Shkruan: Zeni Bilimani
Më mirë në pyll, atje lart,
Të bëhem mik me ariun,
Se këtu në pallat, Tiranë,
Ku s’gjej fjalën me njeriun.
–
Vetja më duket në hall,
Nuk e di në ç ‘gjuhë
të flas,
Druhem që ta them një fjalë,
Se nuk di s’ e ç’ gjen më pas.
–
S’ më ka shkuar, kurrë ndërmend,
Të urrejë njerëzinë,
Po, në këtë botë,
Kështu, qe thënë:
–
Duhet të jetosh,
domosdo me marrëzinë.
Nuk njihet fytyra e mirësisë,
–
Ajo, është e nxirë,
e mavijosur,
Se, zgjaten thonjtë e s’mirës,
Duke të çjerrë e nakatosur!
–
8 Shkurt 2022
–
JETIMI?!
–
( Poemë )
–
Unë jetimi, me nënën gjallë,
Në këtë botë me fate shumë.
Kush do ketë për mua mall.
–
Të më puthë ballin në gjumë.
Gjithë jetën, që mbaj mend,
Derë me derë, nëpër fis.
Kur më thanë që kisha nënë,
–
Sikur bota u vidhis.
Si s’e pata provuar,
As erën s’ia ndjeva kurrë.
Në spital, kur më kanë çuar.
–
Kur kam qenë i sëmurë.
Çfarë e ka detyruar,
Vetëm ajo, e din hallin.
Zemra si ka duruar,
–
Kur më braktisi,
mua djalin?!
Shtëpi pata, jetimoren,
Aty ika, këmba dore.
–
Por, si nënën time të dashur,
E njoha, veç edukatore.
Dora e saj, më ka mëkuar!…
Sa isha ngritur ne këmbë,
Erdhën dhe më birësuan.
–
Unë, vetë nuk e mbaj mend,
Po, të tjerët, pastaj më treguan.
Më mbanin si ujin e paktë,
Sikur isha, vet mbreti.
–
Po në shpirtin dhe trupin bonjak,
As aty, nënën se gjeta.
Nëpër lodërza fëmijërore,
Kur jetim, më kanë thënë:
–
Sikur qielli i kësaj bote,
Nën vehte me ka zënë.
Kur më thanë, që kisha nënë,
Nuk më kishte gjumë syri.
–
Ëndrrën, bridhja me këmbë,
Rrugës ndjeja, erë gjiri.
Kur me thanë, se ti je gjallë,
U mbyta keq, në ngashërime.
–
Në ç’qiell të botës vallë,
Ndodheshe ti, moj nëna ime?!
Në dëgjofsh ndonjë zë,
Që ta sjellë, era e malit.
–
Dil dhe fol, fol me atë,
Le të jesh në pikë të hallit.
Është zëri i djalit tënd,
Që del nga buza e pjekur.
–
Ka bredhur dheun në këmbë,
Dhe, pas erës të ka gjetur.
Dhe, në vidhiset kjo botë…
–
Ne të dy, do të shpëtojmë.
Sa, të puthë dhe të shtrëngoj fort,
Pastaj, edhe ne të shkojmë.
–
S’jam jetim, se jam me nënë,
Edhe pse, pa nënë u rrita.
Kur rrezja e diellit, na ka zënë,
Nuk ka të mbaruar drita.
–
Nuk ka të mbaruar jeta,
Kur jam në aromën tënde.
Mbas sa vitesh,
prapë e gjeta,
–
Gjakun tim të pastër,
Gjakun tim, të zemrës.
Tani, u linda dhe një herë,
Dhe, do rritem me nënë.
–
S’ jam fëmijë, të rri në prehër,
si ylli që rri në hënë.
Porsi gjetja, nëpër erë,
Brodha vitet për një ditë.
–
Humbi malli im, një vrer,
Fati i vdekur, hapi sytë.
Fati im i lodhur shumë,
Ëndërr pas ëndrrave u zgjua.
–
Lumë si nëna, lumë si unë,
Lumë plaga, që u shërua!
Lumë për jetën,
Më në fund, që u rinua!…
Më 20 shkurt, 2023
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!