Armend Muja
Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës (VV)
Më shumë se një kompani e grupit të Devollëve, regjistrimin në Kosovë e kanë me këtë model:
(1) Kompania kosovare ka një pronare të vetme – një kompanie tjetër kosovare;
(2) Kjo e fundit 100% në pronësi të një kompanie tjetër, por të regjistruar jasht vendit, si në: Maqedoninë e Veriut, Maltë, British Virgin Islands etj.
(3) Këto kompani të regjistruara jasht vendit kanë një pronarë të vetëm, zakonisht ndonjë punonjës të kompanive të tyre në Kosovë.
(4) Disa raste këto kompani të regjistuara jasht vendit, janë investime të huaja “nga Serbia”, ndonëse adresa reale e atyre pronarëve të vetëm është në Kosovë.
Disa po tentojnë të argumentojnë se kjo është problem teknik, dicka si “Kosova nuk ka qenë në listë tek ‘ARBKja e Maqedonisë'”. Por, po në Shkup, Devollët e kanë të regjistruar edhe kompaninë amë të QAK-ut (homologimit) – kompaninë Euro-Drive DOOEL (numri biznesit: 7256680), investim i huaj ky nga shteti: KOSOVO. Pronarë i vetëm i kësaj kompanie maqedonase është Eroll Shabi, që në Kosovë është drejtor i Dormeos.
A kemi të bëjmë këtu me fshehje të pronarëve të vërtetë? A kemi të bëjmë këtu me fshehje të burimeve të fondeve?
Pse këto përmbajtjet sportive transmetohen vetëm në serbisht? Si i kanë blerë kompanitë e Devollëve të drejtat e transmetimit të sporteve nga kompania serbe ArenaSport? Si një kompani “serbe” që vepron në “Kosovë e Metohi”? A mund të kemi transparencë në këto transakcione? A mund të publikohen këto kontrata?
Pse ArenaSport, pronë e Telekom Serbia, ka paguar për të drejtat e Premier League për vendet e ish-Jugosllavisë plot 100 milion euro në sezon? Psh, Canal+ në Francë edhe Sky në Gjermani paguajnë më pak të dyjat bashk për Gjermani e për Francë! A mos është ky investim i Vuqiqit për të vendosur monopol në tregjet mediale të vendeve të rajonit, sic e ka monopolin në Serbi? Kush po ja bënë argatin në Kosovë?
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!