MBI KONTROVERSAT E HISTORISË DHE GJUHËSISË

09
Jun
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Temë për diskutim
Kush duhet ta shpjegojë, pse një familje e gjuhëve evropiane quhet Gjuhët Romane, ndërsa vendi dhe populli i vendit amë, i Romës së lashtë dhe perandorisë me këtë emër – Perandoria Romake në Gadishullin e Apenineve, nuk vazhdoi të quhet me këtë emër të lashtë, por iu ndryshua emri në, Itali – vendi; italianë – populli dhe italishte – gjuha; ndërsa një vendi tjetër të largët, iu imponua ky emër, me shtojcë: Roma e Re, Rumania – vendi; rumunë – populli dhe rumunishte – gjuha, kur dihet nga burimet historike se ky vend më së voni u pushtuar dhe sundua nga Perandoria Romake, kurse më herët, në asnjë periudhë historike nuk është përmendur me këtë emër, as vendi dhe as populli i tij.
1. Pse shteteve të Gadishullit të Apenineve (Ape-Alpe-Albe + Nin-Nën, Ndër, Poshtë; Gadishulli Nën Alpet), pas luftës për bashkim në shek. XIX iu imponua emri i përbashkët Itali?
2. Në cilën periudhë dhe pse Rumanisë iu imponua ky emër, i cili nuk ka asgjë të përbashkët me të kaluarën e Vllahisë dhe Moldavisë historike?
Për emrat e sotëm të popujve dhe shteteve të tjera në Gadishullin Ilirik, të Greqisë, Bullgarisë, Serbinë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, do të bëjmë fjalë në shkrimet e ardhshme.
Debati është i hapur për personat kompetentë, njohës të historisë, gjuhësisë dhe etnogjenezës së popujve evropianë.
*Me emrin Itali-a, njihej një rajon në pjesën jugore të Kalabrisë, i pushtuar dhe sunduar përkohësisht nga Perandoria e Romës Lindore (Buzana – Bizanti), ndërsa emri më i hershëm (eponim) lidhet me figura mitike nga mitologjia e lashtë e popujve të Gadishullit Ilirik, duke pretenduar rrejshëm kinse ka qenë mitologji greke.
** Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, pjesa evropian e saj quhej Rumeli, ndërsa banorët e rajonit quheshin me emër të përbashkët, pavarësisht nga përkatësia etnike e tyre – Romej (romanë apo latinë).
(9. VI. 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk