LUFTA E SPANJËS

29
Oct
2023
Shkruan: Dilaver Goxhaj


18 Korrik 1936 – 28 Tetor 1939
Datat 22, 27 dhe 28 tetor
janë data historike të rëndësishme për Luftën e Spanjës.
. Më 22 Tetor 1936 – Qeveria Spanjolle aprovon krijimin e BRIGADAVE INTERNACIONALISTE (Ndërkombëtare). Është hera e parë në historinë e njerëzimit që krijohen Brigada Vullnetare Internacionaliste, të cilat luftuan me heroizëm të pashembullt në radhët e Ushtrisë Popullore të Spanjës, dhe u bënë simbol i internacionalizmit proletar, simbol i vëllazërimit midis të gjithë popujve të botës dhe i luftës kundër fashizmit botëror. Në këto brigade luftuan mbi 35 mijë vullnetarë të ardhur nga 53 vende të botës.
. Më 27 Tetor 1936 – Batalioni i parë Internacionalist me emrin EDGAR ANDRE, niset nga Albaceta për në Madrid, të cilin vullnetari amerikan, shkrimtari Ernest Heminguej e quajti KRYEQYTETI BOTËS. Në radhët e këtij batalioni do të kenë rënë edhe vullnetari shqiptar Zef Hoti ose Urfi Agolli.
. Më 28 Tetor 1939 Barcelona përcjell me lule dhe lotë 8 tetë mijë vullnetarët e lirisë që mbetën të gjallë nga betejat legjendare e 35 mijëve, të cilët populli spanjoll i quajti “VULLNETARËT E LIRISË”, i cili është një titull kuptimplotë.
Ata shkruan faqen e fundit të Epopesë së tyre në betejat e lavdishme të Madridit e të Ebros, të cilët u përshëndetën me popullin spanjol për të fundit herë në Barcelonë, në paradën madhështore, duke marshuar në bulevardin e shtruar me lule, përmes rrëmetit popullor i cili, me sy të përlotur, i brohoriste me mirënjohje.
Nga Shqipëria shkuan në Spanjë 28 vullnetarë të lirisë:
Asim Vokshi,
Bim Kurani,
Daut Muço,
Dhimitër Kosta,
Emrush Myftari,
Faik Dardha,
Iljaz Pashai,
Justina Shkupi,
Kostë Kolombo,
Mane Nishova,
Mehmet Shehu,
Musa Fratari,
Petro Marko
Ramiz Varvarica,
Skënder Luarasi,
Shaban Basha,
Stefan Duni,
Teni Konomi,
Thinio Gogozoto,
Ulsi Spahiu,
Urfi Agolli
Veli Deda,
Xhafer Miraku
Xhemal Kada,
Ymer Puka
Zef Hoti,
Zef Prela,
Zihni Muço.
Prej tyre 9 janë heronj të Spanjës:
Asim Vokshi,
Dhimitër Kosta,
Musa Fratari,
Ramiz Varvarica,
Teni Konomi,
Thimio Gogozoto
Urfi Agolli.
Xhemal Kada
Zef Hoti.
Me rastin e këtij përvjetori, më 27 Tetor 2023, në sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, Shoqata e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Shqipërisë organizoi një simpozium.
Shpresojmë se do të vijë një ditë dhe do të kujtohen Institucionet e Republikës së Shqipërisë edhe për rreth 200 VULLENTARË TË LIRËSË prej Republikës së Shqipërisë që luftuan për çlirimin e Kosovës – në radhët e UÇK-së; luftuan për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindorë (Lugina e Preshëvës) – në radhët e UÇPMB; dhe për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut – në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, 37 prej të cilëve kanë rënë dëshmorë. Është turp kombëtar që deri sot nuk është thënë as edhe një fjalë mirënjohëse prej të gjithë Institucioneve shtetërore dhe personaliteteve politike e shtetërore të Republikë së Shqipërisë si dhe të Republikës së Kosovës gjatë 24 viteve të pas atyre 3 (tre) luftrave shqiptare në trojet shqiptare në Ballkan. Presim e shpresojmë!
Tiranë, më 28 Tetor 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk