Martesat Politike të LDK-së: Kur Sovrani i Shqelmave Është Votuesi

21
Jan
2025
Shkruan: Ferat Selimi Oslo


Në politikë, ashtu si në jetë, disa martesa janë të destinuara të dështojnë. Historia e LDK-së dhe martesat e saj të njëpasnjëshme me parti të tjera janë shembulli më i mirë i kësaj. Duket sikur çdo herë që kjo parti hyn në një “martesë” politike për interesa të momentit, përfundon e shqelmuar nga votuesit, njësoj si në tregimin ku një burrë, pas tri martesash, çdo herë i humbte gratë nga shqelmat e kalit të tij.
Kjo nuk është rastësi. LDK-ja, me rënien e saj historike në vetëm 12%, nuk po dënohet vetëm për paaftësinë për të ofruar zgjidhje, por edhe për lëvizjet e saj të paprincipta, që ngjajnë më shumë me llogari të pasigurta sesa me vendime strategjike për të mirën e sovranit. Votuesi shqiptar, që është “sovrani i shqelmave” në këtë tregim politik, nuk fal kur sheh që prioriteti i një partie është pushteti, jo shërbimi ndaj sovranit.
Në vend që të angazhohet për t’u rikthyer si një opsion serioz për qytetarët, LDK po fokusohet në akuzat e pabaza dhe në strategji që nuk bindin askënd. Në fund, votuesit do të vazhdojnë të zgjedhin ata që ofrojnë stabilitet, ndryshim dhe rezultate konkrete. Martesat me interes nuk kanë vend në një demokraci të shëndetshme. Ato mund të zgjasin përkohësisht, por shqelmi i votuesit është gjithmonë aty për të rikthyer drejtësinë.
Mesazhi për LDK-në:
Reflektoni, ndryshoni ose pranoni realitetin e hidhur: shqelmave të sovranit nuk mund t’i bishtnohet.
Ju që kryeministrin e shtetit dje e krahasuat me Hitlerin, nesër mund të jeni vetë në qeveri me një kryeministër të juaj , por qasja juaj nuk ndryshon gjë derisa nuk respektoni kryeministrin e shtetit, cilido qoftë ai.
Shpresoj që do ngeleni në vendin e tretë, që mos t’ju kalojnë AAK-Nisma. Kjo do të ishte fitorja juaj këtë herë.
Sovrani, pra populli, as nuk shitet dhe as nuk blihet!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/01/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk