MBI TË VËRTETËN HISTORIKE DHE AUTOKTONINË E SHQIPTARËVE

28
Dec
2023
Shkruan: Abdulla Abdulla Mehmeti

Shpalime
Historia e Evropës, e shteteve dhe popujve të saj, Historia e Ballkanit, e popujve dhe shteteve të këtij rajoni, sidomos Historia e Popullit Shqiptar, siç është shkruar deri më sot, më tepër i ngjan një përmbledhje të pamfleteve politike dhe fetare se sa shkencës.
Nga të metat (defektet) më të mëdha, të qëllimshme, nën ndikimin e propagandave të huaja, të Historisë së Populli Shqiptarë është qasja e gabueshme, jo shkencore, mbi lashtësinë dhe autoktoninë e shqiptarëve në gjithë hapësirën e Gadishullit Ilirik dhe përtej, nga Kaukasi deri në Alpet evropiane, nga qyteti Alba (Alepo) në Siri deri në Detin Baltik dhe gjithë Evropën, nga paraardhësit e tyre pellazgë-ilirë-dardanë.
Si ka mundësi të quhet shkencë kjo histori, përderisa praninë e shqiptarëve të sotëm në disa shtete aktuale (të krijuara në shek. XIX dhe XX) e quan shpërngulje, ngulitje, emigrim të shqiptarëve në ato shtete, si në Turqi, Greqi, Itali, Rumani, Bullgari, Moldavi dhe vende të tjera, edhe atë kinse në ato vise janë të pranishëm nga Mesjeta, për shkak të disa dëbimeve të dhunshme të shqiptarëve nga Iliriku gjatë shek. XIV – XX. Por, këta autorë nuk japin asnjë përgjigje, qoftë edhe formale e joshkencore, se cilët kanë qenë banorët më të hershëm se shqiptarët në ato vende, si në Turqi, Greqi, Itali, Rumani, Bullgari, Moldavi, dhe jo vetëm.
(28 dhjetor 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk