MASIVI MALOR NË EVROPËN QENDRORE, I NJOHUR SOT ME EMRIN KARPATE, NË LASHTËSI ËSHTË NJOHUR ME EMRIN ALPET BESIANE*

30
Apr
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime historie
(Sllavët e jugut nuk kanë ardhur nga Karpatet në jug të Gadishullit Ilirik, por nga rajonet në thellësi të Azisë, viset përtej Karpateve)
Së paku deri në shekullin VII të erës sonë, banorë për disa shekuj me radhë të masivit malor të Karpateve, në pjesën verilindore kanë ka qenë fisi pellazg-ilir i Besëve nga Trakia, ndërsa këto male për disa shekuj janë quajtur ALPET E BESËVE.
Gjithashtu, para ardhjes së hungarezëve dhe të fiseve sllave në këto hapësira edhe pjesa jugperëndimore e Karpateve ka qenë e banuar nga fiset pellazge-ilire-dardane: lazgët (pellazgët), besët (trakët) dhe fiset ilire, me prejardhje të njëjtë, siç i njeh historia.
Para zbritjes më masovike të sllavëve në viset jugore të Gadishullit të Ilirisë, Perandoria Romake Lindore dërgoi misionarët e saj, Kirilin dhe Metodin**, për qëllime politike e fetare, fiseve sllave të përqendruar atë kohë në Moravinë e Madhe (shek. X e.s.) për t’ua mësuar këtyre fiseve nomade sllave shkrim-leximin dhe besimin fetar.
Dyndja e fiseve sllave në jug të Gadishullit të Ilirisë ka filluar nga shek. X, edhe pse më herët (jo para shek. VII e.s ka pasur disa lëvizje të vogla të tyre në drejtim të jugut, si fisi i Berzitëve në drejtim të fushës së Pellagonisë në Maqedoninë e sotme, e cila gjatë kësaj periudhe ka qenë gati tokë e boshatisur nga banorët ilirë vendës, për shkak të luftërave të njëpasnjëshme me romakët, persianët etj., nga tërmetet katastrofale që goditën rajonin disa herë dhe disa mortaja shfarosëse në shekujt e mëparshëm.
* Sipas shumë autorëve të lashtë, fisi pellazg-ilir i Besëve të Trakisë ka përbërë popullsinë numerikisht më të madhe në Evropë në shekujt e parë të erës sonë.
** „Kirili dhe Metodi me të vërtetë u nisën si veprimtarë politikë, misionarë.“, prof. dr. Ellka Mirçeva, Instituti i Gjuhës Bullgare i Akademisë Bullgare të Shkencave, Sofje.
(28 prill 2022)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk