Nga. Fatlind Selmani
Më 28 mars 1997, një korvetë italiane mbyti një anije shqiptare të mbushur me emigrantë, “Katër i Radës” në detin Adriatik, duke marrë jetët e së paku 92 shqiptarëve. Roma nuk pranoi kurrë faj, duke reflektuar një “dinamikë asimetrike” që vijon të qeverisë jetët e kaq shumë njerëzve në Evropë edhe sot.
Pasi u nis nga Vlora në orën 3 të pasdites, Katër i Radës u dallua nga anija italiane Zeffiro që u përpoq t’i ndryshonte drejtim. Anija vijoi drejt Italisë dhe u përball nga një anije më e madhe ushtarake, Sibilla, e cila ishte katër herë më e madhe se sa anija shqiptare. Sipas të mbijetuarve, anija e tyre po udhëtonte me flamur të bardhë. Pasagjerët i treguan italianëve se kishte fëmijë në bord. Gjithsesi, marina italiane ishte e vendosur që ta ndalonte anijen. Katër i Radës u godit dy herë, nga pas dhe në mes. Përplasja e mbushi anijen me ujë dhe e dërgoi në fund të detit. Rreth 34 persona mbijetuan duke u hedhur në det por shumica e pasagjervëe mbetën të bllokuar poshtë kuvertës.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!