Lufta ne Tetove dhe rënia heroike e dëshmorit të kombit, Rrahim Beqiri-Komandant Roki.

26
Jan
2025
Shkruan: Hamdi Ndrecaj-Komandant PANTERI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

I lavdishmi Komandant Roki, vitet kaluan shpejt por kujtesa ime për ty si një nga bashkëluftëtarët e vijave të ashpra të zjarrit të luftës mbetet e freskët.
Ishte vapë korriku. Atë ditë në lagjen Drenovc 2 të Tetovës, edhe pse dy palët në konflikt po respektonim pjesërisht armëpushimin e brishtë, edhe pse vija e zjarrit me forcat armike na ndante vetëm dhjetëra metra, papritmas, rreth orës 14.00 të ditës së dates 31 korrik 2001, forcat policore dhe ushtarake sllavo-maqedonase kishin hapur zjarr kundër patrullës së UÇK-së, pikërisht në afërsi të stadiumit të qytetit të Tetovës. E gjithë kjo ndodhi nga një afërsi 200-250 metra, kështu që edhe patrulla e UÇK-së ishte përgjigjur me zjarr të ashpër ndaj forcave sllavo-maqedonase .Gjate shkëmbimit të zjarrit, në vend kishte mbetur një nga automjetet e policisë sllavo-maqedonase, aty ku ishte i vendosuar edhe postblloku famëkeq i forcave sllavo-maqedonase .Komunikimi im personal me Komandantin Rrahim Beqiri- Rokin ishte i menjëhershëm dhe bekimi i tij për ta prishur armëpushimin për t’i larguar forcat sllavo-maqedonase ishte i prerë. “Djem, vazhdoni, mos e ndërprisni zjarrin gjersa të vij edhe personalisht në vend të ngjarjes!”. Në mënyrë të shpejtë dhe shumë efektive, së pari në vijën e zjarrit, arriti Njësiti për Ndërhyrje të Shpejta, i prirë nga Lumturi Pireci-Komandant Lumi. Gjersa luftimet po vazhdonin,papritmas mes nesh u shfaq edhe Komandant Roki. Gjersa po kryenim instruksionet mes vete dhe detyrat aktuale, fprcat sllavo-maqedonase filluan të përdornin edhe artilerinë rëndë dhe helikopterët ushatarakë të tipit “ Aligator”. Gjersa ne nuk po mundnim të merrnim lidhjen në radio, me grykat e zjarrit të artilleries, që po e posedonim: 6 gryka të ndryshme artilerie 1.120.mm., 82.mm., 60/mm., 72.mm. Komandant Roki më urshëroi mua, pasi që isha zëvendëskomandant në atë sector, që urgjentisht të shkoja te gryka e pare e zjarrit dh eta urdhëroja trupën e artilleries të hapte zjarr. Kalimi nëpër zjarrin e armikut nuk ishte edhe aq i lehtë. Unë vazhdova dhe arrita te trupa e murojës me zjarr, duke e lënë Komandant Rokin me Njësitin e Intervenimeve të Shpejta së bashku me Komandant Lumin dhe Al-Sadatin, njërin nga përcjellësit e Komandant Rokit dhe arrita t’I aktivizoja trupat e artilleries, që filluan të hapin zjarr, kështu që lufta sa vinte e intensifikohej në të gjitha vijat e sektorit të Batalionit të Parë dhe të Dytë. Sukesi i UÇK-së ishte për t’u përshëndetur, ku po luftohej edhe në afërsi. ishte kjo një luftë frontale e paparë, prandaj kërkuam edhe mbështetje nga Shtabi i Përgjithshëm, gjë që na u përgjigj negativisht. Arsyet ata i dinë vetë sigurisht. Komandant Roku me dy njësite të këmbësorisë po vazhdonte luftën duke i dëbuar edhe forcat e fundit sllavo-maqedonase nga ajo pjesë. Lufta heroike e djemve të UÇK-së u kishte dhënë një leksikon të qartë forcave sllavo-maqedonase, përfshirë edhe pilotëve të tyre, që nuk kishin më guxim të afroheshin afër vijave të zjarrit. Djemtë luana në Poroj dhe në aksin rrugor Tetovë-Jazhincë kishin thyer keq forcat sllavo-maqedonase dhe kishin marshuar drejt Jugonovces, gjersa forcat tona kishin depërtuar thellë në qytetin e Tetovës dhe brenda territorit te Kazermës Ushtarake Sllavo- maqedonase në Tetovë. Gjer nga ora 18. 00 personalisht Komandant Roki përmes radios kishte koordinuar gjuajtjet e artilleries sonë. Rreth ores 18.00 pushon edhe radio-komunikimi i Rokit. Gjersa në radio paraqitet Al-Sadat Kastrati duke konfirmuar plagosjen e Komandant Rokit, i cili kishte marrë 9 plagë të rënda, por që po qëndronte edhe më tutje i fortë. Në ora 22.00 forcat armike kishin kërkuar riaktivizimin e armëpushimit nga Shtabi i Pergjithshëm i UÇK-së. Me mua komunikon Komandannti i Operativës së Shtabit të Përgjithshëm, Isa Lika- Komandant Iliri dhe urdhëron që urgjentisht ta ndërpresim zjarrin. Ashtu edhe vepruam .Djemtë që ishin pranë Komandant Rokit e kishin sjellë atë në Spitalin Ushtarak në Poroj. Shkova dhe e vizitova Komandantin, që po mbahej shumë i fortë. Në Spitalin Ushtarak kishte rreth 23 të plagosur rënd dhe leht, pjesëtarë të UÇK-së, luftëtarë të vërtetë. Gjersa po bisedoja me Komandant Rokin, pranë tij po qëndronin Al-Sadati, Mefail Klaiqi, së bashku me Mul Toplanën, që të dy nga Komanda e Kompanisë së Parë. Gjersa i tërë personeli mjekësor dhe kirurgët e UÇK-së ishin mobilizuar në maksimum për shpëtimin e jetëve të të plagusurve, unë dhe Komandant Lumi kishim marrë për detyrë që ta sjellim doktor Xhelalin nga Tearca, anastezolog, gjë që depërtimi gjer në Tearcë ishte shumë i vështirë, por ia arritëm ta sjellim doktorin e nderuar, që dha një kontribut të pashoq për shpëtimin e trimave të UÇK-së. Atë ditë gjatë luftimeve kishte edhe shumë civilë të vrarë dhe të plagosur nga radhët e shqiptarëve, e sidomos nga fshati Poroj dhe Sllatinë. Konfirmimi i mjekëve ishte vërtet i rëndë për ne sa i përket Komandant Rokit.

“Shërimi i tij është i pamundur në kushtet e Spitalit Ushtarak të improvizuar, në Poroj”. Atëherë ne kishim kontaktuar menjëherë Spitalin Rajonal në Ferizaj perms Izair Samiut dhe në Ferizaj kishim kontaktuar Shaban Viqen që urgjentisht ta transportojmë Komandant Rokin për në Kosovë në Kirurgjinë Torakale në QKUK dhe ashtu ndodhi.

Pas shumë mundimeve, djemtë e UÇK-së të mobilizuar si çdoherë, nëpër Radushë depërtuan me Komandant Rokin drejt Kosovës dhe pas ndërhyrjes kirurgjike, në QKUK, Komandant Rok nuk kishte mundur t’u mbijetojë plagëve të shumta vdekjeprurëse. Komandant Roki ndërroi jetë në QKUK, më 1 gusht 2001, duke lënë në mesin tonë një zbrazëtirë, një mungesë të një ushtaraku të rryer nëpër vijat e zjarrit të luftës.

Nga data 2 gusht detyra e Komandant Rokit në zingjirin komandues operativ m’u besua mua, që po e them me plot përgjegjësi morale dhe ushtarake, se edhe pse jam munduar, nuk kam arritë ta kryej në mënyrën, siç e kryente Komandanti fjalëpak e punëshumë, Komandant Roki.

Lavdi nëpër shekuj, i nderuari Komandant Roki!
I paharruar qoftë përherë kujtimi për ty!
Me respekt dhe përkulje në nderim!
Hamdi Ndrecaj, Komandant Panteri.Komandanti i Batalionit 1.Operativ . Brigada 112 “Mujdin Aliu”.
Ushtria Cilimetare Kombetare .

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/01/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk