Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Shkruan: Zeni Bilimani
Sali Cekën e vranë në mënyrë barbare shkiarët e Zogut dhe të Vërlacëve, porsa erdhën ne fuqi me ndihmën e serbomedhenjëve e të vrangelistëve rusë më 27 janar, 1925 plot 97 vite me parë.
-Vrasësit e zhveshën duke i prerë dhe gishtin për t’i grabitur unazën, nuk u munduan as t’i bënin varrin duke e lënë mbi toke sikur te ishte një qen.
Por, populli patriot i Sulovës duke mos marrë parasysh çdo rrezik, e varrosi dhe e ruajti me kujdes varrin e tij, duke e quajtur “varri i mësuesit”.
Sado që, terrori i Satrapit, Zog nuk lejonte që martirit t’i bëheshin përshëndetjet dhe nderimet e fundit, populli i Elbasanit dhe mbarë patriotët të mërguar, plotësuan me anë të shtypit të kohës e qanë atë në heshtje dhe u kujdesën për jetimët e të venë e tij. Shume patriotë të mërguar protestuan me anë të shtypit dhe forma të tjera për këtë krim te shëmtuar duke e kërcënuar Zogun dhe bandat e tij se do vinte koha që do jepnin llogari për krimet e tyre.
Sali Ceka, u lind në gusht 1892 në Filat të Çamërisë, mësimet e para i kreu në vendlindje me nota të shkëlqyera.
Si student i dalluar atij iu dha një bursë studimi në gjimnazin e Janinës. Studimet , i kreu me sukses. Po për ato merita ju akordua përsëri një bursë studimi në Francë, atje kreu institutin dy vjeçarë pedagogjik të Berzansonit me 24 korrik 1913.
Mbasi mbaroi studimet në Francë në vend që të kthehej në Turqi sipas kontratës se bursës, ai u kthye në Shqipëri dhe u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës e cila e dërgoi si drejtor shkolle fillore dhe profesor në Normalen e Elbasanit .
Sali Ceka, e ka filluar aktivitetin patriotik që në bankat e shkollës, sidomos në gjimnazin e Janinës.
Që në moshë të re, ai pati dhëne mësim në Gjuhën Shqipe dhe qe njëri nga përhapësit e saj dhe te idesë atdhetare kombëtare.
Ai merrte pjesë në klubet shqiptare të atëhershme dhe shkruante në shtyp në gazetat e kohës të opozitës turke, aq sa kishte rënë në sy të trupit arsimor të gjimnazit të Janinës.
…Artikulli:
,,Ku vemi”?! – Prej Saliut, në një gazetë të opozitës turke, bëri bujë të madhe dhe pati shumë sukses.
Për kujtim të atij shkrimi, kjo gazetë do të emërohej:
“Ku Vemi” ?!
Në vitin 1924, në Elbasan, ai u dallua me tepër si në profesionin e tij në drejtim patriotik revolucionar.
Qysh atëherë, ai ishte një admirues i flaktë i Jakobinëve, i komunarëve të Parisit dhe më vonë i Revolucionit të madh të Tetorit, 1917.
Në okupacionet e ushtrive te huaja gjatë Luftës së parë botërore, ai mbajti një qëndrim korrekt dhe ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të organizatave të fshehta patriotike që punonin në atë kohë për vendosjen e pavarësisë shqiptare.
Ai qe nga partizanët e flaktë të Kongresit të Lushnjës për një qeveri të popullit. Ishte për reforma të thella ekonomike e shoqërore në interes të popullit dhe si i tillë ai pati fituar ne këtë mënyrë urrejtjen e bejlerëve dhe agallarë ve reaksionarë e të ë tradhtarëve të vendit.
Te gjitha këto dhe sa e sa vepra të tjera patriotike që zhvilloi Saliu, gjatë kohërave më të vështira që po kalonte vendi, provuan më së miri se, ai qe një patriot e revolucionar konsekuent .
Por, ajo qe e provon më së miri këtë është rasti i zgjedhjeve të asamblesë në vitin 1923.
Me rastin e fushatës së këtyre zgjedhjeve, ai qe nga të parët që u foli katundarëve të Elbasanit, në pazarin
e drithërave kundër bejlerëve dhe për reformën agrare.
Ai, iu tha fshatarëve ne shesh të burrave dhe nën hundën e Vërlacëve se po të votoni për postin e Pashës e të Beut do të votoni kundër lirisë dhe pavarësisë. Po të votoni për Vërlacin, do të fitonte tradhtia dhe robëria …
-Sa foli me këtë gjuhë, ata nuk ja harruan Sali Cekës, prandaj ai qe viktima e parë e këtij regjimi anti-pollor të urryer të Ahmet Zogut.
Kaluan rreth dyzetë vjet qe ai u vra nga Zogolli dhe Vërlacin. ..
U desh kujdesi i shokut Enver Hoxha dhe i pushtetit popullor, gjatë viteve të sistemit socialist, që ai të kujtohet dhe të nderohet si patriot revolucionar.
Ceremonia e bartjes së të Sali Cekës u bë pak dite pas kongresit të 4 te P.P.SH.
Që eshtrat e tij të pushojnë ne varrezat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar. Eshtrat e tij, tani pushojnë bashkë me eshtrat e mijëra e mijëra të rinjve dhe të rejave që ranë në lule të rinisë për të mos pasur më kurrë shfrytëzim, të njeriut nga njeriu.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!