Mbi etimologjinë e emrit gjeografik Kosovë

18
Jan
2023

Shkruan: Dr.Abdulla Mehmeti
Publikohet për herë të parë, në formë të shkurtër, nga Akademik Abdulla Mehmeti
EMRI KAS(OVA) – KOSOVË, ME RRËNJË TË LASHTA 4 MIJË VJEÇARE PELLAZGE – ILIRE
(Shek. XVIII p. e. s. – Shek. XXI, viti 2023 i e. s.)
1.
Tezë shkencore shkatërruese kundër propagandës serbomadhe mbi prejardhjen e emrit gjeografik Kosovë nga emri i zogut “kosa” në serbisht, zogu i zi shtegtar, tardus merula (latinisht), mëllenja (shqip).
1. Emri gjeografik: KOSOVË – nga KAS (OVA);
2. Emri gjeografik: KASKË – nga KAS (KA);
3. Emri i popullit: GEGË, shqiptarët e sotëm të Gegërisë (Gegnisë), pjesa veriore e Shqipërisë, Kosova dhe viset tjera shqiptare në veri;
4. Emri i popullit të Kaskës: GASGA, kështu njihej nga të tjerët;
5. Emri i rajonit të lashtë në Pallagoni (Pajoni): KASKA, më vonë CASKA (nga romakët), dhe sot ÇASHKA, në formë të sllavizuar;
6. Njëri nga kryeqytetet e Mbretërisë së Dardanisë, përveç Ohrit dhe Shkupit (gati 1000 vjet), ka qenë qyteti i lashtë Nisi, Nishi i sotëm;
7. Njëri ndër qytetet e lashtë pellazgë-ilirë, nga më të rëndësishmit në mijëvjeçarin e tretë dhe të dytë para erës sonë (Koha e Bronzit), në pjesën qendrore të Anadollit, ka qenë qyteti Nisa – Nisi.
. . .
Me këtë rast duhet të përmendim se, edhe rajoni dhe qyteti i lashtë ilir i Kosturit, nga të tjerët të njohur si Kastoria (rajon dhe qytet), ndodhet në pjesën jugore të Pallagonisë.
Edhe emri Kostandin, nga emrat personal më të përhapur te ilirët, arbërit, shqiptarët e sotëm, e ka prejardhjen nga kjo rrënjë e fjalës: KOS (TAN-DIN). Shih: Shën Kostandini i Madh, nga qyteti Nisi i Dardanisë, themeluesi i Perandorisë Roma Lindore (e njohur edhe sipas kryeqytetit të saj, Buzana).
2.
Pak histori për vendin Kaska dhe popullin Kaskan (Gasga)
Kaskanët (Kaska/ Kashka (Caska), apo Gasga, emër i njëjti në forma të ndryshme), ka qenë një popull pellaz-ilir, i njohur deri në shekullin e shtatëmbëdhjetë para erës sonë, sipas të dhënave hitite, të cilat mund të jenë shtyrë prapa në kohë, për t’i zgjeruar kërcënimet mbi popullin Kaskan dhe vendin e tyre Kaska.
Populli Kaska-Kaskan, sipas shumë burimeve kishte zbritur nga malet e larta të Ilirisë në brigjet e Detit të Zi në pjesën veriore të Anadollit, ndoshta bashkë me popullin Hitit, i cili kishte zënë vend në pjesën qendrore të Anadollit.
Populli i Kaskan kurrë nuk formoi një shtet të vetin të bashkuar, përkundrazi mund të ketë lëvizur më në lindje, në territorin që ishte braktisur nga ish-banorët e qytetit parahistorik Zalpa, gjatë pushtimit hitit të Anadollit qendror.
Kaskanët mund të jenë shtyrë pak më tej drejt lindjes për ta mbajtur ish qytetin Zapla si kufirin e tyre perëndimor me ardhjen e pushtuesve të mëvonshëm t në Anadoll (Azia e vogël).
3.
Shpjegime plotësuese
Nga shumë studiues është konfirmuar se ishin Hititët populli që kur zbriti në në pjesën qendrore të Anadollit, arriti ta ruaj dëshminë më të madhe për kultin e Shqiponjës së zezë dykrenore pellazge-ilire, duke e skalitur në shkëmbinjtë e tempujve të tij, si njërin nga simbolet më të lashta mbi kultin e shpendit të shenjt, zogun e shqiponjës së Zeusit, të cilin e përdori më vonë edhe Perandoria e Romës, edhe Roma Lindore, sidomos nga dinastia e Paleologëve, që u ruajt dhe trashëguar dhe gjatë Mesjetës nga prijësit e Arbërisë, përmes Flamurit kuqezi me shqiponjën dykrenore të Skënderbeut.
4.
Dhe, mos harroni se, mbretëria e parë e Dardanisë, në shek. IV p.e.s., shteti i Kosovës së lashtë, është themeluar nga mbreti Bardhyl, me qendër në qytetin e Ohrit, një qytet i lashtë në perëndim të Pallagonisë!
*Studimi i plotë do të publikohet në revista shkencore, me shpjegime dhe referenca përkatëse, këtu i paraqesim vetëm disa të dhëna në formë të shkurtër, sa për njoftimin e opinionit lexues, sipas natyrës së mediumit ku publikohet (rrjet social).
(18 janar 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk