MALL MË SHUMË SE MALL

11
Jul
2024
Nga: Arflet Selmani

E dashur vendlindja ime,
E dhembshura pa fjalë,
E bukura përtej të bukurës,
Mall më shumë se mall.

E dashur vendlidja ime,
O më e bukura mbi dhe,
Besom për shpirtin tim,
Ti je e vetmja fole.

Mall për shtëpitë e vjetra,
Me katër dhoma katrore,
Që për ne e kishin vlerën,
E pallateve mbretërore.

Mall për këto livadhe,
E bjeshkët e nalta,
Mall për këto rrugica,
Ku shijon dhe balta.

E dashur vendlindja ime,
E heshtura pa fjalë,
E bukura përtej të bukurës,
Mall më shumë se mall.

11.07.2024/BOZOVCË

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk