Shkruan: Ramazan Bekteshi
Marrëveshja Ohri-1 ishte një tregim suksesi për bashkësinë ndërkombëtare dhe MV, por në fakt ajo pësoi kolaps me fajin e shqiptarëve, sepse ata që e morën përgjegjësinë për implementimin e saj e lan në mes të rrugës, sepse ata politikanë shqiptarë më shumë ia plotësuan ambicjet politike Gruevskit dhe njëkohësisht xhepave të vet, derisa kauzën kombëtare e lanë nën mëshirën e dështimit.
Pas 22 vitesh po ndodh Ohri-2, tanimë jo në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por në mes shqiptarëve dhe serbëve. Flitet se Vuciqi gjysmë-refuzues e paska zgjedhur Ohrin si vendin më të përshtatshëm në rajon për një takim historik. Tani, para këtij takimi Borreli dhe Lajçaku e kanë hesht frazën “merre ose leje” që aq shumë e kishin promovuar përpara se të pajtohej Prishtina, por jo tash kur heziton Beogradi. A do t’i lë edhe një derë të vogël BE-ja Vuçiqit në Ohër për t’i kënaq ambiciet e tij të sëmura, ashtu si që janë duke e përkëdhelur tani më muaj për shkak edhe të sanksioneve ndaj Rusisë.
Eksiston një skepticizëm se në Ohër mund të kryhet një proces kaq i vonuar, dhe rreziku se Bashkësia ndërkombëtare mund ti jap kohë shtesë Vuçiqit, për shkak se një pjese të opozitës i propozon (Gjilas) t’i vë sanksione Rusisë në këmbim për të arritur avantazh në dialog me Kosovën. Por, nëse Serbia zgjedh t’i vë sanksione Rusisë, kjo e dyta e themi në mënyrë hipotetike, ka shanse në shenjë hakmarrje mos të rezistoj karrigen e Kosovës në OKB. Prandaj pozita e Serbisë është pa rrugëdalje kur është në pyetje njohja e Kosovës sipas planit të BE-se.
Serbia është një ujdhesë e vetme shpëtimi për Rusinë në zëmër të BE-së, Rusia, me dekada i ka pas duart e lira që të veprojë lirshëm në Serbi, qoftë në fushën e inteligjencës, ushtarake, ekonomike, si dhe të ndikoj politikisht për më shumë kontroll në rajon. Rusia përmes Serbisë vazhdon t’i thyej sanksionet e BE-së dhe SHBA-s, Aeroporti i Beogradit është bërë çerdhe e fluturimeve të shpeshta drejte Moskës dhe botës për të furnizuar Rusinë jo vetëm me Ilaçe por edhe me vullnetarë e armatime, dhe kjo po ndodh fal hezitimit të BE-së.
Në gjithë këtë rrëmujë që po shfaqet sot në Ballkan, me dinakëritë Vuçiqit sikur edhe opozita shqiptare PDK/LDK e bënë argatin e gjallit. Dy ‘djemtë’ e Escobar-t, Memli dhe Lumiri, që të dy në vazhdimësi kane vajtuar fort, se Kurti po na prish me Amerikën, dhe të dy u shndërruan në dy ‘alternativa’ të Escobarit, nëse do të dështonte Kurti. Andaj, shndërrimi i tyre nga ato ‘sorrat’ te plepat e Prishtinës që vazhdimisht lëshonin ‘glasa’ të nxehta nëpër TV studio me vite, brenda javës u konvertuan në ‘skifterë’ duke e refuzuar ate që deri dje e përkrahnin. Prandaj s[është çudi, nëse nesër i ndërrojnë fjalët, sepse në është vasaliteti i konfirmuar i tyre me ndërkombëtarët.
Derisa mbi Kurtin gjuhen gurë-e-dru nga opozita si dhe disa media të finansuara nga jashtë, Kurti një rebel siç e quajnë, e disa të tjerë krye fort e uragan, marshon rrugës i pa luhatur, edhe kur vajton opozita, edhe kur ankohet Vuçiqi, Borreli, Hilli se Albini s’lëshon pe, edhe kur akuzohet pse “vajtoi” për Gjingjiq-in dhe Ivanoviq-in, edhe pse ai me këtë u tregoi ndërkombëtarëve se regjimi serb i vret edhe të vetit kur e pengojnë, qoftë në veri të Kosovës nga grupet e organizuara të krimit, qoftë nga klani i Zemun-it të përkrahura nga regjimi i Beogradit.
Qëndresa e Kurtit në këto momente është epike edhe pse ballafaqohet me një armik dinak, me një opozitë labile, me ndërkombëtarë të njëanshëm dhe me media zhurmuese si soji i Batonit, që njëkohësisht është mentor i disa mediave në Shqipëri e Kosovë dhe brenda tri javësh ka lansuar tri teori konspirative. Parashikimi i tij për 27 shkurtin ishte se Kurti e Vuçiq do ta nënshkruajnë marrëveshjen dhe mund të kishte ceremoni, dhe kur kjo s’ndodhi, ai lansoi një term tjetër per situatën, “tajvanizimi i Kosovës”, një krahasim i çmendur sepse e rriti Serbinë sikur të ishte si Kina, dhe nëse s’pajtohen palët në Ohër, tha se mund të këtë një “Jalte të re” një plan (që si pyet palët) Kosovën e Serbinë.
Lufta e Vuçiqit bëhet për Asociacionin dhe përmes tij ai do të shti nën kthetra pasuritë e Kosovës. Mos përmendja e termit “Asociacion” në tekstin e marrëveshjes bazë të BE-së e bënë atë nervoz, por në anën tjetër për një asociacion shqiptar shprehet kështu: “Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi është marrëzi, jo reciprocitet”. Derisa, kundërpërgjigjja e Kurtit është kjo: nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.
Plani evropian s’është ideal, por aty bëhet fjalë për njohjen e Kosovës pika 2 dhe 5 që në fakt ofron njohje të pavarësisë dhe sovranitetit territorial të Kosovës. Janë këto dy pika që Vuçiq i kundërshton dhe janë në pikëpyetje se a do ti nënshkruaj edhe në Ohër. Beteja më e madhe e jona duhet të jetë Asociacioni, dhe nëse ai zhveshët nga ato kompetenca që i ka pas, mos të jetë mono-etnik dhe në kundërshtim me kushtetutën, ky do të ishte një triumf për Kosovën. A do të mbes Ohri një histori apo vetëm simbolikë, kjo varet nga serioziteti i bashkësisë ndërkombëtare, që në të kaluarën ka qenë zhgënjyes. Prandaj për Kosovën në qender duhet të jetë Asociacioni, sepse pavarësia është e përfëshirë ne planin e BE-së.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!