tu kushtoj më së shumti trevave shqiptare nënë Jugosllavi mbi
kurrizin e tyre, ku për këte rast do të flasim më vonë.
Sharlatanët me tru të plagosur rëndë nga ,karierizmi,familjarizmi,lokalizmi e sëmundje
tjera foshnjore ,arritën me luftën e ndyer e të paparë që LPRK-në e formuar në vitin 1986 e jo në
vitin 1982,ta ndajnë në dy grupe ,apo të ndahet fraksioni i LPRK-së siç thirrej atëhere Lëvizja pa
adresë. Nuk mbahet mend në lëvizjet tevolucionare botërore akti i ulët,i poshtër dhe i pashembullt
siç ndodhi të ne shqiptarët ku fraksioni i ndarë nga trungu i organizatës të vetquhej me të njejtin
emër dhe ,organi i organizatës të ketë të njejtin emër siç ndodhi në dy raste të ne shqiptarët ,rasti i
parë ishte kurë matrapazi që kishte dhe ka sorratin e turkut Durim Fshatiiri doli fraksion i Lëvizjes
për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi në mes të vitit 1984 me të njejtin emër
LRSSHJ-ë dhe me të njejtën gazetë Zëri i Kosovës,dhe,tani rasti i dytë me të njejtat shantazhe e
divërgjenca me që, nuk i morën në dorë frenjët e Lëvizjës Popullore te Republikës së Kosovës
do të dalin fraksioni i tretë dhe më skandalozi gjerë me tani ,me te njejtin emër e të njejtin organ
„Zëri i Kosovës“ por pa adresë dhe ta quajn vetën LPRK-ë e „vërtetë“.
Prandaj në këte situatë dhe në këte amulli organizative të shkaktuar nga psikopatët me ndjenja
të plagosura kombëtare më tepër i bënë argat Serbisë se,sa që Serbia kishte fuçi të na luftonte me
kuisling dhe me tërë aparatin shtetror.
Tani më tepër se kurrë më parë u qua në „ vend amaneti i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës“
sepse sa here që vinte janari i kobshëm dhe ofrohej data 17-të,njëra lëvizje bënte homazhe të
shtunën e tjetra të dilen pranë varrëve të dëshmorëve ne Badcanstat,pastaj në organizimin e
demonstratave kurë lëshonte thirrje për demonstratë njëra lëvizje ,antarët e tjetrës aty,ku kishin
mundësi e ndikim e sabotonin demonstratën,por që dërgonin nga një „bedel“ të besuar për të
raportuar mbi ecurinë e demonstratës së klanit të kundërt.Në këte luftë shtrigash ishin më aktiv ,të
zhdërvjellt ,demagog e përfid antarët e vetquajtur gjëja të Lëvizjes Popullore të Kosovës,fraksioni
pa adresë.
Ndërsa kryesia e Lëvizjes Popullore e Republikës së Kosovës me adresë ishin në
nivel ,të përmbajtur dhe duke mos e përbaltë kodin e etikës revolucionare,pastaj ishin nga
ata të cilët kishin dhënë gjak në përiudha të ndryshme kohore e historike edhe kishin dhënë
prova për një unitet të mirfilltë si në Atdhe ashtu edhe në mërgim.
Fatmirsisht aktiviteti që ishte zhvilluar në Atdhe, nga udhëheqësit e kohës në kuadër të
Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi,sidomos gjatë vitit 1983,84 e deri në
vitin 1985 ,siç ishin Rexhep Mala,Nuhi Berisha,Enver Topalli,Zija Shemsiu etjer,Lëvizja per
Republikën Shqiptare e shtriu aktivitetin gjithandej trojeve shqiptare të pushtuara,shpërndarja e
Zërit të Kosovës me adresën Badhaustr.35 Biel-Bienne,nuk mungonte numër pas numëri,pastaj
radhet ilegale në Atdhe as që e kuptonin përçarjen kaq të theksuar e të pakuptimt në mërgim,ku
nëse dikush dilte i organizuar që të kontaktoj me shokët në mërgim, dhe,për t’u kthyer prap në
Atdhe,këte përçarje e kuptonte ,konsideronte,spjegonte dhe vlersonte që ndodhë si pasojë trurit të
plagosur të përçarësve si,dhe, imponim nga komoditeti,e salltaneti duke jetuar nga socialamti e,me
konsumimin e margarinës e buterit të Aldit e Migrosit,si dhe konstatonin se përçarjet që kishin
ndodhur nuk ishin përë shkaqe parimore e programore,por ndodhnin shkaku i
karjerizmit,injorancës,familjarizmit,bajraktsrizmit e izmave tjerë naiv. Duhet theksuar se në këte
mjegull organizative u formua edhe Grupi Komunist i Kosovës,i cili grup nuk u formua në bazë
të vetëdijes dhe ngritjës në shkallë të lartë i themeluesve mbi bazën e marksizëm-leninizmit ,sa që
u themelua për t‘u mbrojtë nga akuzat e grupeve rivale në teren ,se gjaja filani e fisteku jan
përjashtuar nga Lëvizja sepse jan antikomunist.Zatën edhe ndodhi që ende pa zhvilluar aktivitetin
GKK-u shpartallua sikur të ishte një fluskë bore e „Edita Tahirit“ në muajin maj.
Kjo gjendje e mjerë sa vinte e rritej me thënje e kunderthënje ndër më çnjerzore kundër
atyre që ishin së paku sëbashku në një llogor,ndërsa popullit tonë të shtypur sa vinte e i
shtërngohej laku në fyt.Pas vitit 1988-89 e,sidomos pas manifestimit të 600 vjetorit të betejës së
Kosovës ku,manifestuesve në binë u folën dy shokët e ngusht të partisë së LKJ-së Azem Vllasi e
Slobodan Milosheviçi,ku gjendja në Atdheun tonë ndryshoj në mënyrë maranendëse,sepse në
Serbi fituan forcat e errëta nacionaliste dhe çetnike serbe që ,sigurisht se fitorja e këtyre forcave
ishte e dëmshme dhe e përgjakshme për popullin tonë,por edhe një fitore e madhe në unitetin e
popullit tonë i cili ishte i ndarë në dy tabore nga viti 1945,pjesa më e madhe e popullit tonë të
mjerë ishte palue ,radhitë dhe pajtue me okupimin gjakatar serbosllav ,jo vetëm që ishte pajtue
por,edhe ishte vue në shërbim të pushtuesit kundër vëllezërve të vet nacionalist e
irredentist.Ndihma më e madhe e grupeve ilegale në Atdhe u bë pikërisht nga kryeçetniku
Milosheviq,sepse po të fitonte krahu i Stamboliçit edhe Vojvodina do ishte nda nga Serbia e,
Kosova kurrën e kurrës nuk ishte nda .Ai (Sllobodani) mendoj se i ka përthekue të gjithë
shqiptarët e okupuar nënë serbosllavi dhe nuk ka nevojë për ndihmën e kolaboratorëve e as të
shërbëtorëve të tijë më besnik gjerë me atëhere që i kishin sherbye me besnikërinë më të madhe
nga viti 1945 e këtej,kështu që filloj me çveshjen e të gjithë antarëve të LKJ-ë nga Partita dhe
nga të gjitha institucionet duke e suprimue edhe autonominë e vitit 1974.Në suprimimin e
autonomisë se vitit 1974 ku bëhej fjalë për dy amandamente ndihmë të pakursyer i dhan
Milosheviçit edhe shqiptarët si Hysen Kajdomçaj me shokë e deri të Sinan Hasani. Sikur
Sllobodan Milosheviçi mos t‘i ndërmerte ato masa dhe sikur ta perdorke një politikë sikur dikur të
krajlit Tito,ende sot i kishe më tepër se gjysmën e shqiptarëve me Serbinë ashtu siç ishin 45 vite
me radhë. Prandaj ndodhën protesta dhe demonstrata masovike.Marshimet e nëntorit nga 17-21
nëntor të vitit 1988 si dhe ngujimi në zgafella të minatorëve nga 20 shkurti e deri me 28 shkurt
1989 ,të gjitha këto ishin kërkesa për bashkim vëllezërim dhe për rrugën e Titos,si dhe mbrojtjen e
autonomisë se vitit 1974,thirrjet,flamujt me fotografi të Titos por,dhe kërkesat ishin të asajë rruge
si të 45 viteve te mëparshme në mbrojtjen e vëllazërim-bashkimit.
Azem Vllasi o ku je ,krejt Kosovën në këmbë e ke,Kaqusha Azem ,por ka patur edhe thirrje o
Azem o tradhtar ne të mbrojmë se je shqiptar,ndersa zërat per republikën e Kosovës ishin të pakët
apo shurdhues.Ka ndodhë që edhe të sulmohen nga shokët demonstrues nëse dikush ka brohoritë
Kosova Republikë. Me të derejt deklaron Azem Vllasi se ishte promotori i aryre ngjarjeve të vitit
1989,sepse ishin në mbrojtje të bashkim-vëllazërimit.
Jugosllavija qe pas vitit 1945 ,si shtet artificial që ishte formuar e,që 45 vite me radhë ishte
udhëhequr nga dy klane kryesore në luftë njëri me tjetrin,për dominimin e Jugosllavisë,klani
unitarist serbomadh dhe klani federalist kroatoslloven,e që i ballanconte sa ishte gjallë krajli Tito
.Titua vazhdimisht për stabilitetin e Jugosllavisë ndermerte masa spastrimi herë të njëri klan e
herë të tjetri.Pas luftës së dytë,lekuidimi i grupit të Drazhë Mihajloviçit,Milovan Gjilasit,pastaj
shtypja e lëvizjes Kroate e deri të inforbyroja.Ndersa shqiptarët në trojet e tyre ishin në shënjestër
për lekuidimin fizik të tyre vazhdimisht si,dhe përdoreshin si vegël kurë bëheshin spastrime në
klanin unitarist,në mbështetje të klanit kroatoslloven dhe Tito i avanconte juridikisht,por jo në
nivel Republike. Edhe dhuna e represioni që ushtrohej ndajë shqiptarëve në trojet etyre per ti
shpërngulur nga trojet tona drejt shkretëtirave të Anadollit behej në pajtim dhe ujdi me krerët
kryesor të shtetit jugosllav Tito,Kardel,Rankoviç,Milan Gjuriç ,Stane Dolanc e Stefanoviç por
edhe të kuislingëve shqiptar Mehmet Hoxha,Ali Shukriu,Kolë Shiroka etj,sidomos pas luftës së
Drenicës e deri te viti 1966,pas mbledhjës së Brioneve.Kështu që edhe asajë Jugosllavije po i vije
fundi,dhe në shkatrrimin e Jugosllavisë rrol të fuçishëm luajti klani kroato-slloven ku në
kongresin fundit të LKJ-së të gjithë komunistët slloven lëshuan sallën e kongresit në shenjë
paknaqsie dhe morën rrugën e ndarjes nga Jugosllavia.
Me ketë rast në vitet e 1989-90,filloj një lloj liberalizimi në tërë Jugosllavinë,dhe u liruan
të formohen parti të ndryshme politike.Të dielen me 22 dhjetor 1989 pas kremtimit të ditës së
JNA-së ,të nesërmen ditë e hënë me 23 dhjetor ,një grup intelektualësh që të gjithë pasi ishin
ngopë një kohë të gjatë me librezën e LKJ-së në xhep dhe duke ngrënë dhe pirë në koshin e LKJ-
së, i,hudhën ato libreza dhe,themeluan Lidhjën demokratike të Kosovës,LDK-në duke e
regjistruar në jurispodencën e Beogradit.Tani të gjithë antarët e LKJ-së ku Atdheu ynë kishte mbi
180 mijë dhe familjët e tyre kishin të drejt ti hudhin librezat e LKJ-së dhe të paisen me ato LDKsë.
Por disi më ndryshe,deri sa partia Kroate HDZ-ë kishte formuar degët e veta nga Zagrebi e
deri në Janjevë të Kosovës,Lidhja Demokratike duhej të kufizohej vetëm në Kosovën e AVNOJit,
ngase ashtu ishte tkurë kërkesa më parë nga Lëvizja për republikën Shqiptare në Jugosllavi në
Lëvizjën për Republikën e Kosovës . Tani në Kosovë u zgjodh i pari kryetar ish komunisti
jugosllav prof.Dr.Ibrahim Rugova, i cili edhe pse kishte humbur atin dhe gjyshin nga okupatorët e
LKJ-së ky,prap kishte rrëshqitë lezetshëm në radhët e kësajë partie fashiste,duke u bërë i pari në
kryesinë e shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës,e në emër të kësajë shoqate duke e denuar ashpër
nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar në vitin 1981.
Po pse askush nga historianët,analistët,studiusit apo dijetarët e Atdheut nuk e spjegoi e
sqaroj kurrë deri me sot se ku,në cilin front,apo betejë apo kryengritje ranë Ukë Rugova dhe
Rrustë Rugova, babai dhe gjyshi i Ibrahim Rugkvës ,eee shumë interesant a???
Prandaj më lejoni të spjegoj rastin e vërtetë sipas dëshmisë së një këngëtari të rrafshit të
Dukagjinit i cili jetoj afër 85 vite,Sali Sadikut….;Pasi trojet shqiptare u ripushtuan ushtarakisht
nga Serbia e Mali i Zi,me ushtarë çetnik e drazhistë ,para syve të Sinan Hasanit ,Mehmet e Fadil
Hoxhës ,Kolë Shirokës ,Ali Shukrisë e shumë të tjerëve.Në qytetin e Istogut ishte një objekt që
quhej kulla e popit në formë burgu, brenda objektit mbyteshin shqiptarët me çekan,nënë zhurmën
e daullës, nga çetnikët serb e malazez,kjo kullë si roje apo gardian burgu kishte të gjithë shqiptarë
e në mesin e tyre ishte roje edhe Ukë Rugova babai,i Ibrahim Rugovës.Në një mëngjes kurë kishte
krye ndërrimin e natës si roje në kullën e popit,duke i ruajt shqiptarët që pritnin në radhë vdekjen
me çekan,Ukë Rugova duke shkuar rrugës për në shtëpi ne mes të rrugës i takon një grup
gjandarrësh serb ku kishin lidhur dorë për dore 10-12 shqiptar qe i kishin mbledhur për t‘i dërguar
në kullen e popit për ti mbytur më vonë,e,në mesin e ati grupi ishte edhe Rrustë Rugova babai i
Ukë Rugovës,meqenëse Uka njihej mirë me gjandarrët serb ngase ishte takuar shpeshë herë me ta
në kullën e Popit,i lutë gjandarrët që nga ata 12 veta t‘ia lirojnë një,sepse ishte babai i tijë,kështu
që gjandarrët nuk pranojnë në asë një mënyrë,lirimin e Rrustë Rugovës dhe,gjendja eskalon ku me
këte rast gjandarret serb vrasin aty per aty babë e birë ,Rrustë e Ukë Rugovën.
Pas LDK-së u formuan një numër i konsiderueshëm i partive por te gjitha me orjentim
për federatën apo konfederatën jugosllave,ku do veçoj edhe partinë UJDI-të pionirit serbojugosllav Veton Surroi.
Tani u krijua një ambient shum më i pershtatshëm per luftën e mëtejme të nacionalistëve dhe
irredentistëve shqiptar,por fatkeqsishtë ishin të shkaperderdhur e të përçarë,;Duke u nisur nga
parimi se populli eshtë gjykatësi më i mirë,në këto kushte e rrethana Lëvizja Popullore për
Republikën e Kosovës me adresë,dega jasht vendit e pushoj dhe ndërpreu aktivitetin,ngase shokët
e tyre shumica që ishin liruar nga burgjet ishi pozicionue në LDK-në,ku në këshllin e përgjithshën
ishin gjithsejt 44 antar të burgosur,si dhe kishte numërin më të madh të ilegalës në Atdhe pas
vetit.LPRK-ë – fraksion i LPRK-së ose Lëvizja pa adresë në këto kohë ishte thuaja pa ndikim fare
kur kihet parasyshë edhe ndarja në vete e fraksionit të LKÇK-së që ishte shum e organizuar në
Atdhe.LPRK-ë pa adresë ra në pozitat e utoparlandit të alternativës kosovare,për kete deshmi
vlenë të shiqohen e studiohen gazeta Zeri i Kosovës i asajë kohe.Pasi që dolën nga burgu dhe
emigruan në mërgim grupi i të burgosurve i Dukagjinit i kryesuar nga Ismail Haradinaj dhe Jashar
Salihu ,dhe bashkangjitja e tyre në LPRK – në fraksioniste,kjo organizatë filloj të këndellet dhe ta
mari vetën.
Në anën tjetër atdhetarët nacionalist që ishin të bindur në proverben popullore;“Çka ka
thenë Zojë Mërturja ,këto punë i ndanë koburja“ në Atdhe,se zgjidhja dhe ndarja me Serbinë eshte
vetëm gryka e pushkës ,filluan të mobilizohen dhe të lidhin besën si vëllai me vëlla,edhe pse ishin
shumë të pakët tërmetin që do ta shkaktonin më vonë këta dragoj do ta ndëgjoj tërë bota.
LDK-ë ,e cila u themelua me 23 dhjetor,nga ai kalibër i themelusëve pa përjashtim dhe , që
ishin rritë dhe edukuar në frymën e LKJ-së,pavarësishtë dhunës dhe terrorit që ushtronte junta
ushtarake e Millosheviqit,prap se prap kishin vullnet që me Sllobodanin të bejnë bisedime e
marveshje,si ato;2+2 apo 3+3 e besa të formojnë edhe organe udhëheqëse që do t‘ i njohi
Serbia,me Ibrahim Rugovën president e Mehmet Hajrizin kryeministër,porë falë qëndresës dhe
kundershtimit të rrept e të vendosur të Fehmi Aganit ra në gropë kjo teori.Ndersa si fasadë për ti
penguar dhe dezorjentuar forcat çlirimtare LDK -formoj ministrinë e mbrojtjes me minister
Anton Kolën e me vonë me Hajzer Hajzeraj ,ndersa ne mergim formoj degë e nëndege gjithandej
diasporës,ku ju përgjigjën një numër dhjet fish më i madh se numëri në të gjitha grupacionet e
mëparshme revolucionare,në LDK-u kyçën edhe aktivist të hershëm të cilët për arsye të ndryshme
karierizmi kishin pushue aktivitetin,përshembull në Zvicër u zgjodh kryetarë i LDK-së, kryetari i
LPRK-së në Kosovë i zgjedhur në mbledhjën e tretë të LPRK-së që konsiderohej si antar i
OMLK-së ;Gani Syla nga Kizhnareka,e më vonë Hysen Gervalla.U hapën fonde dhe u emërua
kryeministër Bujar Bukoshi,.Në këte valle u hudh edhe intriganti me mëshumë se pesë fytyra biri
i nënës Naile,Durim Fshatiiri,duke vjellë vrerë kundër një etape të kaluar edhe pse ishte i vetmi
ndër të vetmit tarzan që ia kishte hedhur sigurimit të shtetit shqiptarë, i cili me ndihmën e Ibush
Kllokoqit kishte kaluar kufirin në Shqipëri e,me ndihmën e qeverisë së Enver Hoxhës kishte
kaluar në Turqi,por me gjepat e mbushur plot , ku përmes këti matrapazi qeveria shqiptare kishte
akorduar një ndihmë simbolike prejë 1 milion US dollar për t‘i ndihmuar grupet ilegale në
aktivitetin e tyre çlirimtar.Ne ate kohë kursi ishte 1:4 në favor te DM gjermane.Pra i mori 4 milion
DM. dhe i ruajti si sytë e ballit për të blerë sot pushimoren nëna Naile siç i ka vue emërin e nënës
së tij.
Më e organizuar në mërgim falë grupit të burgosurve politik nga Dukagjini që ju
bashkangjitën ishte LPRK-fraksion i LPRK-së që tani si rival politik kishte LDK-në dhe qeverinë
e Bukoshit,në mërgim filluan të mbledhin para permes 3% -it,në fond të qeverisë Bukoshi por
ishte hapur edhe fondi vendlindja thërret .
Ndersa në Kosovë bijtë e vendosur të asajë toke që ua kishte dhuruar Zoti si profet të asajë toke
vazhdonin të vendosur që të formojnë krahun e armatosur për t‘i dalë në mbrojtje popullit
duarthatë dhe të pambrojtur,kështu që në një natë dimëri ne fund të vitit 1990 , ku në çdo kohë të
historisë baruti dhe eshka kan qenë të thatë dhe të gaçme për tia këthye fytyrës pushtuesit
gjakatarë në Drenicën e stuhive e qëndresës ndër shekujt dëshmitar ,në Prekazin e Ahmet Delisë
e Tahir Mehës e në Kullën e Tij , Shaban Murat Jashari duke bërë llafe me bijtë e Tijë
Rifatin,Hamzën dhe Ademin vendosë që popullit tonë t‘ ia heqin lakun nga fyti që e kishte rrethue
afer 1 shekulli Mali i Zi së bashku me Sërbinë,dhe ta themelojnë krahun e armatosur ,për t‘i bërë
ballë dhe për t‘u çliruar njëhere e përgjithmonë nga robëria shekullore. U vendos që betimi para
varrit të Tahir e Nebih Mehës ta çojnë në vend.Vendosën dhe murën vendim që tu bejnë thirrje
dhe,t‘i bashkojnë armet së bashku me ata që e duan këte rrugë plot reziqe por edhe plot
lavdi,duke konsideruar se eshte koha dhe momenti i fundit ose të ngelim shqiptarë të lirë në trojet
tona ose, edhe kjo pjesë e shqiptarisë të sllavizohet e asimilohet në
tërsi.Serioziteti,ndershmëria,vendosëshmëria dhe autoriteti i kullës së Shaban Muratit,e, i bijve të
Tijë në Prekaz ishte me ndikim të madh në pjesën e tërë vendit të ato familje e ata burra në
Atdheun tonë që kishin mendim të njejtë me burrat e Prekazit.Kështu që me punë intenzive në 6
mujorin e parë të vitit 1991 arritën që t‘i gjejnë dhe ti mbledhin anë e kend atdheut burrat e vendit
që ishin të gatshëm për flamur e për Atdhe me ba dekën si me le.Kështu që bërthamën e parë të
lëvizjës së armatosur e shpërndanë nga Prekazi në Dukagjin e në Llap të Sali çeku e Zahir Pajaziti
dhe bashkuan mendjën dhe forcën e në muajin tetor të vitit 1991 fillon kontigjenti i parë për në
stervitje ushtarake në Shqipëri i prirë nga Sali Çeku e Zahir Pajaziti ndërsa i dyti në muajin nëntor
të vitit 1991 i prirë nga Adem e Murat Jashari,këto stërvitje për t‘i shëndrruar në praktikë,dhe për
ta provuar armatimin që kishin sjellë nga Shqipëria në ,natën e 30 dhjetorit të vitit 1991
,e mësyen forca të mëdha paramilitare Prekazin heroik dhe kullat e Shaban Muratit për ta matur
forcën dhe, për t‘i çrrënjosur arqitektët e themelimit dhe të krijimit të një ushtrie çlirimtare më të
re në botë.Por ata gabuan dhe u thyen keq dhe u zbrapsën nga forca dhe ora e kullave të Prekazit
,nga pushkët e Shaban Muratit dhe bijve të Tijë Rifat,Hamëz e Adem Jashari.30 dhjetori i vitit
1991 ishte ararm ushtarak, për të gjithë shqiptarinë dhe ata bijë shqiptari se,ora e madhe e e
historisë po ofrohej e po troket në ndërgjrgjën e kryengritësve të pa nënshtruar.Ndërsa
udhëheqësve ,keyetarëve e bashibuzukëve të partive dhe organizatave politike,t‘ia vuajn gishtin
kokës dhe të reflektojnë se me hasmin shkja dialogu i vetëm eshtë gryka e pushkës.
Në këte kontekst ,a mundë të imagjinoj kush se kurë,kush dhe ku u krijua dhe lindën xixat
e para të ushtrisë më të re në botë ?
Kush mundë të konstatoj e të bindet se ajo ushtri u krijua dhe themelua në sallonet e mërgimit nga
nje grup apo nga shum grupe shokësh të LDK-së,LPRK-së dhe t‘ia mbushë mendjën ,Shaban
Jasharit dhe bijve të tijë që të shkojnë në Shqipëri e,të stërviten dhe sjellin armatim mbi supet e
tyre e më 30 dhjetor 1991 t‘ia futin flakën Serbisë.Prandaj lufta filloj në mes fotcave serbe dhe
ushtrisë së Atdheut tonë,pikërisht me këte datë dhe në këte natë me 30 dhjetor 1991.
Pra sikur të kishin qenë të vetëdishëm serioz të kthjelltë nga mendja e të pastër nga truri e
ndergjegja dhe,të vendosur për luftën çlirimtare një apo më shum organizata,apo një e më shum
parti të formuara si këpurdhat pas shiu ,nga 30 dhjetori i vitit 1991 që dhan alarmin ushtarak
Shaban Jashari dhe bijtë e Tijë deri në vitin 1997-98 kemi patur kohë të mjaftueshme të
pregaditemi në të gjitha format dhe mynyrat që ta rrisim ,forcojmë ,financojmë ushtrinë që e
formuan Shaban Jashari me bijtë e Tijë Rifatin,Hamzën dhe Ademin.
o Deri sa Jasharët benin përpjekje për ta rritur ushtrinë e Atdheut duke ra në kontakt me
Zahir Pajazitin,Hakif Zejnullahun ,Sali Çekun e djem tjerë trima të Atdheut,Bujar
Bukuroshi hapi fondin e qeverisë së shtetit të Kosovës,duke i mashtruar e genjye
mërgimtaret se do mbledhin para per çlirimin e Kosovës,si njeri i ulët pa ndjenja e i pa
cipë që ishte ai dhe Isa Mustafa ,pas ramjes së 59 Jasharëve morën aksion me moton
„ndihma për Drenicë“ dhe mbushën thasët me marka franga e dollar e,dreqi e martë vesh
se ,si dhe ku i fshehën.Si rival i këti fondi u formua fondi vendlindja thërret nga fraksioni i
LPRK-së ku edhe këta që e quanin vetën themelues të UÇK-së ,nga 30 dhjetori 1991 e
deri në kohën e luftës vazhduan me të njejtin avaz.
o .A thue ka turp apo mëkat më të madh,a ka gjest idiotësh e më të poshtër se as njëri e as
tjetri fond nuk e ndihmuan Adem Jasharin as me një DM ,duke e patur parasyshë dhe duke
qenë mirë të informuar se nga 30 dhjetori 1991 ,Ai së badhku me ushtrinë e Tijë ,babë
Shabani ,e vëlla Hamzën e me të gjithë antarët e familjës qëndrojnë si meteor të pa
lëkundur në Prekaz,Drenicë e në Atdheun e robëruar.
Nëse atëbotë nuk u ka rae ndermend se ku eshtë Prekazi,athue sot u vie për turp atyre që
po rrahin gjoks se e formuan UÇK-në e Shaban Jasharit me të bijtë e Tijë? Pastaj
divergjencat edhe në kohën e flakës së luftës,kur dikush lexon librin e Ramush Haradinaj i
cili thot;se ndihmën me armatim Xhavit Haliti na kushtëzonte me dëgjushmëri,mere me
mend se se shantazhoheshin luftëtarët e vijës së parë të frontit,apo nëse e ndegjon me
vemendje intervisten Fatmir Brajshorit, në yotube të vije me qa si fëmijë se çfarë kërkese i
bejnë shtabistët e Rognerit,“Fatmir Mos i dergo paratë andej ,por vetem të ne,dhe ti
Fatmir nuk duhesh të flasish sepse din shum çka,e në këmbim do të keshë një post pas
çlirimit të vendit,“e mos të flasim për intervistën e Ilir Krasniqit vëllai i heroit të
kombit Ardian Krasniqi,edhe pse kishin kontakt me strukturat e LPRK-së ,i cili deklsron
se,deri sa qëndronin në Tropojë e Tiranë,grupi gueril i Ardianit ,ata vuanin edhe per
bukën e gojës,ata strehoheshin te të afërmit e tyre në Tropojë e në banesën private që e
kishte blerë Ilir Krasniqi me djersën e ballit në Tiranë.Pra sikur mos të ishte nënçmuar nga
karjeristët ,bajraktarët ,bashibuzukët,dallkaukët e lluftiguzët që thirrëshin në emër të
Atdheut, lufta e,shenjët e popullit tonë nga 30 dhjetori i vitit 1991 e deri në vitin 1997-98
ishte pergaditë e organizuar,në të gjitha segmentet e një ushtrie të mirfillt çlirimtare,do
ishte bërë një luftë në të gjitha tokat e pushtuara,nuk do kishte nevojë per themelimin e
UÇPMB-së në mënyrë që prap Lugina të ngelet nënë Serbi e të boshatisej fare nga
shqiptarët,do ishin korrë suksese në të gjitha segmentet ushtarake e,Serbisë do i kishte
shkue gjama të dera njëmilion here më shumë,e ,nuk do kishte nevojë në mars-prill 98-të
çdo bashkësi lokale të organizohej nëpër fshatra e të shkoj të mari armë me mjete
vetanake në Shqipëri e nuk do kishte nevojë të intervenoi pakti NATO e as pakti
DITA,e,sot nuk do të ishte biseduar per veriun e Mitrovicës e as për Kosovën Lindore,por
për pjesët e boshatisura shqiptare në sanxhakun e Nishit.Ndërsa nga ana tjeter demagogu
me damkë,mashtruesi e legeni më i poshtër i të gjitha kohërave Bujar Bukoshi në një
demonstratë në Bonn të Gjermanisë,deklaron para demonstruesve,se qevaria e Kosovës e
ka ministrinë e mbrojtjes,dhe i ka të gatshëm 500 mi ushtar,që ishte e vetmja mënyrë që
sa ma shumë të mashtroj e vjelë mergimtarët e gjorë dhe ti mbushë valixhet
me marka,franga e dollar,dhe duke i derdhë të shtabistët e Rognerit jo për të mirën e
Atdheut por,për tu siguruar vetën e tij që pas luftës të kthehet i sigurtë e pa vezvese ne
Prishtinë per ti menagjuar kusurin e mbetur nga djersa e popullit.
o Në mërgim luhej i njejti avaz si çdo here,grupet e caktuara aty ku kishin ndikim
sabotonin dhënjen e ndihmave në fonde të caktuara,duke mos ditur se Bujar Bukuroshi
ishte shëndrruar në të vërtet një (leshky) i shtabit të Rognerit.Ndersa tani eshtë tepër vonë
dëshmia dhe vërtetësia e Ibrahim Kelmendit ne shkrimet e tia për Zekën, sepse ai(Zeka)
kurë doli në mërgim qe deklaruar para shokëve tanë se edhe pse me nxjerrën jasht ata të
poshtërit une dua t‘i tradhtoj dhe do veproj për Atdhe.
o Thënë të drejtën qo mos t‘u hyhet në hak rreth fraksionit të LPRK-së ishin
pozicionuar një armatë kogja e madhe e djemve patriot e,të sinqertë të cilët mërguan pas
viteve të 90-ta,disa nga të burgosurit që ishin liruar nga burgjet jugosllave gjetën strehim
aty,edhe duke menduar se e sigurojnë azilin më lehtë por edhe që gjenin vetën e tyre se
paku të një organizatë që ishte ndertuar mbi gërmadhat luftës së grupeve e grupashëve,dhe
ishte organizata më idealiste ,dhe duke menduar se aspiratat dhe amanetin e popullit tonë
do ta çoj në vend e nuk do ta lejë në gjysmë të rrugës,duke i bashkuar trojet shqiptare,
sepse thirrej që ishte lëvizja e trashiguar nga Jusuf e Bardhosh Gervalla e Kadri Zeka,dhe
kjo organizatë nuk do të deshtoj kurrën e kurrës dhe,nuk do të bej tregti me parimet
themelore e programore të organizatës,sepse organizata ka pararojën e sajë si kokë të
organizatës dhe do ta drejtoj drejt shtigjeve të sigurta e drejt fitoreve të reja,dhe që nuk
ishin të bindur se koka e organizatës shkrihet një ditë në trupin e sajë dhe, trupi do të
udhëtoj pa kokë deri në një mbledhje të këshillit në Prizrenin e Avdyl Frashërit ku de
facto pa e permbushë amanetin e të rënëve,duke e lënë Kosovën lindore nënë Serbi ,e
duke e lënë Tetovën e Rafi Halilit nën Maqedoninë e Gligorovit atëhere kurë Atdheut të
ndarë në gjashtë shtete i duhej më së shumti,atëhere kurë tereni,dhe kushtet e
përgjithëshme jan më të favorshme se kurrë për të luftuar e vepruar për një Shqipëri
,u,shpartallua sikur mos të kishte ekzistuar fare fraksioni i famshëm i LPRK-së.
. ,,Dhe meqenëse LPRK-ë,kreu misionin ,e çliroj Kosovën Lindore ,e çoj amanetin e
deshmorëve të 17 janarit dhe rrumbullaksuan ,teorinë „Një Shqipëri e të gjithë
shqiptarëve“ pas të gjitha këtyre sukseseve ,tani sot e tërë ditën duhet të flinë në gjumë ose
me të drejt sot të mblidhën e sorullsten poshtë e lartë nostalgjikët e asaj kohe nëpër qendra
të Kosovës duke shpalosur dhe evokuar kujtime ndër me të ndryshmet nëpër sallonet e
mërgimit dhe, duke u djersitë për suksesët dhe „Çlirimin e bashkimin e trojeve tona“
• Se si u çlirua Kosova,se si u çlirua dhe bashkua me nënën Shqipëri Lugina e Preshevës ,se
si Tetova e Rafi Halilit hyri nënë ombrellën e shumpritur Shqipëri ,kremtojnë ,festojnë
dhe ndajnë qusa në shenjë mirnjohje aktivistëve që e lan edhe sot e kësajë dite Atdheun
tonë nënë sundimin e Titistëve e Rankoviçistëve dhe bijtë e tyre,që Lugina e Preshevës
mbeti nënë ushtrinë e Milisheviçit,ndërsa Fadil Hoxha alias Ali Ahmeti kurë mori
pushkën në dorë për bashkimin e trojeve shqiptare ,e verejti që kishte gabuar,dhe kur u ulë
në karrigën e Gligorovit vendosi që Iliridën t‘ua falë maqendonëve dhe,për ti perforcuar
akoma më shumë pozitat në ate karrigë tradhtoj edhe shokët e ngusht të tij Beg Rizaj dhe
Mirsad Ndrecaj me shokë në Kumanovë.
Përfundim
Formimi i krahut të armatosur,me seli në Prekaz, nga babloku Shaban Murat Jashari me bijtë e
Tijë Rifatin ,Hamzën dhe Ademin ne vitin 1990 dhe praktikisht me 30 nentor 1991 ishte
domisdoshmëri historike objektive për ngadhnjimin e amanetit të Shaban Polluzhës dhe brigadave
të Tijë,ishte amanet i gjakut të derdhur për liri nga viti 1945 e deri ne vitin 1999.
Thirrjes dhe kushtrimit të Jasharëve ju bashkuan pjesa djaloshare si Sali Çeku e Zahir
Pajaziti,të cilët e deshën Atdheun e lirë me zemër e shpirtë e jo me fjalë,prandaj kan ngelur të pa
dekoruar me gradat ushtarake të gjeneralëve sepse nuk ishin pjesë e as LDK-së e as LPRK-së
,ndersa më vonë kësajë lufte të shenjët ju bashkuan të gjithë ata djem që e dashën Atdheun më
shum se vetën e tyre, nga të gjitha partitë dhe organizatat që ishin shtresa e vegjëlisë
nga Kelmendi e deri në Dropull.
Eshte e vërtetë se krahun e armatosur të formuar në Drenicë ,pikërisht në Prekaz ,me emërin
Ushtria Çlirimtare e Kosovës e pagëzoj fraksioni i LPRK-së si dhe logon dalluese me emërin
UÇK-ë.
Ndersa me 17 nentor 1994 ,nuk perjashtohet aksioni gueril i LPRK-së ,por nuk eshtë ditlindja e
UÇK-së deri sa UÇK-ë ka një ditlindje publike në fushën e betejës në Prekaz me 30 dhjetor
1991.Ku nga kjo datë e kjo ditë deri sa erdhi 5,6,e 7 marsi 1998 për as një sekond nuk u larguan
nga Atdheu Ushtria nga 59 veta së bashku me komandantin legjendar deri sa të gjithë hynë në
perjetësi dhe e lëkundën rruzullin toksorë,që nga babloku Shaban
Murati,Hamza,Ademi,Zahidja,Zarifja,Feridja,Adilja,Selvetja,Hidajetja,Afetja,Valdetja,Liria,Igball
ja,Fatimja,Blerina,Blerimi,Kushtrimi,Igballi,,Besimi,Fitimi,,Fatimja,Ismaili,Avdullahi,Murtezi,Ha
jzeri,Elhemja,Haliti,Ramizi,Ukshini,Shahini,Hajrija,Qerimi,Sala,Hamiti,Isaki,Alia,Sinani,Osman
Geci,Afia,Sadiku,Hamdia,Elfia,Fatimja,Qazimi,Beqiri,Halili,Faiki,Sherifi,Nazmia,Hamdia,Kajtaz
i,Ajvazi,Smaili,Bujari,Bahtia,Blerimi,Hanifja,Mihria dhe Sabrije Jashari.Andaj edhe pse nga 30
dhjetori 1991 ,sa mundë që thërriste për të ju bashkuar pushkëve të lirisë komandanti legjendar
Adem Jashari ,e bënë veshin e shurdhër dhe nuk ju përgjigjën thirrjes së kryelegjendarit as LPRKë
e as LDK-ë me gjitha ministritë e mbrojtjes as me lek e as me pushkë!
Lavdi jetës dhe veprës së Jasharëve legjendar,arqitekt dhe themelues të ushtrisë më të re në botë!
Rroftë sa malet tona Rifat Jashari i cili eshtë akoma në jetë per të dëshmuar se kufirin
shqiptaro-shqiptar e thyen Sali Çeku e Adem Jashari!
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Bujanoc,Dhjetor 2022.
Selver Islami
Bashkpuntor shumvjeçar
i sigurimit të Shtetit
Shqiptar Detashmenti
i zbulimit!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!