Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Tani e kuptova që nuk thonë kot; se kur qajnë burrat, tundet malet e dridhet dhe toka!
Eh si të mos qaja, si ta mbaja lotin kur e pashë në atë gjendje atë burrë, akademik Abdullah Memetin, i cili nuk rreshti kurrë, nuk ndaloi së shkruari e së foluri për çështjen shqiptare. Mirëpo sëmundja e mallkuar, ia kishte cënuar pak fjalën, por mendimet jo. Jam i sigurt se ai mendon njëjtë si dikur, prandaj filloi të qante sapo më pa, dhe unë fillova të qaja bashkë me të, e që nuk kisha qarë prej vitesh, madje se mbaj mend nëse kam qarë dikur. Ai qan jo nga dhimbjet që i shkakton sëmundja, sepse ai është i fortë si guri, i tillë ka qenë gjithmonë. Por ai qan, sepse nuk iu dha kurrë mundësia dhe hapsira për të treguar potencialin e tij intelektual dhe gjenial.
Ai dëshpërohet me ne, me gabimet tona, i vjen keq për ne që nuk arritëm kurrën e kurrës t’i kuptojmë idetë madhore, dhe misionin fisnik të burrave të kombit. Qan edhe për Abdullahat e tjerë, që ne nuk dimë as t’i vlerësojmë e as t’iu japin hapsirën dhe mundësinë që iu takon.
Unë dëshpërohem njëjtë si ai, se e di se ai ka shumë të drejtë. Dëshpërohem dhe habitem me ne, me këta njerëz, për harresën e tyre të shpejt, për mos interesimin e tyre për njerëz si Abdullahi, që nuk harruan për anjë çast të jenë vigjilent, të angazhuar dhe të japin gjithçka nga vetja në shërbim të kauzës.
I lam në kushte të mjerimit Migjenian, ata ashtu mbesin, se nuk dinë të vjedhin, ose më saktë nuk duan të vjedhin e të rrjepin, as të shkulin nga trupi i Atdheut tonë me plot plagë, e që mezi ri në këmbë.
Ata janë misionar, janë shtylla e Kombit, e jo hiena, jo matrapaz e hajdut të tipit klasik.
Çfarë përfaqësuesish jeni ju more aman, që njëherë të vetme nuk u kujtuat për fatin e këtij njeriu, për fatin e këtij gjeniu, arkitektit, ideatorit të Universitetin të Tetovës, njeriut që projektoi gjithë procesin se si do të ngrihej ky tempull i diturisë. Madje lëre se e keni harruar, por më e dhimbshme është ajo pjesë, kur ju aktroni sikur nuk e njihni fare! Sikur nuk ia keni idenë se kush ishte ky njeri, i cili ka mendjen, logjikën, dijen sa të gjithë ju bashkë, madje sa të gjithë ne bashkë në përgjithësi.
Abdullah Memeti, nuk rënkon sot nga sëmundja që e ka prekur trupin e tij, ai ka rënkuar gjithmonë nga dhimbja shpirtërore që ka ndjerë, duke na parë ne se nuk jemi as në tokë e as më qiell.
Mua si një mik i tij prej vitesh, më digjet shpirti e zemra, kur e mendoj se ai një ditë mund të largohet nga ne po me këtë dhimbje të madhe shpirtërore, po me atë brengë se çfarë do të bëhet me fatin e kombit, me popullin dhe me ne në përgjithësi!
Ai nuk idhnohet kurrë, vuan në heshtjen e tij, nuk nxjerr zë për të kërkuar ndihmë, madje herë-herë edhe na jep kurajo ne të tjerëve.
Më kujtohet një rast kur tha: Langua bëhesh mrenda ditës, por misionarëve nuk u mjafton e gjithë jeta!
Ne more duhet të zgjohemi, t’u kushtojmë vëmendje këtyre njerëzve si Abdullah Memeti. Ku jemi ne? Ku është Kosova? Ku është Shqipëria Londineze? Pse nuk u interesuan kurrën e kurrës për të?
Pse nuk e ftonin nëpër emisione?
Apo e kishin frikë se nuk mund të përballen me të?
Nuk mund t’ia dalin diskutimit me të?
Mos keni frikë nga gjenitë, bota i kërkon për t’i gjetur, ne kur i kemi i tresim, i nënçmojmë i harrojmë e i përbuzim.
Kujdesi dhe interesimi për Abdullah Memetin nuk i shërben atij, por të gjithë ne. Ai nuk mendoi kurrë për vete, dhe as nuk mendon mandje. Por ne e kemi obligim moral, kombëtar që t’ia zgjatim dorën, t’i qëndrojmë pranë e ta mbështesim në këto momente dhe sfida që po kalon i shtrirë në shtrat.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!