Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
dhe 79 vjetorin e saj në Shqipërinë e Lirë,
ditën e çirimit të Tiranës, më 17 nëntor 1944.
(Ismail Kadare “Nëntori i një kryeqyteti”)
Një nga partizanët afroi kokën te mikrofoni për t’u dërguar një përshëndetje një grupi shokësh të batalionit të katërt. Pas tij Teuta, me një zë, uniformiteti i të cilit kërcënohej në dy-tre vende nga vërshimi i së qeshurës, tha diçka tjetër. Në fjalët e fundit ajo afroi dorën te goja dhe e qeshura i shpërtheu fare natyrshëm, duke mbuluar çdo gjë. Pas kësaj, njëri nga nëpunësit e vjetër, ai që qe caktuar për muzikën, me një gjest të ndrojtur ngriti dorezën e gramofonit dhe e uli mbi disk. Tjetri rrinte duarlidhur me një shprehje pikëllimi të tillë, që dukej sikur ia ngushtonte edhe më atë nofull prej gipsi.
Të gjithë ndiqnin me sy rrotullimin e diskut (ai vërtitej qetësisht, duke lëshuar nga trupi i tij i zi vezullime të zbeta, që shuheshin sakaq), kur u dëgjua tingëllima e një zileje, që e bëri shumicën e tyre të dridhej. Askush, përveç nëpunësve të vjetër, nuk e kishte vënë re se në një qoshe të studios, pas kanapesë së gjerë, ishte një telefon. Ky ishte, me sa duket, një telefon që përdorej shumë rrallë dhe për qenien e të cilit dinin shumë pak vetë. Zilja e tij ra për të tretën herë midis heshtjes që, sa vente, bëhej më e thellë. Partizanët, për herë të parë pas një mospërfilljeje të gjatë, kthyen sytë nga nëpunësit e vjetër. Mirëpo fytyrat e tyre ishin krejtësisht të ngrira. Ahere ata vështruan njëri-tjetrin, pastaj të gjithë vështruan Teutën dhe ajo, në pauzën midis ziles së katërt dhe të pestë, eci drejt telefonit dhe, duke mbyllur me zor të qeshurën, që kushedi se pse ia ndërpreu telefoni, ngriti dorëzën.
– Alo? – tha duke vështruar për një sekondë brimat e vogla, të zeza të receptorit. Prej tyre edhe një zë I trashë burri, me timbër të ulët:
– Jam Enver Hoxha, kuh jeni ju?
Teutës iu duk se do t’i thyhej krahu nën peshën e receptorit, që iu qindfishua papritur. Ajo ngriti sytë si për të kërkuar ndihmë nga të tjerët, por fytyrat e tyre se si iu dukën pak larg. E qeshura ra nga fytyra e saj si një kristal që bëhet copë-copë.
– Alo, – tha zëri në skajin tjetër të telit.
Teuta e kuptoi se ishte e vetme, ballë për ballë me atë zë.
– Unë jam një partizane, shoku Komandant i Përgjithshëm, – tha ajo, duke vënë gjithë fuqinë e saj për t’i shqiptuar qartë këto fjalë. Ajo pa përmes djersës së retinës së saj një grumbull sysh që ishin ngulur mbi të.
– Dëgjo, moj shoqja partrizane, – foli zëri i Enver Hoxhës. – Unë nuk e kuptoj se ç’po bëni ju atje në Radiostacion. A e mendoni se ato që thoni përpara mikrofonit, dëgjohen në gjithë botën? – Zëri pushoi për dy-tre sekonda, por ndihej prania e frymmarrjes së tij.
– Alo.
– Po ju dëgjoj, – tha Teuta, me zë të shuar.
– A e mendoni se këtej e tutje jemi shtet dhe se Radiostacioni është zëri i shtetit dhe i popullit dhe jo një vend për të qeshur? Si?
– Po, po, – pëshpëriti Teuta, me një zë të zbrujtur. – Më falni shoku Komandant i Përgjithshëm.
Të tjerët që kishin ngrirë përreth, vështronin sytë e saj të veshur e të ndritshëm, si ai qielli i mbushur që ndrit përpara shiut dhe, porsa u dëgjua zhurma e lehtë e aparatit, që u mbyll në skajin tjetër të telit, Teuta, e plogështuar papritur, vuri receptorin mbi aparat dhe po në atë çast nga koka e saj e ulur lotët ranë njër pas tjetrit mbi telefon.
– Çfarë tha? – pyeti dikush fare ultas, por të tjerët i bënë shënjë të pushonte. Teutës i dridheshin supet.
Në atë kohë dera e studios u hap dhe hynë brenda me një pamje të ngrysur Sherifi me Javerin.
– Çështë? – pyeti me zë të ulët Javeri, kur pa Teutën. – Ç’ka ndodhur?
– Komandanti i Përgjithshëm.
– Shoku Enver i tërhoqi asaj vërejtje, – u përgjigj me pëshpërimë një partizan, – vetë Enver Hoxha i tërhoqi vërejtjen.
– Shoku Enver, vetë?! – ia bëri Sherifi.
Tjetri tundi kokën.
– Vetë ai.
Mendimi se Enver Hoxha kishte dëgjuar ndoshta në radio se atë, Sherif Gorenin, e kërkonte me altoparlante e fejuar, e bëri Sherifin të skuqej prapë, por, kur pa Teutën që rrinte akoma te telefoni, kokë ulur, si një nxënëse, gjithë zemërimi i fluturoi sakaq. Bashkë me të tjerët ata qëndruan në këmbë në një heshtje gati ceremoniale, sikur pritnin të ndodhte diçka.
SHËNIM: Shkëputur prej romanit ME RASTIN E 85 VJRTORIT TE RADI TIRANËS
dhe 79 vjetorin e saj në Shqipërinë e Lirë,
ditën e çirimit të Tiranës, më 17 nëntor 1944.
(Ismail Kadare: “Nëntori i një kryeqyteti”)
jë nga partizanët afroi kokën te mikrofoni për t’u dërguar një përshëndetje një grupi shokësh të batalionit të katërt. Pas tij Teuta, me një zë, uniformiteti i të cilit kërcënohej në dy-tre vende nga vërshimi i së qeshurës, tha diçka tjetër. Në fjalët e fundit ajo afroi dorën te goja dhe e qeshura i shpërtheu fare natyrshëm, duke mbuluar çdo gjë. Pas kësaj, njëri nga nëpunësit e vjetër, ai që qe caktuar për muzikën, me një gjest të ndrojtur ngriti dorezën e gramofonit dhe e uli mbi disk. Tjetri rrinte duarlidhur me një shprehje pikëllimi të tillë, që dukej sikur ia ngushtonte edhe më atë nofull prej gipsi.
Të gjithë ndiqnin me sy rrotullimin e diskut (ai vërtitej qetësisht, duke lëshuar nga trupi i tij i zi vezullime të zbeta, që shuheshin sakaq), kur u dëgjua tingëllima e një zileje, që e bëri shumicën e tyre të dridhej. Askush, përveç nëpunësve të vjetër, nuk e kishte vënë re se në një qoshe të studios, pas kanapesë së gjerë, ishte një telefon. Ky ishte, me sa duket, një telefon që përdorej shumë rrallë dhe për qenien e të cilit dinin shumë pak vetë. Zilja e tij ra për të tretën herë midis heshtjes që, sa vente, bëhej më e thellë. Partizanët, për herë të parë pas një mospërfilljeje të gjatë, kthyen sytë nga nëpunësit e vjetër. Mirëpo fytyrat e tyre ishin krejtësisht të ngrira. Ahere ata vështruan njëri-tjetrin, pastaj të gjithë vështruan Teutën dhe ajo, në pauzën midis ziles së katërt dhe të pestë, eci drejt telefonit dhe, duke mbyllur me zor të qeshurën, që kushedi se pse ia ndërpreu telefoni, ngriti dorëzën.
– Alo? – tha duke vështruar për një sekondë brimat e vogla, të zeza të
receptorit. Prej tyre edhe një zë I trashë burri, me timbër të ulët:
– Jam Enver Hoxha, kuh jeni ju?
Teutës iu duk se do t’i thyhej krahu nën peshën e receptorit, që iu qindfishua papritur. Ajo ngriti sytë si për të kërkuar ndihmë nga të tjerët, por fytyrat e tyre se si iu dukën pak larg. E qeshura ra nga fytyra e saj si një kristal që bëhet copë-copë.
– Alo, – tha zëri në skajin tjetër të telit.
Teuta e kuptoi se ishte e vetme, ballë për ballë me atë zë.
– Unë jam një partizane, shoku Komandant i Përgjithshëm, – tha ajo,
duke vënë gjithë fuqinë e saj për t’i shqiptuar qartë këto fjalë. Ajo pa përmes djersës së retinës së saj një grumbull sysh që ishin ngulur mbi të.
– Dëgjo, moj shoqja partrizane, – foli zëri i Enver Hoxhës. – Unë nuk e
kuptoj se ç’po bëni ju atje në Radiostacion. A e mendoni se ato që thoni përpara mikrofonit, dëgjohen në gjithë botën? – Zëri pushoi për dy-tre sekonda, por ndihej prania e frymmarrjes së tij.
– Alo.
– Po ju dëgjoj, – tha Teuta, me zë të shuar.
– A e mendoni se këtej e tutje jemi shtet dhe se Radiostacioni është
zëri i shtetit dhe i popullit dhe jo një vend për të qeshur? Si?
– Po, po, – pëshpëriti Teuta, me një zë të zbrujtur. – Më falni shoku
Komandant i Përgjithshëm.
Të tjerët që kishin ngrirë përreth, vështronin sytë e saj të veshur e të ndritshëm, si ai qielli i mbushur që ndrit përpara shiut dhe, porsa u dëgjua zhurma e lehtë e aparatit, që u mbyll në skajin tjetër të telit, Teuta, e plogështuar papritur, vuri receptorin mbi aparat dhe po në atë çast nga koka e saj e ulur lotët ranë njër pas tjetrit mbi telefon.
– Çfarë tha? – pyeti dikush fare ultas, por të tjerët i bënë shënjë të
pushonte. Teutës i dridheshin supet.
Në atë kohë dera e studios u hap dhe hynë brenda me një pamje të ngrysur Sherifi me Javerin.
– Çështë? – pyeti me zë të ulët Javeri, kur pa Teutën. – Ç’ka ndodhur?
– Komandanti i Përgjithshëm.
– Shoku Enver i tërhoqi asaj vërejtje, – u përgjigj me pëshpërimë një
partizan, – vetë Enver Hoxha i tërhoqi vërejtjen.
– Shoku Enver, vetë?! – ia bëri Sherifi.
Tjetri tundi kokën.
– Vetë ai.
Mendimi se Enver Hoxha kishte dëgjuar ndoshta në radio se atë, Sherif Gorenin, e kërkonte me altoparlante e fejuar, e bëri Sherifin të skuqej prapë, por, kur pa Teutën që rrinte akoma te telefoni, kokë ulur, si një nxënëse, gjithë zemërimi i fluturoi sakaq. Bashkë me të tjerët ata qëndruan në këmbë në një heshtje gati ceremoniale, sikur pritnin të ndodhte diçka.
SHËNIM: Shkëputur prej romanit te Ismail Kadare “Nëntori i një kryeqyteti”, Shtëpia Botuese “Nim Frashëri”, Tiranë 1975, f.219-221
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!