Nuk mund të kishte një ditë më kuptimplote sesa dita e sotme për daljen e librit të Thunmanit me oponencen e prof. Kabos. Me rastin e 250 vjetorit të publikimit të librit 1774-2024.
Preferova të vendos postimin e prof. Kabos me këtë rast. Ishim të nderuar nga bashkepunimi i tij me ne!
21 shkurti është dita botërore e gjuhës amtare. Gjuhët janë thelbësore për arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke shërbyer si mjeti kryesor përmes të cilit transferohet njohuria dhe ruhen kulturat. Me rreth 8,324 gjuhë në botë sot, shumë prej tyre janë në rrezik të zhdukjes për shkak të globalizimit dhe ndryshimeve shoqërore. Sigurimi që sistemet arsimore mbështesin të drejtën për të mësuar në gjuhën amtare është thelbësore për përmirësimin e rezultateve të të nxënit, pasi studentët që mësohen në një gjuhë që ata e kuptojnë plotësisht tregojnë aftësi më të mira të të kuptuarit, angazhimit dhe të menduarit kritik. Arsimi shumëgjuhësh, veçanërisht për gjuhët e pakicave dhe atyre vendase, jo vetëm që i ndihmon nxënësit, por gjithashtu nxit një lidhje më të thellë midis arsimit dhe kulturës, duke kontribuar në shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabarta. Gjuha është elementi bazë i identitetit të çdo populli. Brenda saj takohet historia e tij, investimet që një popull ka bërë në shekuj dhe tiparet dalluese si dhe afrimet me popuj të tjerë.
Dita e sotme, 21 shkurt 2025, shënon 25-vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Festohet kështu një çerek shekulli përpjekje për të ruajtur diversitetin gjuhësor dhe për të promovuar gjuhët amtare. Ky moment historik thekson rëndësinë e gjuhës amtare në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në përmirësimin e arsimit dhe nxitjen e shoqërive më paqësore.
Kjo datë sivjet përkon edhe me një ngjarje për shqipen tonë. Doli nga shtypi vepra e studjuesit suedez me formim akademik gjerman Johan Thunmman, që u shkruajt 250 më parë. Përkthimi nga gjuha gjermane është i dy personaliteteve: Albert Gjoka dhe Frida Vokopola, të cilët po bëjnë një punë shumë të vyer në fushën e Albanologjisë.
Ndihem i respektuar që oponenca shkencore për veprën e tij mu besua mua. Studimi tij i ka folur shekujve. Libri i Thunmannit titullohet; “Mbi historinë dhe gjuhën e shqiptarëve dhe vllehëve.”
P.Kabo, 21 shkurt, 2025.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!