MBI LASHTËSINË DHE AUTOKTONINË E SHQIPTARËVE NË EVROPËN JUGLINDORE

16
Mar
2024
shkruan Akademik Abulla Mehmeti

Dëshmi
Ja, ky është çelësi për kërkimin shkencor më të saktë të prejardhjes së emrave të shteteve të sotme në Ilirikun Lindor (Evropën e sotme Juglindore); i Gurisë, Gruzia-Gurzia (Gjeorgjia e sotme) dhe i Bullgarisë së sotme (Bal-Gurisë), si edhe emri i Lumit më të madh që e përshkon rajonin e nën Kaukasiz e mban edhe sot emrin GURA (Lumi me emrin e sotëm: Kura).
Shpellat më të lashta në Ilirikun Lindor mbajnë emra në gjuhën shqipe
Në pjesën e brendshme të shpellës GURIA është identifikuar fosili i një banori që i përket Homo Sapiensit, që mendohet se ka vdekur në shpellë më shumë se 120.000 vjet më parë.
Edhe rajoni i gjerë përreth kësaj shpelle të lashtë (misterioze) në rajonin e Dobruxhës (në pjesën e Rumanisë) e mban emri GURIA.
(16 mars 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Dëshmi
Shpellat më të lashta në Ilirikun Lindor mbajnë emra në gjuhën shqipe
MBI LASHTËSINË DHE AUTOKTONINË E SHQIPTARËVE NË EVROPËN JUGLINDORE
Përgjigjen që duhet ta jep shkenca, studiuesit dhe institucionet shkencore është:
Si ka mundësi që jeta më hershme e qenies njerëzore në Evropë, me dëshmi materiale për mënyrën e jetesës dhe shkrimet më të lashta të gdhendura në rrasa guri, të zbuluara në lokalitetet arkeologjike në rajonet e Rumanisë së sotme, në Transilvani, Vllahi dhe Dobruxhë, si dhe në gjithë territorin e Bullgarisë dhe Moldavisë të sotme, këto shpella në të cilat është dëshmuar prania më e hershme e jetës së njeriut në këto hapësira, emrat e lashtë të këtyre shpellave janë me kuptim të qartë e të plotë vetëm në gjuhën shqipe, që sigurisht se ato u përkasin shqiptarëve të lashtë, ndërsa lashtësia e tyre nga studiuesit e sotëm të kërkohet në drejtim të gabuar, me pretendime politike për kërkimin e rrënjëve të hershme të popujve të tjerë në ato hapësira, emrat e të cilëve janë shfaqur me mijëra vjet më vonë në analet e historisë?
Shpellat e njohura nga lashtësia e hershme, emrat e të cilave kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, ato njihen si: Shpella Gura (e Gurit-Gurisë), Shpella e Selishtës, shpella e Magurës, Shpella e Trojanit, Shpella e Arabanasit etj., ndërsa shqiptarët e lashtë nuk përmenden si popull, se ata kanë qenë banorët më të hershëm, më të lashtë dhe autoktonë në ato hapësira. Kjo nuk mund të ketë mbështeteje edhe në filmat fantastikë, jo më në të vërtetën shkencore, siç e paraqet propaganda e organizuar për shekuj me radhë kundër lashtësisë dhe autoktonisë së shqiptarëve në ato vende.
(26 dhjetor 2023)
***
Shpalime nga trashëgimia e lashtë kulturore-historike
PALLATET E NËNDHESHME NË SHPELLËN ARBANASE DHE SHPELLËN TROJANE NË BULLGARI
Në vitin 2014, në qytetin Tërnovë, kryeqyteti i lashtë i Bullgarisë, është organizuar një ekspozitë tepër interesante, për shpellat në territorin e këtij shteti fqinj. Edhe më simbolik dhe domethënës ka qenë emërtimi i kësaj ekspozite:
“Pallatet e nëndheshme në Bullgari dhe Evropë”.
Nga shpellat më të njohura në territorin e shteti të sotëm të Bullgarisë, disa prej tyre mbajnë emra në gjuhën shqipe dhe kanë histori tepër interesante lidhur me banorët shqiptarë dhe vendbanimet e tyre të lashta në Bullgari, që nga periudha pellazge-ilire-trake.
Kësaj radhe ju sjellim vetëm disa fotografi nga shpellat gjigande, të cilat mbajnë emra shqip:
SHPELLA ARBANASE (ARBËRORE, SHQIPTARE)
Shpella Arbanasе ndodhet rreth 200 m në lindje, midis fshatrave Arbanasi dhe Sheremeti në rrethinën e Tërnovës. Deri më tani është arritur të eksplorohet rreth 1000-1200 metra nga brenda, pasi janë kaluar 3 ngushtica në një distancë 20-25 metra nga njëra-tjetra.
SHPELLA TROJANE
Shpella është zbuluar në vitin 1989 gjatë një ekspedite speleologjike në kushte tepër të vështira për shkak të terrenit shkëmbor, në territorin e katundin Emen të Tërnovës. Nga galeritë e shpellës gjigante deri më tani janë eksploruar vetëm 1500 metra nga gjatësia e saj.
Këto shpella nuk janë të vetmet në ato hapësira, që mbajnë emra shqip dhe lidhen me të kaluarën, historinë e lashtë të shqiptarëve.
Këto vlera të trashëgimisë kulturore-historike duhet të shfrytëzohen për forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë me popujve të rajonit dhe Evropës.
* * *
Në gjithë hapësirën e Gadishullit të Ilirisë dhe përtej, nga Kaukazi deri në Alpet evropiane, nga brigjet e Mesdheut dhe gjithandej në Evropë, deri në ditët e sotme kanë mbetur të pa hulumtuara dhe të pazbuluara shumë gjurmë nga jeta dhe kultura e lashtë pellazge-ilire-arbërore.
Në të gjitha shtetet fqinje, por edhe në territorin e shteteve shqiptare, deri në ditët e sotme kanë mbetur të pa eksploruara shumë lokalitete arkeologjike, të njohura e të panjohura, por edhe shpella nga më të lashtat dhe më atraktivet, nga mund të përfitojë shteti edhe interesa ekonomike, përveç zbulimit, ruajtjes dhe afirmimit të vlerave të trashëgimisë kulturore-historike.
Asnjë nga organet e pushtetit dhe institucionet kompetente nuk ka dhënë përgjigje, pse pas njëqind vjet nga krijimi i shtetit të pavarur të Shqipërisë kaq pak investohet për kulturën shqiptare, për trashëgiminë e lashtë, për të kaluarën e lavdishme që i bën krenarë edhe shqiptarët e sotëm para botës.
Me këtë rast duhet të përmendim rastin e arkeologëve polakë, të cilët në vitin 2018 në territorin e Shqipërisë, afër qytetit të Shkodrës, arritën të zbulojnë një qytetet të lashtë së pak dymijë vjet. Me çfarë merren arkeologët shqiptarë dhe institucionet kompetente të shtetit tonë?!
(26 dhjetor 2022)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk