Libër për HISTORI !

09
Sep
2023
Shkruan: Abdullah Begolli


Libri: KRIMET SERBE NË TREVËN E LLAPIT është libër që do të duhej ta kishte e gjithë politika dhe secila Familje shqiptare.
Edhe sikur gjë tjetër t’mos ketë bërë pushtuesi serb mbi shqiptarët, vetëm krimet që tregohen me shifra dhe fakte në këtë libër, do të duhej të ishin PËRCAKTUESE për mardhënjet shqiptaro serbe për të paktën një shekull.
Para pak ditësh, koordinatori i konferencës shkencore gjithëkombëtare Prof. Rafet Zeqiri, Xhafer Murseli dhe unë, e vizituam në Besianë Arsim Thaqin, që njëherit ishte edhe bashkorganizator i konferencës me bazë shfrytëzimi i begative natyrore të vendit nga vete populli, i cili njëkohësishtë po e shperndan librin përmbledhës të konferencs, të sapodalur nga shtypi.
Veq kësaj, Arsimi autor i disa librave, para pak kohësh, e ka bërë promovimin publik të librit DOKUMENTAR HISTORIK me titullin e lartëcekur, me të cilin na nderoi por edhe na piklloi.
Na nderoi, ngase nuk ka nderim më të madh se dhurimi i librit nga vetë autori.
Na piklloi, ngase përmbajtja e librit, tregon me shifra dhe fakte vazhdimin e Gjenocidit mbishekullor serb mbi popullin autokton shqiptar.
Dy fjalë për Autorin!
Me Arsimin njihemi që nga shkolla e mesme teknike, pastaj e studimeve në fakultetin teknik në Prishtinë.
Qysh kur e kam njohur, e karakterizonte një pedantëri dhe saktësi e rrallë në punë dhe në jetë.
Valët e jetës na kanë shpërndar dhe nuk jemi parë deri vitin e kaluar në Konferencë, ku u pa se Arsimi me paraqitjet e tija, me kalimin e viteve, vetëmsa e kishte përforcuar pedantërinë dhe vetdiciplinën.
Libri:
Të marësh obligim për të shkruar libër dokumentar me peshë historike, duhet ti përmbushësh disa kushte:
• Të kesh guxim dhe besim në vetvete se do ja dalësh
• Ta njohësh dhe ta ndiesh në dej historinë e popullit tëndë
• Të jesh edhe vet si familje apo individ pjesë e kesaj historie etj.
Librat dokumentar duhet dokumentuar.
Duke ditur se shkencat teknike bazohen në saktësi të skajshme, ngase ndryshe nuk ka rezultat, mund të thuhet, se inxhinjerët, si kreator të saktesive, janë edhe më të pershtatshmit për pasqyrimin edhe e të vërtetave historike.
Arsimi këtë pasqyrim e ka bërë me përpikëri të rralë në secilin rresht, në secilën faqe.
Për secilën DËSHMORE – DËSHMOR, apo të plagosur, që me saktësi pasyrohën në libër, mund të shkruhet nga një libër i veqantë.
Është shumë më tepër se TURP, sikurse edhe për gjithҫka tjetër, që gëlltiti politika gjithëshqiptare dhe kombin po e qon drejt zhberjes, e gëlltiti edhe gjellën serbe, dhe të rënët në luftë, i cilsoi si viktima, thua se ishin zogj pulash dhese gjaku i derdhur nuk ishte i njëjte dhe për të njëjtin qëllim dhese ne ishim dhe jemi në TOKË të huaj e serbia nuk ishte pushtuese dhe të rēnët i ndau në të “fajshëm” dhe të “pafajshëm”, duke e përligjur pushtuesin dhe gjenocidin e tij.
Serbia nuk i vrau ata qē ishin me te, pērkundrazi i mbrojti me polici dhe ushtri, derisa i ndoqi dhe su la vēnd kund, i vrau edhe nēpēr male edhe fēmijtë e djepit kur ata qëllonin të ishin të Familjeve që ishin kundēr saj.
LAVDI për jetë e mot DËSHMORËVE të Kombit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk