MARTIRËT E SË VËRTETËS MBI HISTORINË, LASHTËSINË E GJUHËS SHQIPE DHE AUTOKTONINË E SHQIPTARËVE

15
Jun
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Dëshmi
1. Sumerologu britanik, George Smith, që e përktheu epin e Gilgameshit, për shkak të kësaj e humbi jetën në moshën 36 vjeçare. Smith ishte një britanik me aftësi të jashtëzakonshme deshifruese, pionier në fushën e kërkimit dhe përkthimit të epopesë së Gilgameshit, një ndër veprat letrare më të vjetra të njerëzimit. Për ta kryer transkriptimin e këtyre veprave, ai jo rastësisht shkoi te shqiptarët e Alepit (qyteti lashtë Albia) në Siri, të cilët flisnin një version të shqipes së lashtë Gege.
2. Historiani dhe studiuesi kroat, Milan Shuflaj, u masakruara para derës së shtëpisë së tij nga shërbimi sekret rusomadh i Serbisë, për shkak të demaskimit të historisë të rrejshme dhe politikave serbomëdha kundër shqiptarëve, sidomos të periudhës së Mesjetës.
3. Studiuesi dhe atdhetari i shquar arvanitas, Aristidh Kola, u helmuar nga shërbimi sekret i Greqisë, sikurse edhe disa atdhetarë të tjerë arvanitas përpara tij.
Kjo listë është tepër e gjatë për të gjitha krimet, likuidimet misterioze nga shërbimet e huaja sekrete, kryesisht greke dhe serbe.
Por, përkundër kësaj, çuditërisht shumica e studiuesve dhe akademikëve shqiptarë kanë përjetuar dhe përjetojë moshë të thellë pleqërie (mbi 90, 100 e më tepër vjeçe), duke jetuar me famë dhe mirënjohje të shumta për së gjalli dhe pas vdekjes së tyre. Të gjallëve ju urojmë shëndet e jetë të gjatë, por me dyshimin e përhershëm se nuk kanë bërë diçka me vlerë të qëndrueshme për historinë tonë, gjuhën, shkencën e albanologjisë dhe autoktoninë e shqiptarëve.
Siç duket, armiqtë tanë na kanë njohur dhe na njohin më mirë se sa ne e njohim vetveten!
(2 qershor 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk