Zoti Tomcini shkruan ne nje krahasim mbi fortifikimet ne Shqiperi nga “diktatori” Enver Hoxha, qe kerkonte mbrojtjen e POPULLIT E TE ATDHEUT, dhe fortifikimeve ne Finlande, si me poshte:
“Lexova qe Finlanda paska 50 mije e 500 strehime nentokesore, te cilat, pasi eshte futur ne NATO, nga frika e ruseve, ka filluar t’i pastroje e mirembaje.
Te tilla kane SHBA dhe shume vende te tjera, por ajo qe me ben pershtypje eshte qe nje e dy shajne Enver Hoxhen, qe sipas tyre, bunkerizoi Shqiperine.
Enveri nuk beri as me shume e as me pak nga sa kane bere e vazhdojne vendet e tjera per mbrojtjen e vendit dhe te njerezve ne rast lufte. A mund te kritikohet e denohet nje udheheqes pse nderton fortifikime per mbrojtjen e vendit dhe te popullit te tij ne rast lufte?
Qellimi eshte vetem te nxijne edhe aty ku nuk ka njolle, pushtetin popullor dhe figuren legjendare te Enver Hoxhes.
Tani me poshte nje krahasim, nga une Luan Baci, per nje ndodhi, qe duhet ta degjojne “proamerikanet” shqiptare, qe me shume jane antiamerikane dhe njekohesisht kundershqiptare ne gen dhe ne veprim.
Ne nje nga shtetet e Amerikes, ne Hawaii, qe eshte ne Oqeanin Paqesor, pika me e afert e goditjes se mundeshme te Korese se Veriut nga armet berthamore kunder Amerikes, u dha gabimisht nje alarm per goditjen berthamore nga Veri Koreanet. Njerezit vraponit te tmerruar nga ajo qe mund te ndodhte, dhe televizionet dhane nje pamje te nje burri, qe hapi nje pusete te kullimit te ujerave ne ane te rruges, dhe futi femijen e tij per ta mbrojtur nga goditja atomike e supozuar, por vend per te nuk kishte ku te futej! Ne se goditja do te ndodhte, a do te mund te mbijetonte ai femije aty, i vetem, i futur ne ate pusete, ne se i ati do te ishte zhdukur?! Sigurisht qe jo, por instinkti i prindit, per te mbrojtur pjellen e tij, ne ate moment, deri ne ate shkalle punoj!
Atehere po u pyes, edhe une, ashtu si i nderuari Zoti Sulejman Tomcini, perse grini sallate ruse e greke, e pse jo eshe serbe, kunder “diktatorit” Hoxha, edhe per aty ku nuk ka pse te kritikohet, se punoj ne mbrojtje te atdheut, e te popullit, ku ne kete popull, ne mbrojtjen e tij, ai Enver Hoxha, nuk perjashtoj as pjellat e kolaboracionisteve dhe te armiqeve te ketij populli?!
Mjafte u morret me ata qe nuk jane me ne kete jete, o zhurmemedhenj qe nuk dini te pushoni, sepse keshtu keni gjetur formulen magjike per te vjedhur, grabitur e pasuruar, e per t’i mbrojtur ato qe nuk i keni tuajat, ato qe jane te ketij populli e te ketij vendi. Gjeni nje menyre se si te punohet per ndertimin e ketij vendi, se do t’ju zere populli keq me hunj e me gure e nuk do te mund t’i gezoni ato qe keni!
Ju alergjiket, qe nuk keni veshe te degjoni te vertetet, qe cdo thenie te se vertetes e sulmoni me terma si “komuniste”, “enveriste”, e te tjera, beni me shume mire, edhe per veten tuaj, ta mbyllni ate lloj sqepi, sepse ketu nuk ka asnje propagande per komunizem, por vetem nje analize me kembe ne toke, dhe fare te thjeshte te realiteteve, realitete qe duhen perdorur per te ndihmuar ne ndertimin e te ardhmes se sotme e te perspektives se ketij populli e te ketij vendi, per te cilen, ju as qe jua ndien fare?!
31 GUSHT 2023
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!