Mërgimtarë, udha e mbarë e “*sretan vam put” në kufijtë e armikut

21
Jul
2024
Shkruan: Gëzim Mekuli

Lajme të pabesueshme në mediat shqipe: “7 km kolona e gjatë për tu futur në Serbi. 9 orë pritje në kolonë për të kaluar kufrin Kosovë-Serbi.”
Viti 2002. Norvegji. Qyteti Stavanger. Jemi mysafirë në shtëpinë e profesoreshës së universitetit së Stavangerit, zonjës Kiperberg. Të ftuar, ishin edhe shtatë studentë norvegjezë si dhe një profesor (qyqan) nga universiteti i Prishtinës. Mikëpritje miqësore.
Gjatë ndenjes, ndër të tjera, filloi edhe tema për marrëdhënjet serbo-shqiptare pas vitit 1999. Që në fillim u fol shumë për “falje”, “harresë”, “ardhmëri”, moshakmarrje”, “jeni fqinjë”, “jemi në shekullin XX”, e të tilla përralla që ju tregohen popujve të vegjël, të varfër, me udhëheqës të korruptuar dhe të pa udhëheqës politik fare.
Më erdhi radha edhe mua ta thoja mendimin tim. Thashë se, “nuk ka marrëdhënje të shëndosha shqiptaro-serbe përderisa politikat serbe nuk kërkojnë falje për masakrat, dhunën, shkatërrimin dhe gjenocidin, që shteti serb e kreu mbi shqiptarët e Kosovës”.
Profesoresha e universitetit norvegjez ndërhyri. Drejtoi trupin e trashë prej meje, me krenari të tepruar ngriti kokën, më vështroj goxha kritikueshëm dhe me një zë të një “gjithditure” më këshilloi: “Gëzim, ju duhet të harroni luftërat. Ju, shqiptarët, duhet shiquar nga ardhmëria. Duhet të mësoni të falni”.
Nuk u ndalte fare profesoresha së foluri dhe dhe vazhdonte: “Ja, shiqoni neve norvegjezëve. Ne i kemi falur gjermanët. S’keni arsye që të mos falni edhe juve; lufta ka mbaruar. Tashti ka një qeveri të re e demokratike në Serb””, thoshte ajo. (Asokohe ishte dr. Zoran Gjingjiq, kryeministër i Serbisë).
Përsëri, me këmbngulje e pa aspak dyshimi historik e moral, mbrojta qëndrimin tim: “Nuk ka marrëdhënie normale e të shëndetshme me shtetin serb përderisa ky shtet nuk kërkon falje publikisht e zyrtarisht”. Nxorra shumë shembuj të kërkimfaljes politike nga historia. Kot! Nuk bindej profesoresha e un.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk