“MBAHU DRITAN TRIMËRIA”-

01
Oct
2023
Nga: Xhaxho Plaku


Burgu sivjet hapi dyert.
Hapi dyer sa i shqeu.
Për ca nuk ndihet askush .
E për ca po tundet dheu.
*********************
U fut Alma gojë punëtore.
Bllakua, Koka dhe Safeti.
U funë dhe ca të penduar.
Thonë do hyjë dhe Ben Ahmeti.
*********************
Mbushur birucat e vipëve.
Se ashtu ua kërkon nderi.
U funë dy djem nga Labëria.
Dritan Goxhaj e Fred Beleri.
*********************
Për Belerin u tund dynjaja.
Gati sa s’krisi dyfeku.
Gjitonët na kanë vënë kushte.
Në Evropë s’hyni thotë Greku.
*********************
Mbushur studiot me të “mënçur”.
Dhe si tufë gomarësh pllasin.
Mbrojnë turpin , tradhëtinë.
Për nderin s’denjojnë të flasin.
*********************
Për Dritanin s’u vjen mbarë.
Se nga Dritani s’derdhet leku.
Për Belerin janë në garë.
I ka zënë për koqesh Greku.
*********************
Dhe dy fjalë për Edi Ramën.
Dhe ai është kilë kulaçi.
Kujtoj kur qante në Hagë.
Gjasme për “vëllain” Thaçi.
*********************
Qante si me ngashërimë.
Lotët “lumë” të nxehtë bukë vale.
Dhe thoshte me ulërimë.
Shkrini GYKATËN SPECIALE.
********************
Kjo gjykat ja pshurri lotët.
Po ja merr djemtë nga thonjtë.
Për Edin , Dritani snjihet.
Se skërkojnë lëmosh heronjtë.
*********************
Edi bërtit për Dritanin.
Siç qaje dikur për Thaçin.
Ndryshe thonë gojët e liga.
Do kesh në poture maçin.
*********************
Dhe ti popull kaq servil.
Përpiqu dili zot nderit.
Nder të jep Hero Dritani.
Jo lotët fallco të liderit.
*********************
Mbahu Dritan Labëria.
Stë gjunjëzon dot gjykata.
Mbahu Dritan krenaria.
Të dërgon Shqipja urata.
*********************
Vo;
Se mos guxon nonjë provokator sërbi a greku këtu dhe më çan trapin se u fajësova Liderin
30 Shtator 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk