Libri i javes: “Atdheu”

08
Feb
2024
Autori: Hysni Milloshi


Zhanri: Poeme
Shtepia botuese: “albPAPER”
Hysni Milloshi (26 Janar 1946 – 25 Prill 2012) eshte cilesuar si nje poet i shquar shqipetar i cili ka lene nje trashgimi shume te vlefshme ne botimet poetike ,romane ,botimet gazetareske si dhe tekstshkrues i disa kengeve fituese nga me te dashurat per publikun te Festivalit te Radio Televizionit Shqipetar te cilat jane vleresuar me cmime te para nga ky festival.
Poezia e Hysni Milloshit karakterizohet nga nje ndjeshmeri e vecant ku si shkrimtar eshte cilesuar si Sergei Eseini i shqipetareve ,autor te cilin e kishte nga me te preferuarit e tij.
Poema “Atdheu” eshte fituese e cmimit te trete ne konkursin kombetar letraro -artistik me rastin e 45 vjetorit te clirimit te “Atdheut” dhe eshte nje nga veprat me te realizuara te tij.
Kjo poem godet tek lexuesi qe me strofat e para te saja:
“Syte e bukur te Atdheut me veshtrojne papushim,
Gjersa zhyten dalngadale mu ne shpirt te gjakut tim.
Dhe tani nuk e di a jam dyzet vjec a katermije,

Turrem si korrier i kombit ku flamuri te me prije.”

Do japim disa pjese te zgjedhura prej meje nga kjo poeme:
“Ky plis dheu me del para me miljona sy mbi vete ,
Mbushur plot me zera gjaku,mbushur plot me amanete .
Edhe shoh si madherishem paska plisi im i dheut
Jo fytyren e legjendes,po fytyren e Atdheut .

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ti , Atdhe , je busull jete , ti , Atdhe , je Komisari ,
Ti , Atdhe , je kryefjala, ti je buka , ti je ajri ,
Ti je drita , ti je kenga , ti je gjiri brenda gjirit ,
Ti je malli , ti je brenga , ti je syri brenda syrit .

Ti je zjarri im i shpirtit neper vape e ne furtun ,
Ti je kryekomandanti , qe firmos se cdo bej une ,
Ti , Atdhe , je shkemb per buste , ti , Atdhe , je fjale qe dhemb ,
Njemije here u ngrita varrit sapo ndieva zerin tend .

Se ne varrin nen dy gure ti me fole: S’mund te flesh,
Se vjen gjarpri me shtat’koke e ta heth helmin ne vesh ,
Se vjen korbi krramazi lis me lis ta ngre folene ,
Se vjen mortja barkshtrigane , si nje re qefini vjen .

Gjemegjaktat kur te rane ne terbim te jataganit ,
Ndieva sokokellimakuqet brenda dheut e alarmit ,
Ndieva gjakun tim te shprazur siper dheut tim te shenjte ,
Qe me shkulme shponte tokene ne qiej i skuqte rete .

Se me vinte thinje e nenes e me thosh: A je i gjalle ?
Se me vinte sy i motres e me thosh: A je ushtar ?!
Se me vinte ky plis dheu e me thosh: Nga varri ngreu !
Se jam nena , se jam motra , se jam baba , jam Atdheu .”

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/02/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk