Ligji për gjuhët e pakicave rrezikon ta minimizojë gjuhën shqipe nga përdorimi!

03
Sep
2024
Shkruan: Medai Shaholli


Gjykata Kushtetuese në fillim të tetorit do të debatojë për Ligjin për gjuhët e pakicave me të cilin janë përdorur këto gjuhë siç është dhe përdorimi i kufizuar i gjuhës shqipe.
Paralajmërimi për vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen, thotë kryeministri Micko, i pyetur për vendimin eventual për Ligjin për përdorimin e gjuhëve të pakicave.
Për këtë paralajmërim të nxitur nga qarqe shoviniste, ai nuk komentoi më shumë se cili mund të ishte vendimi i duhur.
Mbetet për për t’u parë sesi do të reagojnë trimat e VLEN-it në këtë sherrnajë të stisur nga linja e pandërprerë shoviniste dhe antishqiptare brenda kampit maqedon, ku vlenistët pasi premtuan “Ndryshimin” e madh, a do të heshtin vallë në rast se Gjykata Kushtetuese merr vendim për ta anuluar ligjin në fjalë apo do të tërhiqen nga koalicioni qeverisës?!
Kryeministri Micko, dje ka folur në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Ai tha se si “shtet nuk mund të hyjmë në një proces naiv ku do të bëjmë vetëm lëshime pa pasur garanci të qartë se si shtet do të jemi pjesë e familjes evropiane”.
Tashmë duket qartë se kryekomiti Micko nuk lë asnjë shpresë se pas 6 muaj të qëverisjes së tyre do të ketë nismë për ndryshimet kushtetuese.
Nga ana tjetër, entuziazmi i VLEN-it duket se është shuar se me parashikimet e tyrr për ndryshimet kushtetuese pas 6 muaj qeverisje do të hiqet nofka e 20% si përdhosje e identitetit gjuhësor të kombit shqiptar!
Për këtë çeshtje kam shkruar para zgjedhjeve parlamentare ku kam konstatuar se VLEN-i nuk ka potencë politike as kredibilitet ta fshijë nga kushtetuta nofkën denigruse të 20% dhe se zotimet për fshirjen e saj janë demagogji.
Dhe në këtë rast ashtu duket se nuk ka asnjë gatishmëri nga ana e komitëve për të marrë nismën e ndryshimeve kushtetuese si kusht për hapjen e negociatave me BE-në, aq më tepër për heqjen e nofkës së turpit që e ka emrin 20%!
Ja pra për çfarë “Ndryshimi” e kishin fjalën vlenistët, ku përmes demagogjisë ndryshimit nuk arritën t’i bindin shumicën e shqiptarëve, por arritën ta bindin kryekomitin Micko përmes pazareve të fshahta t’i marrë në qeverinë e koalicionit, me kushtin që mos ta hapin gojën për ndryshimet kushtetuese dhe për 20%!
Vetë fakti i heshtjes së VLEN-it pas zgjedhjeve për nofkën e turpit siç është 20%, janë treguesi më i mirë i marrëveshjes së tyre me komitët për mosprekjen e 20% nga kushtetuta.
Koha është dëshmitari më i mirë ku edhe pas 6 muaj bashkëqeverisje, vlenistët nuk do ta hapin më gojën për heqjen qafe të 20%,por do të qëndrojnë në rresht gatitu para despotit të ri Micko.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk