MË FAL NËNË

03
Nov
2023
Nga: Genc Sefa-Lushnja

Më fal Nënë që s’flas dot gjat,
por s’të shoh dotë, dergjur në shtrat !
Shumë je lodhur e më je tretur ,
vetëm shpresa të ka mbetur !

Pret pareshtur që unë të vi,
të jemë pranë teje përsëri!
Ke dhimbje, mall, sytë me lotë ,
por më kanë burgosur e nuk vi dot !

Më kanë mbyllur n’tela me gjemba,
këmbë e duar në pranga të rënda !
I zënë në kurthin e tradhëtisë,
në emër të Atdhedashurisë !

Krenare Nënë, se jam pa faj ,
për Atdhe këtë burg e mbaj !
Një jet luftova shtigjeve të lirisë,
për flamur e toka të Shqipërisë !

Qëndro e fortë, mos u dorëzo,
se një ditë do të vi, më beso !
Do i këpusë vargojt e robërisë,
e të nisem fluturim drejt Shqipërisë!

Ta gëzoj zemrën e lotin ta ndal,
të përqafoj fortë e të heq mall,
ta shëroj shpirtin dalëngadalë,
E të të them, Nënë më falë !
————————————————————-
Autor Genc Sefa-Lushnja.
Ish ushtarak e juristë i diplomuar.
Luftëtar i Lirisë, në UÇK, UÇPMB,
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I robëruar në emër të Atdhedashurisë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk