MARSHO, VEC PERPARA KOSOVE!

20
Oct
2024
Shkruar: Luan Baci USA

/ Nga Arkivi i diplomacis/

Nje fitues amerikan i medaljes se arte Olimpike, ka qene pjesemarres ne sulmin kunder Kongresit Amerikan ne daten 6 Janar 2021, eshte arrestuar pas disa ditesh, i njohur dhe identifikuar nga videot e shperndara nga FBI. Ketu, ky kampjon noti, zoti Klete Keller, ishte dy herë fituese i medaljes së artë Olimpike, dhe notoi në tre Lojëra. Jeta e ka perplasur deri ne ate pike sa te jete pa shtepi dhe ta detyroje te jetoje, duke fjetur në makinën e tij. Tani ai është “Personi 1” në dokumentet gjyqësore, të identifikuar nga FBI si një pjesëmarrës në sulmet e Kapitolit të SHBA dhe i akuzuar për krime federale zoti Kelly, paraqitet para Gjykates se kryeqytetit amerikan per sulmin mbi Kapitol, si mbeshtetes i ish-presidentit Trump.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ka nje fotografi te ketij kamjoni ne sportin e notit, ku ky pozon me grushtin e djathte te ngritur lart! Nuk e di pse me shkoj mendja ne nje krahasim te pa menduar, aspak inteligjent dhe krejtesisht te pavend, te shume kundershtareve politike te Albin Kurtit, qe per ta goditur dhe luftuar ate, gjithnje e kane etiketuar si “socialist”, “komunist” dhe “enverist”, per shkak edhe te popullaritetit te tij dhe besimit qe populli ka tek ai, sepse edhe Enveri mbeshtetej dhe besohej nga populli, perdorin ndonje fotografi te Kurtit qe pershendet me grushtin e djathte te ngritur lart, dhe krahas fotografise se Kurtit me grusht lart, vendosin dhe fotografi te Enver Hoxhes me grushtin lart. Dhe sipas ketyre driteshkurterve, kjo paraqitja figurative e grushtit, nuk eshte pak per te ngritur “furtunen” kunder Kurtit.

Ne mbeshtetje te ketij shenimi, po vendos edhe nje fotografi te ish-presidentit Trump, dhe nje tjeter te sportistit amerikan, qe pershendetin mbeshtetesit e tyre, njeri ne politike dhe tjetri ne fushen e sportit, me grushtin lart. A mos do te thote se edhe Trump, edhe sportisti amerikan qe sulmoj Kapitolin per Trump, ishin “socialiste”, “komuniste”, “Enveriste”?! Trump e beri fushates e tij kunder Presidentit Biden, duke e akuzuar padrejtesisht edhe per “socializem”, dhe “komunizem”?! Pra Trump dhe sportisti amerikan, me grushtin lart nuk ishin as “socialist”, dhe as “komunist”! Perse duhet te jete Albini i tille se edhe ai paska “nje grusht”?!

Albini nuk ka “nje grusht”! Ai ka “shume grushte”, dhe ato jane grushtet e gjithe popullit, te mbledhur bashke, qe do te shkaterrojne sistemin korruptiv, atdheshites ne Kosove, dhe do te krijoje themelin e shkaterrimit te korrupsionit ne tere SHQIPTARINE.

“GRUSHTET” E ALBINIT DO TE TREGOJNE FORCEN E TYRE NE ZGJEDHJET E SHKURTIT 2021.

PERPARA KOSOVE NE MBROJTJE TE SHQIPTARISE.

05 SHKURT 2021

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk