Albin Kurti është i vetmi lider në botë që, për shkak të rrethanave politike dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme, po e qeveris Kosovën me një mandat efektiv prej 5 vitesh, duke tejkaluar sistemin standard 4-vjeçar.
Në vitin 2019, pas një qeverisjeje vetëm 1-vjeçare, kundërshtarët e tij bënë gjithçka për ta rrëzuar Qeverinë Kurti 1. Megjithatë, ai doli fitues i padiskutueshëm në zgjedhjet e reja dhe formoi Qeverinë Kurti 2.
E njëjta histori duket se po përsëritet tani. Pas zgjedhjeve të fundit, Kurti ka siguruar një tjetër fitore të qartë, duke krijuar Qeverinë Kurti 3. Me zgjedhjet parlamentare të pritshme në tetor, të cilat do të mbahen paralelisht me ato lokale, pritet që ai të fitojë sërish dhe të formojë Qeverinë Kurti 4, kështu duke përfunduar një cikël politik që do ta çojë mandatin e tij deri në vitin 2030.
Ky është një realitet i ri politik për Kosovën, por edhe një fenomen i rrallë në skenën ndërkombëtare – një kryeministër që de facto e ka një mandat 5-vjeçar për shkak të manipulimeve politike të kundërshtarëve të tij, të cilët, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për ta ndaluar, vetëm sa e kanë forcuar pozicionin e tij.
Vonesat në numërimin e votave dhe “shqetësimet” e opozitës
Për disa analistë dhe “ekspertë” të opozitës, vonesat në numërimin e votave janë bërë objekt kritikash dhe dyshimesh. Por në realitet, procesi i numërimit është transparent dhe i monitoruar nga dhjetëra vëzhgues politikë, organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Është interesante se në këto zgjedhje, kur Vetëvendosje ishte në softuerin e KQZ-së me 55.77% të votave dhe sistemi papritmas u rrëzua, askush nuk reagoi. Kur sistemi u rikthye dhe papritmas VV doli me 37%, askush nuk bëri pyetje. Por tani, kur numërimi manual po bëhet me kujdes të plotë, papritmas opozita është e shqetësuar!
Nuk ka vend për panik. Koha nuk mungon, vëzhgues ka plot dhe rezultati është i qartë.
Faleminderit për manipulimet, sjelljet dhe vjedhjet e votave – falë jush, mandati nga 4-vjeçar po zgjatet në 5-vjeçar! Për këtë, Albin Kurti ju është shumë mirënjohës që e keni bërë një rast unik në botë.
Për opozitën, është më mirë të përgatiten për vitin 2030, sepse zgjedhjet e tetorit do të sjellin të njëjtin rezultat: një fitore bindëse për Albin Kurtin dhe Qeverinë Kurti 5.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!