Marrëveshje mes maqedonsash!
Pa dorashka
Ligji për gjuhët e pakicave në drzhavën “Severna” së shpejti në shqyrtim për shfuqizim ose për korrigjim, si ligj që interpretohet nga komitët e Mickos si ligj që ju paskësh dhënë shumë hapësirë shqipes dhe jevgjërishtes, si gjuhë të favorizuara nga bashkësitë e tjera etnike.
Kësisoj, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, paralajmëroi këto ditë për një shfuqizim të këtij ligji “problematik” që favorizon gjuhën shqipe nga gjuhët e tjera pakicë në “drzhavën Severna”, por gjithsesi nuk është i barabartë me sllavishten e tyre si gjuhë e shtetit dhe e pushtetit, që mbrohet me kushtetutë dhe jo me ligje si formë despotike e supremacisë ndaj gjuhëve të pakicave.
Ky është ligji për gjuhët e pakicave dhe jo i gjuhës shqipe ashtu siç e reklamuan partitë politike shqiptare para 5 viteve, e që sot kthehet në bumerang ndaj përdoroesve të saj si ligj që mund të shfuqizohet ose do krasistet deri në atë masë sa do të lihet në mëshirën e fatit si gjuhë që do të përkufizohet vetëm nëpër komuna me shumicë shqiptare.
Ky ishte “peshqeshi” i mashtrimit të madh nga ana partive politike pa përjashtim kur thanë se tashmë me “ligjin për gjuhën shqipe”, ajo u bë zyrtare!
Surpriza e madhe do të ndodh pas një muaj, ku krerët e ndarjes dhe gjykimit të drejtësisë nga Gjykata Kushtetuese do të nxjerr në pah brishtësinë e atij ligji diskutabil për shqyrtuesit e drejtësisë sesi partitë shqiptare fshehën thelbin e ligjit nga “ligji për gjuhën shqipe” në ligjin për pakicat, ku doli lakuriq e vërteta për barazinë e gjuhës shqipe me sllavishten e Mickos dhe të Filipçes.
Kur bie fjalë për barazimin e gjuhës shqipe me sllavishten ata behen bashkë, pavarsisht interesave të ndryshme dhe bindjeve ideologjike bashkohen kundër shqiptarëve dhe jo si partiçkat tona, që për një çik pushtet i zbathin të mbathurat para interesave kombëtare.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!