Lexoni gazetarin italian si shkruante në prill 1985 !

01
Dec
2023
Shkruan: Mihal Qosja

( Ja vlen te lexohet e te rilexohet sa here qe te paraqitet rasti me e lexue, pavaresisht se ky shkrim eshte i vjeter).
Lexoni gazetarin italian si shkruante në prill 1985 !
Ata qe shajne e fyejnè, do te thote qe e verteta i vret.
Gazetari më i shquar italian i shekullit të 20-të Indro Montanelli, ka dhënë këtë vlerësim për Enver Hoxhën:
1. Burri i shtetit më jetëgjatë dhe më serioz përsa i përket ushtrimit të pushtetit.
2. E fitoi pushtetin si partizan, çliroi Shqipërinë pa ndihmën e huaj.
3. E bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt.
4. Ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota.
5. Shqipëria pas vitit 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim.
Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
6. Jugosllavia e mbrojtur nga BRSS, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
7. Enver Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes.
Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës.
8. Dënimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit.
9. Në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
10. Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
11. Enver Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin.
Dhe kjo duhet besuar.
12. Nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Çausheskut apo tè Kim Ir Senit.
13. Në publik shfaqej rrallë.
14. Ishte e vetmja xhaketë e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
15. Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur.
16. Për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar.
17. Ky vend Shqiperia pra, në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën.
18. Enver Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi shqiptaret.
19. Kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
20. Është nje nga shtetarët më të spikatur që e nxorri atë vënd nga mesjeta.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk