Marrëveshja sekrete e Nishit në mes Nikolla Pashiqit dhe Esat Toptanit

29
Apr
2024
Nga: Faik MIFTARI

Me 17 shtator 1914 në Nish të Serbisë Nikolla Pashiqi dhe Esat pashë Toptani kanë nënshkruar marrëveshjen sekrete të ashtuquajtur”Marrëveshja e Nishit” në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje ka paraparë krijimin e unionit në mes Serbisë dhe Shqipërisë, gjegjësisht mbrojtjen e përbashkët, doganat dhe prezantimin e përbashkët jashtë vendit.
Pas shpërthimit të Luftës së parë botërore, Esat pasha ishte i detyruar të kryejë punë të ndryshme diplomatike. Njëra nga ato punë ishte edhe promovimi i marrëdhënieve diplomatike me Serbinë. Nikolla Pashiqi ka dërguar mesazhe në të cilin ka fol se për qeverinë e tij është me rëndësi të posaçme të nënshkruajnë marrëveshje të veçantë para shkuarjes së tij në Shqipëri.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Për këtë arsye Esat pashë Toptani shkoi në Nish(në të cilin ishte transferuar selia e qeverisë dhe kuvendit nga Beogradi, pas sulmit të Austro-Hungarisë kundër Serbisë në vitin 1914) dhe u takua me kryeministrin e Serbisë Nikolla Pashiqin. Me 17 shtator 1914 të dy liderë së bashku nënshkruan kontratën sekrete për aleancë të përbashkët.

Fillimi i “Luftës së madhe” ka lënë si çështje të hapur demarkacionin në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Komisioni ndërkombëtar për demarkacionin ka ndërprerë punën e tij gjatë mesit të vitit 1914, dhe kufijtë shtetërore kanë mbetur që të përcaktohen në këto zona kufitare. Lufta e ka gjetur kufirin serbo-shqiptar të pambrojtur. Austro-Hungaria ka përgatit sulme të papara kundër territorit të Serbisë. Pashiqi saktësisht ka parashikuar qëllimin e diplomacisë vjeneze që të hap edhe një front, dhe është frikësuar se Vjena do të financojë krerët shqiptar.

Esat pashë Toptani është përpjekur të ruajë pozitës e pavarur, ashtu që kaloi nga Italia në Francë. Ka planifikuar që me ndihmën e Antantës të përballet me përpjekjet e Austro-Hungarisë që në tërësi të nënshtroj vendin e tij. Nga Parisi ka dërguar mesazhe se nën çfarë kushte qeveria serbe do të ndihmonte kthimin e tij në Shqipëri.

Nikolla Pashiqi në vitin 1914 ia imponoi Esat pashë Toptanit këto kushte në vijim: që me Serbinë të nënshkruajë kontratën politiko-doganore për mbrojtjen e përbashkët, që Shqipëria të pranojë unionin doganor dhe gjatë fazës së ardhshme të arrihet zgjidhja për formimin e unionit personal apo të vërtetë me Serbinë. Esat pashë Toptani në parim i ka pranuar kushtet e Nikolla Pashiqit dhe është nisur drejt Serbisë.

Kjo marrëveshje sekrete ka përfshirë 15 pika të cilët kanë paraparë përveç tjerash themelimin e institucioneve të përbashkëta politike dhe ushtarake, ndërsa dispozitat më të rëndësishme ishin drejt themelimit të aleancës ushtarake në mes dy shteteve, Serbisë dhe Shqipërisë, ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut prej Serbisë drejt Durrësit, si dhe garancionet se Serbia do të mbështetë Esat pashën në zgjedhjet për udhëheqës të Shqipërisë.

Marrëveshja ka lënë edhe mundësin që Serbia, në thirrjen e Esat pashës, të intervenojë ushtarakisht për të mbrojt regjimin e tij. Demarkacioni në mes dy shteteve do të duhej të përcaktojë komisioni i posaçëm serbo-shqiptar. Serbia është obliguar që të financojë xhandarmerinë e Esat pashë Toptanit dhe të furnizojë me pajisjen ushtarake të nevojshme, duke paguar 50.000 dinar në muaj.

Burimi: b92.net Përktheu dhe përshtati:

Av. Faik MIFTARI

P.S. Për koincidencë atë që ka planifikuar Nikolla Pashiqi me marrëveshjen sekrete të nënshkruar me Esat pashë Toptanin, po për fat të mirë nuk u realizua në praktikë si pasojë e shpërthimit të Luftës së parë botërore, pas mbi 100 vite tani po realizohet në praktikë me nënshkrimin e marrëveshjes në Washington me 4 shtator 2020, pas trusnisë së fuqishme diplomatike amerikane, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes Serbisë dhe Kosovës, në të cilin parashihet përveç tjerash, jo vetëm ndërtimi i autostradës Beograd- Prishtinë por edhe i hekurudhës në mes të Beogradit dhe Prishtinës me të cilin Serbia do të ketë kyçje të drejtpërdrejtë në portin e Durrësit të detit të thellë Adriatik.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/04/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk