Meqenëse kur paraqitëm para disa ditësh lidhjet e Ballit Kombëtar me okupatorët, nga shumë pasardhës të Ballit dhe të kolaboracionistëve (kuislingëve) pati reagime të tipit fyes dhe jo argumentues, po pasqyrojmë tashti lidhjet e Ballit Kombëtar me Qeverinë Kuislinge (Kolaboracioniste) Shqiptare. Fjala KUISLING ka dalë nga veprimtaria e Kuisling-ut, politikan norvegjes, që, për shkak të bashkëpunimit me nazistët para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u bë sinonim i njeiut pa shtyllë kurrizore dhe me zemër tradhëtari.
LIDHJET E BALLIT KOMBËTAR ME KUISLINGËT
Bashkëpunimi që ka pasur Balli me Regjencën, me qeveritë dhe administratën kuislinge, të cilat ishin vgla të verbëra të pushtuesit ka qenë aq i ngushtë sa shpesh herë Balli nuk mund të ndahet nga kuislingët ngaqë gjejmë të njëjtët njerëz nga të dy anët: kuislingët dhe Balli. Prandaj përgjegjësia e krimeve dhe e tradhëtisë është e përbashkët dhe nuk mund të ndahet. Ndryshimi është se e gjithë udhëheqja e Balli Kombëtar është munduar ta fshehi publikisht shërbimin e saj ndaj okupatorit për arsyet që theksuam më lartë, ndërsa kuislingët mbureshin me tradhëtinë e tyre të bojatisur; por që të dy kishin një rrugë të përbashkët, rrugën e krimit dhe të tradhëtisë sikundër tregojnë dokumentat.
Po të analizohen lidhjet që ka pasur Komiteti Qëndror i Ballit Kombëtar me kuislingët del shumë e qartë puna dhe tradhëtia e tij gjatë gjithë luftës. Komiteti Qëndror i Ballit qysh me formimin e tij ka në qeverinë e Mustafa Krujës, në qeverinë më gjakatare të tradhëtisë, antarin e tij me influencë, Fuat Dibrën si Ministër të Ekonomisë dhe Hasan Dostin si Ministër të Drejtësisë. Këta të dy, ashtu si gjithë ministrant e tjerë, u betuan përpara Jakomnit për të zbatuar programin e qeverisë që ishte, sipas fjalimit të Kryeministrit M. Kruja, mbytja me gjak e Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe “bashkimi shpirtëror i Shqipërisë me Italinë”. Balli Kombëtar jo vetëm aderoi, por edhe luftoi për këtë vijë, duke parashtruar në Këshillin Ministrave, përmes Fuat Dibrës e Hasan Dostit, pikëpamjet dhe veprimet e Komitetit Qëndror.
Mjafton të përmendim për këtë shkresën e datës 27 prill 1944, të Kryetarit të Qarkorit Gjirokastër për Ballin Kombëtar, Ismail Golemi, (AQSH, F.556, 1944, d.24, fl.112), për emërimin e ish-zv.komandantit të batalionit ballist “Spiro Koleka”, Rakip Shaqir Borshi, në detyrën e Komandantit të Policisë së Sarandës: “Zotëria juaj emërohet komandant i Policisë Saranës dhe njëkohësishtë do mbani edhe zevendësin e komandantit të batalionit “Spiro Koleka” derisa të gjendet një person adapt e këtij. Urdhëroheni të paraqiteni sa më parë në këtë detyrë dhe pranë përgjegjësit ushtarak e politik të Saranës që të informohet e të inkuadrohet Dega e Policisë së atyshme. Qarkori Politik. Ismail Golemi”
Pjesmarrja e Ballit në qeveri përsëritet edhe në periudhën e okupatorit nazist gjerman. Më 8 Shkurt 1944, që do të thotë katër ditë pas terrorit më të zi kur Balli, kuislingët dhe okupatori vranë 84 qytetarë të pafajshëm në rrugët e Tiranës, Koço Muka dhe Kol Tromara, antarë të Komitetit Qëndror të Ballit Kombëtar, marrin pjesë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës si Ministra të Arsimit dhe të Kulturës respektivisht. Bahri Omari që ishte antar i Komitetit Qëndror dhe që u dërgua në këtë qeveri si Ministër i Jshtëm, ka deklaruar kështu gjatë gjykimit të tij, më 18 Dhjetor 1944:
“Unë kam marrë pjesë në qevrinë e Rexhep Mitrovicës me lutjen e Mit’hat Frashërit, Koço Mukës dhe Kadri Cakranit pasi u këshillova dhe me Kol Tromarën e Skënder Muçon. Fjala ishte që unë me Koço Mukën dhe Kol Tromarën të merrshim pjesë në qeveri si ministra delegatë të Ballit”.
Program i kësaj qeverie, sikundër shprehet në deklaratën e tij dhënë Komandantit të Forcav Gjermane në Shqipëri, Gjeneralit të trupave Panzer Fehn, më 18.12.1943, ishte:
“për me përdor të gjitha mjetet gjermane e shqiptare për të ndrydhë komunizmin”.
Qeveria Kuislinge pranon si të vetmen forcë urdhëruese Gjeneralin Fehn. Ministrat e Ballit u betuan për këtë program të urdhëruar nga Komiteti Qëndror. Pra, nuk ka dyshim se qeveria dhe Balli punuan dhe luftuan për një program të përbashkët. Me anë të ministrave Balli çonte në Qeveri propozimet e Komitetit Qëndror dhe merrte mga qeveria detyrat që u impononte situate. Kjo tregon se të gjithë ligjet që e rënduan aq shumë tragjedinë e pushtimit, të gjithë krimet dhe djegiet me ose pa pushtuesin, shkurt e tërë tradhëtai është një vepër e përbashkët.
Balli Kombëtar mori pjesë gjithashtu edhe në organin më të lartë të tradhëtisë kombëtare, në Regjencën kuislinge. Qysh në formimin e saj, më 23 Tetor 1943, Balli dërgoi atje antarin e Komitetit Qëndror, Fuat Dibrën, i cili ishte personi nr.2, pas Mit’hatit në Ballin Kombëtar dhe pas Mehdi Frashërit në Regjencë. Kompetenca e Regjencës, sipas nenit 12 të ligjit mbi funksionimin e saj, përmbledh:
“…Komandën e Përgjithshme të fuqiv të armatosura, harton dekrete e rregullore dhe ushtron atributet e mbretit”.
Balli Kombëtar pra ishte pjesëtar i këtij organi dhe çdo vendim i Regjencës ose nxitej ose aprovohej prej Komitetit Qëndror i Ballit, derisa ai kish në përbërje një antarin e tij më influencues. Prandaj, e gjithë tradhëtia që nga pushtimet përkrah okupatorit deri tek masakrat, vjedhjet e torturat, që nga shkatërrimi ekonomik i vendit e gjer te humbja e pavarësisë, të gjitha përqëndrohen edhe në dorën e udhëheqjes së Ballit Kombëtar. Vendimet në Regjencë janë marrë unanimisht, dhe Fuat Dibra i ka nënshkruar ato jo si person i deklaruar i pavarur, por si antar i Komitetit Qëndror i Ballit Kombëtar, por i padeklaruar publikisht.
Lidhjet e Ballit me kuislingët i mbante edhe vetë Mit’hat Frashëri, kryetari i organizatës së Ballit. Gjatë gjykimit të tij më 1946 Patër Anton Harapi, antari Regjencës, ka deklaruar: “Mitati piqejj një herë në javë me Mehdiun, kryetarin e Regjencës”.
Mitat Frashëri merr pjesë gjithashtu në çdo bledhje të rëndësishme me kuislingët, sikundër do ta dokumentojmë më poshtë.
(Shih dokumentin nr.1)
Ky document vërteton faktin se Organet e Ballit Kombëtar kanë qenë vijimisht në bashkëpunim me organet e qeverisë kuislinge të asaj kohe dhe i kanë ndihmuar ato organe edhe në rekrutimin e njerëzve për shërbimin e tyre kriminal dhe antipatriotik. Dokumenti i mësipërm tregon se si Balli Kombëtar udhëzon organet qeveritare që të marrin në shërbim njerëzit e rekomanduar nga balli Kombëtar.
Antarët e Komitetit Qëndror të Ballit ishin njëkohësishtë edhe funksionarë të rëndësishëm kuislingë, p.sh., Faik Quku ishte prefekt i Gjirokastrës (1942) dhe më vonë i Vlorës dhe për aktivitetin e tij nga Major u gradua Kolonel. Kol Tromara prefekt i Korçës (1943), Koço Muka kuestor i Gjirokastrës (1942-43) dhe Hasan Dosti kryetar i Degës Penale të Diktimit. Të tjerë antarë me influencë të Ballit mbanin gjithashtu pozita të rëndësishme në aparatin kuisling, p.sh Xhelal Staravecka, komandant i Xhandarmërisë për rrethin e Tiranës, Jani Dilo komandant i xhandarmërisë për qarkun e Korçës, Teki Xhindi prefekt i Beratit, Rasim Babameto prefekt i Gjirokastrës (1943), ai që filloi luftën me armë midis partizanëve dhe Ballit, në Libohovë, etj. Kaq shumë besim kishte Balli te organet qeveritare sa krahinori i Ballit në Korçë, Musa Kraja i ka shkruar prefectures, me shkresën Nr.371, datë 28.3.1944, që:
“Për ata që do të merren në shërbim qeveritar, duhet të jenë të pajisur me një çertifikatë nga ana e Ballit”.
Zakonisht kryetarët e Komiteteve Qarkore të Ballit, nëpër prefekturat e ndryshme, dhe antarët e tjerë përbëheshin nga autoritetet kuislinge të vendit. Kështu që koordinimi i veprimeve midis Ballit dhe kuislingëve bëhej jo vetëm në qendër por edhe poshtë në prefektura dhe nënprefektura. Natyrisht që vendimet këtu zbatoheshin sikundër vendoseshin në qendër dhe asnjë veprim i tyre nuk mund të bëhej pa urdhër ose të paktën pa miratimin e qendrës.
Këto norma organizative përcaktoheshin nga vetë Komiteti Qëndrotr i Ballit Kombëtar përmes qarkores së tij të datës 6.12.1942:
“Komiteti Qëndror vendimet e veta i ve në veprim me anë të sekretarit të Përgjithshëm i cili ka kompetencën e plotë me urdhërue të gjitha veprimet. Komitetet krahinore varen direkt prej tij. Sekretari i Qarkorit lidhet direkt me Sekretarin e Përgjithshëm”.
(Shih dok.Nr.2)
Dokumnti i mësipërm tregon qartë se forcat e Ballit Kombëtar mbanin lidhje me autoritetet shtetërore të qeverisë kuislinge për të gjithë aktivitetet e tyre kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar mban lidhje me autoritetet shtetërore të Qeverisë Kislinge..
(Shih dok.Nr.3)
Ky document, nënshkruar nga eksponenti I Ballit Kombëtar Kol Tromara si Ministër I Brendshëm, tregon besimin e madh që kishin qeveritë kuislinge ndaj Ballit Kombëtar dhe e lejonin atë të korespondonte si një organizatë zyrtare e qeveritare dhe jo siç pretendon Balli illegal e klandestin. Dokumentat flasin vetë.
Në këtë mënyrë çdo vepër antishiptare e qeverisë kuislinge bie edhe mbi Komitetin Qëndror të Ballit. Lidhjet e Ballit kanë qenë aq të ngushta dhe të gjithnshme me organet kuislinge sa nuk mund të përcaktohet saktë se ku fillon e ku mbaron tradhëtia e njërit dhe e tjetrit. Frutet e këtij bashkëpunimi duken në dhjetra dokumenta të botuara në këtë material mbiveprimtarinë e përbashkët të tyre kriminale dhe tradhëtare. Nënshkrimet e eksponentëve të Ballit për operacione, vrasje, djegi, arrestime, internime, tortura etj., gjenden në të gjithë arkivin e administratës kuslinge. Është pikërisht për këto shërbime që Balli Kombëtar njihet zyrtarisht prej Qeverisë Kuislinge. Kol Tromara, duke nënshkruar për Ministrin e Brendshëm me shkresën nr. 1392, datë 2.VI.1944, urdhëron Drejtorinë e PTT që:
“Ndonse Organizata e Ballit Kombëtyar nuk njihet zyrtarisht prej shtetit, mëgjithëkëtë, për këto kohëra do të cilësohet si e njoftun dhe kështu derisa të vazhdojë operaioni të lejohen Komandant e Ballit me korrespondue me shofra”.
Kjo tregon se qeveria nuk kishte asnjë lloj dyshimi për besnikërinë e Ballit, prandaj Ballit i lejohej që të përdorte shifrën njësoj si me qenë një organ qeveritar.
Pra, këto dokumenta e hedhin poshtë vetëdeklarimin e Balli Kombëtar se gjoja ka qenë një organizatë ilegale dhe klandestine, por ka qenë e njohur zyrtarisht në prapasknë për nevojat politike të pushtuesve, në një kohë kur formimi i çdo partie ndalohej me ligj.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!