Lotë krokodili për Gjeneralin e “branitellëvë”!

08
Mar
2025
Shkruan: Medai Shaholli


Nëse është i vërtet ky vërtetim i lëshuar nga Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë maqedone për Gjeneralin Besnik Emini, i cili merr mirënjohje si fletë lëvdatë për pjesëmarrje në operacionet luftarake më 2001, që mbrojtën sovranitetin e “državës” nga armiqtë e vendit, ( kundër UÇĶ-së)
Kjo mirënjohje flet qartë se ky lloj Gjenerali puthador më 2001, nuk zgjodhi anën e popullit të tij dhe t’i bashkohej formacioneve ushtarake të UÇK-së që luftonin për liri kur “država” na mohonte ato të drejta, ai zgjodhi të qëndronte besnik i “branitellëve”!
Por, ajo që është më skandalozja është se “država Severna” edhe sot vazhdon të na trajtojnë përmes kushtetutës si 20%, (pasi komandantët renegatë të UÇK që ishin katapultuar me detyra të posaçme nga “država”, sabotuan dhe devijuan amanetin e luftëtarëve të lirisë për liri dhe barazi të plotë duke pranuar MO që sanksiononte gjuhën shqipe si 20%!)
Kësisoj, togeri i ri i ndenji besnik deri në fund “branitellëve” që bombardonin fshatrat shqiptare për t’i zhdukur “terroristët shqiptarë” të UÇK-së.
Për degradimin e Gjeneral Emini nga një detyrë e lartë komandimi në një detyrë më pak të rëndesishme për DUI-n dhe për VREDI-n, por edhe për asnjë shqiptar tjetër që i thotë vetes patriot nuk duhet “derdhur lotë krokodili” për këtë “branitell” që ka marrë pjesë në luftë kundër luftëtarëve të lirisë siç ishin formacionet atdhetare të UÇK-së në vitin 2001.
Ndaj, zëvendësimi i Gjeneralit “branitell” duhesh bërë me një tjetër Gjeneral shqiptar “jobranitell”, ku për këtë zëvendësim DUI dhe VREDI do duhej të kishin ngritur alarmin sepse është bërë vetëm zëvendëzimi i një “branitelli” me një tjetër, ndaj emërimi i një Gjenerali tjetër shqiptar do ta justifikonte zëvendësimin në hierarkin e ushtrisë së “državës” e cila nëse do të qëndrojë më këmbë duhet të ec përpara duhet të ec edhe me Gjeneralët shqiptarë, por jo si “branitelli” Emini!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/03/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk