Shkruan: Pro. Dr. fAbdulla Mehmeti
Gjuhësi
Për studimin e prejardhjes së fjalëve në gjuhët e sotme, sidomos të Evropës, nuk mund të konsiderohen si burime kryesore gjuhët e ashtuquajtura të lashta (klasike), si greqishtja e lashtë, latinishtja, persishtja, aq më pak osmanishtja, sepse ato kanë qenë gjuhë të pushtetit, prandaj shumica e tyre sot janë gjuhë të shuara (të vdekura), sepse shuarja e tyre ka pasuar nga shuarja e pushteteve, e mbretërive dhe perandorive që i kanë përdorura ato, që nuk janë përdorur si gjuhë amtare nga ndonjë popull i veçantë.
Nga gjuhët më të lashta të truallin e Evropës, sipas studimeve të derisotme, është gjuha shqipe, pasardhëse e drejtpërdrejtë e pellazgjishtes dhe ilirishtes, si edhe gjuha baske dhe armene, të cilat kanë pësuar goditje të mëdha në shekujt e fundit, si pasojë e fatit të popujve që i kanë përdorur këto gjuhë të lashta si gjuhë amtare.
Prandaj, gjuha e vetme më e lashtë është gjuha shqipe, e cila edhe sot flitet nga miliona folës të saj në gjithë hapësirën e Evropës, në Gadishullin Ilirik, Gadishullin e Azisë së Vogël (Anadolli), Gadishullin e Apenineve dhe gjetiu.
Asgjë studim serioz mbi prejardhjen (etimologjinë) e fjalëve të gjuhëve të sotme të Evropës, gjuhëve gjermane, gjuhëve romane, gjuhëve baltike dhe sidomos të gjuhëve sllave, nuk mund të jetë i plotë, i saktë dhe me bazë shkencore.
Studiuesit që pretendojnë se merren me çështje të prejardhjes së fjalëve të gjuhës shqipe, të trajtuar kinse si huazime të shqipes nga gjuhë të tjera, qoftë edhe nga gjuha latine dhe greke e lashtë, paraqesin një vetëmashtrim ordiner, tendencë e gabuar dhe qasje thellësisht joshkencore.
Vetë ndarja sipas pemës gjenealogjike të gjuhëve të Evropës dhe botës, emërtimi i familjeve dhe degëve të këtyre gjuhëve, si: gjuhët gjermanike, gjuhë romane, gjuhët sllave, gjuhët baltike etj, flet mjaftueshëm, se duhet fillimisht të saktësohet prejardhja e këtyre fjalëve çelës të këtyre gjuhëve, si fjala Romë, romanë dhe romane, Gjerman dhe gjermane, Keltë dhe kelte, Sllav dhe sllave, Baltë dhe baltike, për të vazhduar më tej me emrat e këtyre gjuhëve (dhe emrat etnikë të popujve që i flasin ato), pastaj të bëhet fjalë për huazimet e fjalëve në këto gjuhë dhe nga këto gjuhë në gjuhë të tjera.
Zoti e bekoftë gjuhën shqipe dhe ruajt nga armiqtë e barbarët e sotëm, këtë gjuhë të perëndive të lashtë dhe themelin e qytetërimit të sotëm evropian!
* * *
Mbi huazimet e fjalës (emrit) krye (kokë) nga gjuha shqipe në gjuhë të tjera dhe mes njëra-tjetrës
FJALA KRYE E GJUHËS SHQIPES, NË GJUHËN BASKE ËSHTË BURUA, NDËRSA NË GJUHËN UKRAINASE ËSHTË KERIVNYK, NË GJUHËN LITUANISHTE ËSHTË GALVA, E HUAZUAR NGA GJUHËT SLLAVE TË JUGUT PËRDORET GLLAVA
KRYE, në gjuhën shqip;
KERIVNIK, në gjuhën ukrainase;
BURUA, në gjuhën baske;
KRYE, në gjuhën armene është գլուխ (glukh), e afërt me fjalën galva të lituanishtes;
GALVA, në gjuhën lituanishte;
GLAVA, në gjuhët sllave të jugut.
KRYE (kokë), edhe kryefamiljar, krye-prijës, kryetar, shtylla e familjes, autoritet, vend nderi, prijës i një fisi ose vendi, në gjuhën e baske quhet: BURUA (burrë).
Në gjuhën lituanishte ky emër është GALVA, që besojmë se prej tyre sllavët e jugut e kanë përvetësuar këtë emër, nga GALVA e lituanishtes, e sllavizuar është në formën siç përdoret edhe sot: GLAVA (shqip: krye, kokë).
Në gjuhën rusishte është GOLOVA , ndërsa në gjuhën ukrainase është ruajtur forma e lashtë: керівник (kerivnyk), që ka formë pak të ndryshuar, nga krye në keri (rrënja e fjalës): keri-vnyk.
Në disa të folme të shqipes edhe sot përdoren format e fjalës (emrit) KRYE, si: Kryet, Kërye, Kreje, Kraje etj.
(19 janar 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!