Mbushen kishat e xhamijat, boshatisen shkollat!

25
Dec
2023
Shkruan: LUAN QEMAL BACI


Mbushja e institucioneve fetare me besimtare, dhe boshatisja e shkollave, qellimi i armiqeve te shqipetareve!
Miku im i nderuar, dhe nje atdhetar i mirefillte, midis te tjera me shkruan:
“Ky hoxha Zekirja Idrizi mua nuk me pelqen.
Unë mendoj ai po mundohet ta bëjë xhamin dhe islamin shqiptare/shiptar dhe në këtë mënyrë po mundohet ta mbroj islamin të shqiptarët.
Xhamia dhe islami janë turko-arabe dhe pikë. Edhe po ti mbulojne terësisht me flamurin tonë kombëtarë ato nuk mund të bëhen kurrë shqiptare dhe pikë sepse ato (feja islame dhe vet xhamitë) e kanë luftuar e dobësuar e do ta dobësojnë në shumë menyra kombin tonë e kulturën tonë….”
Me poshte, miku im i nderuar M.K., kerkon te dij mendimin tim per kete.
Po, i nderuari mik, sic t’u pergjigja ne private box, po deshiroj dhe besoj se duhet ta diskutojme hapur me me shume miq
Miku im i nderuar! Jam NJEQIND perqind i nje mendimi me ju. Ne shqipetaret, qe i kemi vene forcat tona ne sherbim te atdheut, duhet ta demaskojme me te gjitha forcat cdo fe. Nuk ka asnje fe te mire per ekzistencen e nje kombit, vecanerisht tek ne qe jane disa, e qe i sherbejne interesave te vecanta, me dhe nga qendra te ndryshme te shovinizmit kundershqiptar, te cilat per hesap e interes te tyre personal, edhe bashkohen se bashku per te krijuar perplasje deri vellavrasese midis shqipetareve.
Eshte gabim i madh, te quhet kjo xhami, apo kjo kishe patriotike, atdhetare, vetem e vetem se perdorin flamurin kombetar, qe ata jane gati ta shkelin ne cdo rast. Kur ne Tirane mbulohen monumentet e Skenderbeut, e ngrene prapanicen perpjee, duke e mbushur ate shesh, apo kur ne xhami e kishe, nuk flitet shqip, si ne kisha e ne xhamija, besimetaret duhet te hapin syte e mendjen, e te shohin se asgje, nga veprimet e tyre, nuk ka te beje me zotin, por vetem me parane qe ushqen kleriket parazite.
Institucionet fetare, xhamija e kisha, sikur t’a mbajne perdite flamurin shqipetar, ata perseri do te luftojne kunder kombit.
Pashe nje video, se si Shefqet Krasniqi, po u fliste besimetareve se sa eshte diametri I diellit, e sa ai i tokes, me demek po “bente shkence”. Kjo eshte politike e shejtan budallenjeve te klerikeve, myslimane apo te krishtere qofshin, qe duan te krijojne idene se ata jane te modernizuar e perparuar, nuk jane mbjelles te erresires. E kjo shejtan budallallek, duhet vene ne plehera, se aty e kane vendin, bashke me te gjitha dogmat fetare.
Islami politik ne Shqiperi, dhe ortodoksizmi i Janullatosit ne Jug te Shqiperise, jane rreziqe shume serioze per kombin, sidomos, ne kushtet kur shtetet tona shqipetare, ne nje menyre, ose ne nje tjeter, jane bashkepunetore me keta ambasadore te erresires, pa u dhembur aspak per te ardhemen.
Grupi i Decanit e nisma e tij, per te goditur me fakte punen armiqesore te klerit, duhet mbeshtetur me te gjitha forcat, nga cdo shqipetar, por shpetimi nuk vjen me ate qe te shkohet ne psikologjike dhe ne gjendjen “cohu hoxhe te ulet prifti”.
Sidomos inteligjenca shqipetare, duhet te bere te gjitha forcat, qe largimi nga FEJA e nje pushtuesi, te mos coje tek shkuarjen te FEJA e nje pushtuesi te tjeter, sepse eshte e njete, sikur ne zgjidhesh nje bagel te thate, e ta zevendesosh me nje bagel te njome, por keshtu harrojme se mbetemi tek i n¡ejti material, mbetemi ne bagel.
Populli, i shtyre ne analfabetizem masiv, ne keto vite “demokracie”, per tani po vrapon pas xhamive dhe kishave, sepse si majmuni, ndjekin shembullin e “udheheqesve”dhe te politikaneve “te shquar”, qe marrin edhe dekorata nga janullatoset e krishtere, e nga “janullatoset” mazlleme. Por realiteti po ja heq petet lakrorit perdite, me varferine qe thellohet e kthjellohet pa ndalim, e ku bashke me varferin, populli po shikon gjithnje e me shume se FEJA “te ngop me luge te zbrazet”, ndaj dhe ne 11 shami shqipetare, numuruar brenda dhe hoxhallaret, nuk behen as NJEQIND vete.
Po keshtu, sot ne Amerike, vendosa t’ju pergjigjen miqve te mi e te shkoja per naten e Krishtlindjeve, ne nje kishe qe ka me shume besimtare se sa ne kishat e tjera, por u befasova kur isha brenda e pashe jo mjaft njerez.
Pyeta veten a ka edhe ketu nismetare qe kerkojne largimin nga feja?! Medyshjet e mia perfunduan, duke pare e menduar se njerezit jane te interesuar drejt shkollimit, aresimimit, kultures, shkences, e prodhimit te te mirave materiale, dhe perfundimisht jane bindur se asgje nuk vjen nga qielli, sic pretendon FEJA per me shume se dymije VJET. E ne dymije VJET, asnje kilogram buke, apo asnje shishe vaji nuk ka ardhur, qyl, apo hazer (te dyja keto fjale te fundit turke apo arabe!). Ato dhe te tjera te mira materiale, kane ardhur e vijne vetem nga puna, dhe asgje tjeter.
Shikoni nje video te shkurter, dhe ne dy fotografi, qe sot filmova ne kishe, ne Krisht Lindje, e krahasoni daten e diten e vecante te sotme, ku besohej qe kisha te ishte plot.
Le te krahasojme kishat ne Amerike me kishat dhe xhamite ne SHQIPETARI, jo te mbushura plot sic deshirojme kleriket. Ato do te kene gjithnje e me pak besimtare, ne se njerezit ndricohen gjithnje e me shume.
Vetem armiqte e kombit shqipetar duan qe institucionet fetare te mbushen PLOTE e perplote, e shkollat te boshatisen gjithnje e me shume, qe shqipetaret te vazhdojne te shperndahen si zogjte e korbit neper bote.
24 Dhjetor 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk