MANIPULIMI I DIJES BOTËRORE DHE I IDENTITETIT TË SHQIPTARËVE

13
Jan
2024
Shkruan: Agron Dalipaj


Shpesh shkenca përdoret edhe për të vrarë njeriun apo grupe njerëzish e popuj të tërë. Shpata, heshta, topuzi, gjylja, pushka, bomba atomike, armët kimike e biologjike janë shpikur që njeriu të komandojë njeriun. Frika më e madhe e njeriut është humbja e jetës. Zyrtarisht, sot shkaku i tretë për vdekjen e njeriut (në mos i dyti) është mjekësia moderne dhe shumica e medikimikateve të farmaceutikës vetëm se janë prodhuar ta mbajnë pacientin si të sëmurë kronik të përjetshëm. E megjithatë, njerëzimi u drejtohet farmacive me shpresën e shërimit. Pothuaj gjithë njerëzimi, i gjendur në fushbetejën e medicinës së kimikateve, është duke vuajtur Sindromën e Stokholmit, duke shpresuar se shpëtimi vjen nga dhunuesi. Dhunuesi (industria farmaceutike) është fuqia më e madhe ekonomike në botën e sotme dhe funksionon si armë tmerri për të nënështruar gjithë popullsinë e globit. Çdo autor, që sjell një zbulim i ri në fushën e mjekësisë e që realisht e shëron njeriun dhe i heq varësinë nga medikimikatet, është i destinuar të përndiqet e të dhunohet e kjo ndodh shpesh. Dialektika e pranon se ekzistenca është raport i të kundërtave. Kështu, në fushën e mjekësisë kemi dhe mjekësinë e harruar, e cila sot e implementuar me inteligjencën e vërtetë shkencore ka lindur mjekësinë alternative. Për mjekësinë alternative tensioni i gjakut nuk llogaritet aspak si sëmundje dhe rregullohet brenda një jave duke pastruar enët e gjakut me vitaminë K². Porse mjekësisë “moderne” i duhen vetëm të sëmurë kronikë. Industrinë farmaceutike e lë pa punë vetëm shërimi i pacientit ose vdekja e tij.
Kjo është bota që jetojmë, ku njeriun e mbajnë në jetë për të paguar industrinë farmaceutike dhe që ilaçet e saj me efektet e shumëfishta anësore vetëm sa i shtojnë problemet shëndetësore çdokujt.
Përfaqësuesi më në zë mjekesisë tjetër, që quhet “Medicina e Re Gjermane”, është Ryke Geerd Hamer, i cili ka zbuluar pesë Ligjet Biologjike të Mjekësisë së Re për shërimin e sëmundjeve dhe ka rikthyer në skenë edhe mjekësinë e harruar. Mjekësia e Ryke Geerd Hamer e shëron njeriun dhe nuk e mban pacient kronik e kjo ka bërë që ai të përndiqej nga pushteti i mafies kriminale ndërkombëtare të farmaceutikës. Hamer është autor i gjashtë patentave në mjekësi. Ai vërtetoi se sëmundjet janë me karakter psikofizik dhe nuk mund të shërohen me medikimikate. Në Gjermani iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit dhe iu privua liria 19 muaj. Pas daljes nga burgu iu bë presion të hiqte dorë nga mjekësia e tij që t’i rijepej liçenca, por ai u largua për në Spanjë për të ushtruar mjekësinë e tij, por edhe atje u arrestua dhe u ekstradua për t’u burgosur në Francë pse ca pacientë, që ai nuk i njihte kishin lexuar botimet e tij në frengjisht dhe kishin ndjekur këshillat e shkruara. Ryke Geerd Hamerit iu provua në gjyq se nga 6500 pacientë me kancer që i vinin në stadin e fundit të jetës së tyre prej sakatimit që iu kishte bërë mjekësia konvencionale, pas pesë viteve 6000 prej tyre kishin shëndet të mirë.
Ryke Geerd Hamer vdiq në moshën 82 vjeçare në vitin 2017 dhe askush nuk ka mundur të rrëzojë diçka nga teoria e tij. Mjekësia konvencionale ia ka pranuar dy nga pesë ligjet biologjike të natyrës dhe për shkak se tre ligjet e tjera ndryshojnë shumëçka në interesat ekonomike të mjekësisë konvencionale, nuk ia kanë pranuar zyrtarisht.
Interesant është kur na thonë se virusin e zbuloi Lui Paster në fund të shekullit të 19, porse që ai të shihej duhej me doemos mikroskopi elektronik, i cili u prodhua në vitin 1931. Me ç’dreqin e pa virusin Lui Paster 45 vjet më herët?!
Edhe pse nuk deklarohet publikisht, një pjesë e madhe e dijes shkencore, me të cilën ushqejnë masat, është shkenca e mashtrimit me anë të përdorimit të shkencës.
Një sasi e madhe e zbulimeve shkencore janë ndaluar të vihen në shërbim të njerëzimit. Këtu mund të flisnim gjatë për Teslën… Gjithmonë është dikush që ka interesat e tij për ta fshehur të vërtetën. Nëse ky dikushi është shumë i fuqishëm, ai mund të mbajë në terror psikologjik një botë të tërë dhe kjo ndodhi me COVID 19.
Nëse kthehemi në botën shqiptare, në fushën e albanologjisë, i censuruari më i madh është Jeronim De Rada, të cilit në Shqipëri iu botuan veprat letrare e iu ndaluan veprat filologjike. Përmendim se De Rada ka marrë pjesë në kongrese botërore të gjuhësisë, ku ka mbrojtur tezën se shqipja është qendra e gjuhëve i.e. dhe kjo bie ndesh me albanologjinë zyrtare të Tiranës që ende mbron tezën se shqipja është gjuhë 1500 vjeçare. Në albanologjinë zyrtare të Tiranës ende nuk njihet parimi i diversitetit të mendimit. Së fundi Ministria e Kulturës e qeverisë Rama e botoi gjithë veprën e De Radës por nuk nxorri as një kopje për publikun me preteksin se vepra e tij u dhurua në njerëz të caktuar. Asnjë kopje vepre e De Radës nuk mbrriti më ndonjë librari, madje asnjë kopje edhe për librarinë e ASh-së. Pse censurohet dhe kujt i prish punë De Rada?!
Njëjtë me De Radën edhe Petro Zheji, Robert D’ Angelo, Niko Stilo etj., ndalohen prej albanologjisë zyrtare të Tiranës e cila as i merr në konsideratë veprat e tyre e as i përmend kund. Të gjithë autorët që ndalohen kanë një të përbashkët: shqipja gjuha primordiale.
Tashmë, që shqipja shpallet e pranohet nga shkenca botërore si gjuha më e vjetër e gjallë i.e., ende vazhdon nihilizmi ndaj De Radës, Zhejit, D’ Anxhelos, Stilos etj. A nuk kuptohet tani më se albanologjia zyrtare e Tiranës është në realitet një antialbanologji?! Nëse dija botërore e vendos shqipen si gjuhën më të vjetër të gjallë i.e., si mundet që ASh ta quajë shqipen si gjuhën më të re i.e.?! Si mund të fshihet një gjë që nuk mund të fshihet më? Është absurde që ASh të mundohet të manipulojë edhe më të vërtetën për vjetërsinë e shqipes. Tani derri maç është në dorën e ASh-së së Tiranës.
Çështja më e nxehtë në albanologjinë e sotme zyrtare është çështja pellazge. Ndërsa ka disa qindra vepra të autorëve të huaj për temën pellazge, albanologjia zyrtare acarohet sapo termi pellazg artikulohet prej ndonjë studiuesi dhe ky i fundit trajtohet si të ketë murtajën.
Marrja seriozisht me çështjen pellazge nxjerr në shesh ca të vërteta të fshehura nga albanologjia zyrtare. Nëse gjithë bashkëkombasit tanë quhen shqiptarë, sepse flasin të njëjtën gjuhë, atë shqip, del se dardanët, maqedonët, epirotët e ilirët janë i njëjti etnitet gjeografikohistorikogjuhësor dhe ata nuk mund të përfaqësohen të gjithë nën një prejardhje ilire dhe termi ilir as i përmbledh e as i përfaqëson të gjithë ata. Lufta diplomatike e shtetit grek për emrin e shtetit sllavomaqedon të Shkupit ishte treguesi se si për shkak të emrit mund pretendohen ose të humben territore e popullsi. Nëse albanologjia zyrtare do pretendonte të vërtetën se epirotët, dardanët e maqedonët kanë qenë shqipfolës e pjesërisht sot (për shkak të gjenocideve) janë sërisht shqipfolës në Epir e Dardani, kjo e vërtetë historike do i prishte shumë punë Serbisë e Greqisë, ndaj albanologjia zyrtare është fiks siç e do Serbia e Greqia, por është vërtetësisht një antialbanologji për gjithë kombin shqiptar kudo që jeton. Pranimi zyrtarisht se shqiptarët e sotëm janë pellazgët e antikitetit dhe të paraantikitetit do mund të ndryshonte balancat gjeopolitike në gadishullin tonë dhe do nxiste studime e botime më të thelkuara në këtë fushë dhe do hidhte poshtë gjithë antikitetin grek e për ti vënë atij vulën e së vërtetës shkencore. Ndaj ASh e Tiranës është e paravendosur të mbrojë pafundësisht tezat greko-serbe mbi origjinën e prejardhjen e shqiptarëve.
Interesave sllave e greke, biles edhe turke, iu është dashur në vazhdimësi të drejtojnë e monitorojnë me rigorozitet albanologjinë zyrtare të Tiranës dhe në krye të saj të jenë njerëz që sigurojnë interesat e tyre. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe se si një njeri politik si Aleks Buda, me asnjë libër të botuar në gjallje të tij, të drejtojë për 21 vjet albanologjinë e Tiranës. Nuk mund të shpjegohet ndryshe që një pinjoll i klikës politikoideologjike sllavokomuniste të Tiranës si Skënder Gjinushi për 35 vjet antar i ASh-së edhe pse nuk ka botuar asnjë libër shkencor, është “zgjedhur” kryetar i ASh të Shqipërisë dhe është valvola e sigurisë që linja sllavogrekoturke e albanologjisë nuk do ndryshojë. Ndërkohë që grekët e serbët shkruajnë historinë e tyre të mbushur me rrena pafund, kombit shqiptar i ndalohet institucionalisht të shkruajë historinë e tij të vërtetë.
Vendimi i fundit i Skënder Gjinushit, pasi mbylli Akademinë e Studimeve Albanologjike, është ndërprerja në mes e të mandatit të drejtorëve të zgjedhur të instituteve të historisë, arkeologjisë e gjuhësisë dhe vendosja në krye të këtyre instituteve të njerëzve që emëroi vet Gjinushi.
Në krye të këtij shkrimi jo rastësisht tregova se si përndiqet e vërteta në një vend me demokraci të zhvilluar si Gjermania për shkak të rrezikimit të interesave të industrisë më të madhe botërore, asaj farmaceutike të medikimikateve prej të vërtetave shkencore të doktorit Ryke Geerd Hamer. Nuk është aspak rastësi që albanologjia zyrtare konfirmon vetëm tezat sllavogreke mbi historinë, origjinën e prejardhjen e kombit shqiptar dhe të gjuhës e territoreve të tij. Nuk besoj se mund të ketë qeveri shqiptare në Tiranë që të ketë vullnet e fuqi politike për të ndryshuar albanologjinë zyrtare të Tiranës dhe institucionet e saj. Fuqinë e ka vetëm populli shqiptar i ndërgjegjësuar për identitetin e tij, i cili me metoda demokratike do të mundë të rregullojë institucionin e identitetit kombëtar, që zyrtarisht mbahet me taksat e popullit e që deri më sot ka punuar për armiqtë e kombit shqiptar.
Manipulimit me historinë, gjuhën dhe identitetin e kombit shqiptar prej ASh-së së Tiranës, duhet t’i vijë fundi dhe ne duhet ta afrojmë atë fund sa më shpejt.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk