Hej politikanë
Kjo pjesë jona Shqipërie loton
Bashkohuni shpejt me një qellim
Sllavi Luginën t’mos e fiton
Lugina po thërret për shpetim
–
Hej politikanë
Flisni more t’gjithë me një fjalë
Ndegjojeni mirë zërin e Atdheut
Luginës Preshevës zot me i dalë
Tregohuni bijtë e Skenderbeut
–
Hej politikanë
Thuani miqve boll është boll
Luginës vuajtja kurrë sju ndal
Miqt këpusin përin ku është holl
Historisë smund ti thoni m’fal
–
Hej Politikanë
N’Medvegjë Bujanovc Preshevë
Shqiptarët n’heshtje ndjekë Sërbia
Bashkohuni dhe mbrone at trevë
Lugina po thot unë jam Shqipëria
–
Hej politikanë
Hej ju Prishtinë Shkup e Tiranë
Lugina vuan renkon e robëruar
Zgjohuni bre nga gjumi të tanë
Lugina shqiptare don shpetuar’
–
Hej ju politikanë
Këtej e andej Drinit t’Zi e t’Bardhë
Ndihmë kërkon një burrë atdhetar
Mos ngurroni përkrah me i ardhë
Lugines Preshevës me shqiparë
–
Gëzuar viti i ri!
As festat nuk do t’duhej ti kishim t’plota derisa terë Atdheu nuk ka liri t’plotë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!